• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kurbin, qyteti i dënuar të mos zgjedhë

by
11/06/2015 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi/

Më 21 qershor do të votohet për 60 kryetarët e rinj të bashkive. Kryetari me numër 61 është zgjedhur tashmë pa votuar. Pas një odiseje politike dhe ligjore, politika ka vendosur: në Kurbin nuk do të ketë kandidat të dytë për pasojë, qytetarët do votojnë vetëm një kandidat. Zgjedhjet e fundit në Shqipëri me një kandidat janë zhvilluar më 1987, pra 28 vjet më parë dhe tri vite përpara rënies së sistemit komunist. Prej atëherë ka pasur zgjedhje fiktive, ka pasur gara formale, ka pasur manipulime apo incidente por asnjëherë nuk ka pasur situatë të tillë, ku në zgjedhje nuk ka zgjedhje. Kandidati i dytë që u propozua dha dorëheqje. Pas tij erdhi një kandidat tjetër, i cili me konsensus të heshtur dhe jopublik midis PS e PD u refuzua. Vendimi u legjitimua edhe në Kolegjin Zgjedhor. Për pasojë, qytetarët e Kurbinit u dënuan të mos zgjedhin.

Në kronikat e shkruara vite më vonë shumë gjera do thuhen hapur, sot nuk thuhen dhe pakkush do vërtetë t’i dijë. Aq më tepër, argumentet informale që përdoren nuk janë tërësisht bindëse, nuk janë transparente dhe nuk përbëjnë arsye legjitime për një vendim in extremis. Unë nuk i njoh asnjë prej kandidatëve, atë që është zgjedhur pa zgjedhje, atë që e regjistruan me vonesë për ta nxjerrë jashtë garës dhe as atë që e kandiduan për t’i pranuar më pas dorëheqjen. Nuk i njoh as historitë e deputetëve të palëve politike në Kurbin, as protagonistët e ngjarjeve që kanë bërë politikën dhe median të heshtë. Nuk njoh as kryetarët e partive politike respektive atje dhe as shtabet militante. Dhe nuk duhet patjetër t’i njoh, pasi parimi për të cilin flitet, nuk lidhet me personat, lidhet me standardet. Megjithatë njoh shumë njerëz në Kurbin, njerëz të mirë, qytetarë të rregullt, të ndershëm dhe me kontribute jo të pakta politike përgjatë procesit të tranzicionit. Dikur në Kurbin u votua Ministri i parë i jashtëm i Shqipërisë postkomuniste, më vonë u votuan edhe figura të tjera me rëndësi që drejtuan në nivelet e larta ekzekutive, në gjyqësor, në pushtetin qendror dhe në shoqërinë civile. Sot Kurbini është lënë jashtë hartës, jashtë rrjedhës, është dënuar të pranojë eksperimentin politik dhe të penalizohet, për diçka që nuk ishte as zgjedhja dhe as interesi i tij.

Më shumë se emrat e debatuar apo historitë që prodhohen për të motivuar vendimmarrjen politike rreth tyre historia e Kurbinit është tjetër: është dështim konsensual i sistemit përfaqësues, i politikës institucionale dhe i aftësisë së elitave politike të Tiranës për të krijuar kushte minimale të ushtrimit të demokracisë. Secila palë në debatin e brendshëm kishte në dispozicion kohë dhe mjete, vullnet dhe mekanizma për të dialogut dhe zgjedhur zgjidhjen më optimale. Secila palë mund të bënte diçka për të minimizuar dëmin dhe për të mos lejuar që qyteti me 1000 halle të mbetet jetim, jashtë hartës elektorale. Sot qytetarët e Kurbinit shohin sesi liderit politikë të oligarkisë në Tiranë kalojnë me makina luksoze në superstradën pak kilomentra afër banesës së tyre, mbajnë fjalime e bëjnë premtime në qytetet e tjera, por asnjëri, absolutisht asnjëri, nuk gjen kohë dhe as vullnet të flasë me qytetarët e Kurbinit. Çfarë ndodhi me fushatën e tyre? Si është e mundur që politika të vendosë për ta pa i pyetur, pa u konsultuar? Si është e mundur që qytetarët e Kurbinit të ftohen të bëjnë sikur zgjedhin apo të bojkotojnë zgjedhjet? Cilat zgjedhje? Çfarë sjell injorimi, harresa dhe bojkoti? Asgjë të mirë, përkundrazi. Më shumë se në dobi të banorëve atje bojkoti është alibi për dështimet e politikanëve në Tiranë.

Për më tepër rasti i Kurbinit është çështje standardi demokracie dhe parimi kushtetues. Nuk është çështja nëse fati i Kurbinit varet nga emri i njërit apo tjetrit kandidat për kryetar, se cili zgjidhet apo se cila parti fiton. Në histori këto gjëra kanë pak rëndësi dhe nuk ka vlerë. Çështja është parimore, morale, institucionale. Imagjinoni një djalë apo vajzë të re që ka mësuar se zgjedhjet janë pushteti i vetëm qytetar për të gjykuar qeverisjen dhe alternativat e saj. Sot ne i themi atyre: lërini librat, ka edhe zgjedhje pa kandidatë, zgjedhje fiktive dhe ja ku i kemi. Imagjinoni qytetarët që kanë pritur të vijë fushata për të bërë prezent forcën e tyre, për të shprehur kërkesa dhe për të pritur një kontratë të re sociale me fituesin. Sot nuk e kanë këtë mundësi as të flasin, as të kërkojnë dhe as të dëgjohen. Imagjinoni se kushtetuta thotë se sovraniteti buron nga qytetarët dhe pushteti ushtrohet përmes votës. Në Kurbin nuk është respektuar asnjëri parim.

Cila mund të ishte dhe mund të jetë zgjidhja? Ka disa, por nuk ka vullnet politik. Personalisht mendoj se çdo qytetar aspirant që plotëson kriteret e ligjit për kandidim duhet të ketë të drejtën të kandidojë. A nuk vepruam kështu në qytetet e tjera nga Kavaja në Këlcyrë apo Tepelenë, nga Vau i Dejës në Selenicë, nga Himara në Pogradec? Përse jo në Kurbin? Përse ky qytet është braktisur? Përse askush nuk flet, përfshirë edhe ata politikanë që premtojnë dinjitet apo ecjen në drejtimin e duhur? E dyta, në respekt të parimeve demokratike do të duhej që edhe kandidati i majtë të paraqesë dorëheqje për të kërkuar një mandat legjitim, me garë, me zgjedhje, jo në tavolinë. A nuk janë më të rëndësishme standardet sesa fitorja? A nuk thotë përditë kështu lidershipi i majtë? Së treti, e djathta duhet të kërkojë falje për situatën e krijuar edhe për fajet e saj në qendër dhe të shpallë një standard të ri, sipas të cilit, kandidati të zgjidhet me votim të brendshëm nga e gjithë anëtarësia e partisë dhe aleatëve politikë. E katërta, nuk pritet të ketë komisionerë të një pale në zgjedhje, nuk ka sens të harxhohen miliona lekë për zgjedhje formale pa votë kundër dhe as kandidatë alternativë. Atëherë do të duhej që vetë strukturat zgjedhore lokale ose strukturat institucionale ti adresohen gjykatës Kushtetuese për interpretim: a mund të bëhen zgjedhje për 12 ditë sa u la afat nga Kolegji Zgjedhor, a mund të bëhen zgjedhje me një kandidat dhe a cenohet parimi kushtetues i votës kur një pjese të madhe qytetare u mohohet e drejta për të zgjedhur? Çfarë mund të ndodhë nëse p.sh, shumica voton kundër kandidatit të vetëm në listë, ose p.sh, pro kandidatit që ka dhënë dorëheqje? Zyrtarisht përsëri fiton kandidati i vetëm sepse vota kundër quhet e pavlefshme dhe vota pro atij që ka dhënë dorëheqje nuk merret në konsideratë.

Midis shumë ta panjohurave teknike, ligjore dhe politike ajo që mbetet dhe që ka vlerë është fakti se zgjedhjet e 21 qershorit në Kurbin janë jo përfaqësuese, jo legjitime, fyese për standardet minimale të demokracisë dhe shembull konkret sesi sistemi oligarkik dy ose tri-polar tallet me qytetarët, me parimet kushtetuese dhe me demokracinë. Shumëkush duhet të dalë publikisht dhe të kërkojë ndjesë për qytetarët e Kurbinit që janë viktima të këtij eksperimenti unik, të kërkojnë ndjesë për keqpërdorimin dhe injorimin që u bënë atyre, të kërkohet ndjesë për “harresa” që po u bëhet nga media dhe vëzhguesit vendorë të huaj e shqiptarë, dhe të mos harrojmë për asnjë çast se mbrëmjen e 21 qershorit së paku 23,509 votues efektivë janë përjashtuar apriori dhe kolektivisht nga e drejta e tyre për të zgjedhur.

Next Post

Mbreti i Instagram kandidon për president të SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In