• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KURBIN/ Pranga 3 punonjësve të Hipotekës, përvetësuan 68120 m katrorë tokë

by Java News
20/10/2018 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 11 persona si pjesë e operacionit “Hipoteka” për fallsifikime dokumentash, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale , duke tjetërsuar një sipërfaqe toke prej 68120 m2.

Janë arrestuar 3 shtetas me masë sigurie “Arrest me burg”, janë shpallur në kërkim 2 shtetas me masë sigurie “Arrest me burg ” , janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, si dhe janë kryer veprimet për 2 të tjerë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”

Si rezultat i tij, janë proçeduar penalisht 11 shtetas ( ish – punonjës pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kurbin dhe qytetarë përfitues toke), të cilët , në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën, kanë fallsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 68120 m2 tokë në Kurbin, pasi duke qenë me detyrë si punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore, pranë Zyrës së Rregjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kurbin, kanë shpërdoruar detyrën, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave që kanë për detyrë ta leshojnë atë, nëpërmjet ndryshimit të zërit kadastrale , dhe paisur meAMTP- persona të ndryshëm dhe rregjistruar prane Z.V.R.P.P. Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çertifikata të ndryshme pronësie, Akte të marrjes së tokës në pronësi , çertifikata të ndryshme familjare, plane rilevimi, harta treguese për Rrethin e Kurbinit.

Këto hetime proaktive, janë kryer në funksion të procedimit penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale tё “Shpërdorimit të detyrës” “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “ Pastrim I produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248-25-186/2 dhe 287/a/c të Kodit Penal.

Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Seksioni për hetimin e krimit ekonomik, Komisariati I Policisë Kurbin dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 10 Tetor 2018, ka vendosur masat e sigurisë për shtetasit e poshtëshënuar.

Të arrestuar me masë sigurie “Arrest me burg”

1. Arben Sela, 50 vjeç, banues në Kurbin, përfitues toke, për veprat penale “Fallsifikim i dokumentave ‘ kryer në bashkëpunim ” , parashikuar nga nenet 186/3 – 25 të Kodit Penal.

2. Ndue Gega , 55 vjeç, banues në Lezhë, me funksion hartograf pranë Z.V.R.P.P. Kurbin, per veprën penale “Shpërdorim detyre ‘kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal.

3. Bashkim Lika, 51 vjeç, banues në Kurbin, me funksion Kryetar Fshati në Fushë Mamurras, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave’ kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 186/3 -25 i Kodit Penal.

Të shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”

1. K.P. 46 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Shpërdorim detyre ‘ kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 -25 i Kodit Penal.

2. H.A. 54 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës’ kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal.

Me masë sigurie “Arrest shtëpie”

1. Gj.L. 76 vjeç, banues në Kurbin, me funksion ish – Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Mamurras, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave’ kryer në bashkëpunim” ” Shpërdorim detyre” “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 186/3, 248-25 dhe 287/1/a/c të Kodit Penal.

2. O.M. 69 vjeç, banues në Kurbin, me funksion ish – Përgjegjës i Zyrës së Bujqësisë në Bashkinë Mamurras, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave’ kryer në bashkëpunim” ” Shpërdorim detyre” ” Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 186/3, 248-25 dhe 287/1/a/c të Kodit Penal.

Gjithashtu , janë referuar materialet për proçedim në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve :
1. M.A. , Z.K., B.K. dhe G.SH., të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre ” dhe ” Fallsifikim dokumentash” , si përfitues toke dhe punonjës me detyrë shtetërore.

Punohet për kapjen e personave në kërkim, si dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin ligjor të personave të tjerë të implikuar.

Next Post
Analiza e KE/ Autostradat me PPP kosto mbi parashikimet, fizibilitet i ulët

Emigrantët shqiptarë në 25 vite sollën 26 mld euro, si u shpenzuan, ndikimi në ekonomi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In