Një tjetër sasi kanabisi është sekuestruar një ditë më para nga policia në Kurbin. Qamil Hajdari, banues në Vinjollë, dhe një 46-vjeçar me ininicialet F.H., kishin improvizuar dy ambiente për tharjen e bimëve narkotike, pranë banesës së tyre, ku u gjetën 90 kg kanabis.
Bima, e cila ishte në proces tharjeje, u asgjësua me anë të djegies.
Nga kontrollet e ushtruara gjatë operacionit të koduar “Vinjolli”, këtyre shtetasve iu gjetën edhe 15 kg lëndë bimore narkotike cannabis sattiva e tharë dhe e gatshme për në treg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në total sasia e lëndëve narkotike, të sekuestruara shkon në 105 kg.
Policia është vënë në kërkim të 46-vjeçarit F.H, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së rrethit.
BW/d.i.










