Është dënuar me 8 vite burg 51-vjeçari me inicialet Sh.I. nga Kurbini, i cili u shpall fajtor për përdhunimin e së bijës. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit në Tiranë, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin.
51-vjeçari u arrestua me 12 korrik të vitit 2019-të pas një video të publikuar në një emision investigativ, ku u gjet fajtor për akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhune me te mitur te moshës 14-18 vjeç” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.
Për këto dy akuza ai u dënua me 12 vite burg nga gjykata e shkallës së parë, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1 e 3 e dënimit.
Referuar dosjes hetimore thuhet se përmes aktit ekspertimit mjeko-ligjor është arritur të provohet se 51-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që në moshën 15-vjeçare dhe më pas ka vijuar me aktin e rëndë për 3 vite me radhë.
Rasti i parë i abuzimit ka ndodhur në Gjermani gjatë kohës që familja nga fshati Shullaz i Kurbinit po kërkonte azil në këtë shtet. Referuar dëshmisë së vajzës, babai e kishte marrë dhe e kishte çuar në një zonë të pabanuar, duke e lidhur në një pemë e duke kryer marrëdhënie seksuale me të, në kohën kur ajo kishte qenë në moshën 15-vjeçare. Më pas abuzimi me dhunë ka qenë i vazhdueshëm dhe duke mos gjetur zgjidhje tjetër, kur u kthyen në Shqipëri vajza vendosi të denoncoi të atin.
Ajo bëri publike një video ku tregohej i ati duke abuzuar me të dhe bazuar në këto të dhëna, Shërbimet e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore rreth këtij rasti, duke identifikuar dhe prangosur autorin e këtij veprimi me të bijën./Shqiptarja