Konflikti për pronën ka marrë sot një tjetër jetë. Një 58-vjeçar është vrarë më armë në Kurbin.
Viktima është Ndrec Prendi i cili u gjet i pajetë këtë mëngjes në një pyll në fshatin Selitë. Dyshimet e para të policisë janë se 58-vjecari mund të jetë vrarë nga një bashkëfshatar i tij për motive pronësie.
Policia ka nisur punën hetimore për zbardhjen e plotë të vrasjes si dhe arrestimin e autorit.