• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kurban Bajrami, Bashkia e Tiranës ndan pako për familjet në nevojë

by Java News
24/09/2015 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës iu është gjendur pranë sot familjeve në nevojë, duke shpërndarë pako ushqimore për to në ditën e Kurban Bajramit.

Për të uruar besimtarët myslimanë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe në

Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, ku edhe përcolli urimin e tij për gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë. “Në kohë të ngarkuara, ku secili mundohet t’ia dalë mbanë, ndonjëherë harrojmë disa nga parimet më bazë, parimet e solidaritetit dhe të dashurisë ndaj njëri-tjetrit”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se për të përmbushur këtë qëllim, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile, ka shpërndarë sot ndihma për disa familje në nevojë të qytetit të Tiranës, që edhe ata të gëzojnë këtë ditë feste. “E sotmja është një ditë për të qenë pak më njerëzorë, më solidarë e më bujarë! Bashkia e Tiranës shpërndau paketa ushqimore për familjet në nevojë, por kjo nuk mjafton, bëje edhe ti për fqinjin tënd”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që në këtë ditë simbolike të ndarjes së të mirë me të tjerët të ndihmojnë ata që janë më në nevojë.

“Dua që t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, atyre që Zoti u ka dhënë mundësi që të kenë më shumë se ç’kanë nevojë, që ta ndajnë pjesën e mbetur me nevojtarët, me të afërmit e tyre, me fqinjët, me ata që ndoshta sot, kanë më shumë nevojë për ndihmë, që të sigurohemi që në një ditë si kjo të jemi të gjithë të barabartë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku  Veliaj shtoi se “më vjen mirë që, më parë si ministër, kurse sot si Kryetar i Bashkisë, punët po ecin mbarë për xhaminë e Namazgjasë, edhe me gjithë investimet e Tiranës, për të përmbushur konceptin ku në një kilometër katror të jetojmë të gjithë bashkë, myslimanë edhe të krishterë”, deklaroi Veliaj.

Ndërsa, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, vlerësoi se praninë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në selinë e Komunitetit Mysliman duke shtuar: “Gjej rastin t’ju falenderoj ju dhe Bashkinë e Tiranës për zbukurimin, konkretisht të Bulevardit të Tiranës, duke i dhënë një fytyrë të re qytetit. Ju uroj të gjithë besimtarëve, për shumë mot gëzuar! Uroj që punët të shkojnë mirë dhe ju uroj gjithë të mirat!”, deklaroi Gurra.

Më pas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, së bashku me kryetarin dhe disa anëtarë të Këshillit Bashkiak, ishin të pranishëm në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve ku uruan ditën e Kurban e Bajramit.

Next Post

VIDEO/ Nëse keni një makinë si kjo, nuk keni nevojë për shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Tërmet Peçi del nga SPAK, gazetarët e pyesin për përplasjen me Ramën

Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Tërmet Peçi del nga SPAK, gazetarët e pyesin për përplasjen me Ramën

May 20, 2026
Kandidati për ambasador të SHBA në Shqipëri zbulon prioritetet para Senatit: Do i mbështesim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!

Kandidati për ambasador të SHBA në Shqipëri zbulon prioritetet para Senatit: Do i mbështesim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!

May 20, 2026
Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm i jep pafajësi Solina Qatos, ish-drejtoreshës së ARRSH-së

Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm i jep pafajësi Solina Qatos, ish-drejtoreshës së ARRSH-së

May 20, 2026
Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

May 20, 2026
Vendimi i fundit i Bordit të Transparencës: Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Vendimi i fundit i Bordit të Transparencës: Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

May 20, 2026
Përgjigje për drejtorin e medias të Sali Berishës!

Përgjigje për drejtorin e medias të Sali Berishës!

May 20, 2026
Trump befason me deklaratën për Iranin: Nuk po nxitojmë për marrëveshje

Trump befason me deklaratën për Iranin: Nuk po nxitojmë për marrëveshje

May 20, 2026
Pezullimi i zgjedhjeve në PD, Gjykata i kthen mbrapsht padinë Kokalarit

Pezullimi i zgjedhjeve në PD, Gjykata i kthen mbrapsht padinë Kokalarit

May 20, 2026
Gjekmarkaj takon zyrtarin e lartë austriak: I shpreha shqetësimet për situatën politike në Shqipëri

Gjekmarkaj takon zyrtarin e lartë austriak: I shpreha shqetësimet për situatën politike në Shqipëri

May 20, 2026
Plani i Rritjes/ Komisioni Evropian miraton 158.9 milionë euro fonde, ja sa përfiton Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

Plani i Rritjes/ Komisioni Evropian miraton 158.9 milionë euro fonde, ja sa përfiton Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In