• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurat natyrale kundër alergjive gjatë stinës së pranverës

by Java News
28/05/2018 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardhja e pranverës shoqërohet me një shpërthim të shfrenuar të polenit që shkakton alergji të forta tek shumë njerëz. Disa prej tyre mjaftohen me solucione farmaceutike e disa duhet të marrin medikamente më të forta.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, parashikojnë se deri në vitin 2030, pritet të dyfishohet numri i të prekurve nga simptomat më minimale të alergjive: rrjedhje të hundëve dhe djegie të syve. Sipas ekspertëve, 200 vjet më parë, numri i të prekurve nga alergjia ishte shumë i ulët.

Por sot, 1 në 4 persona në botë vuajnë nga alergjitë, inflamacioni i mukozës së hundës, syve, sinuseve, veshit të mesëm e të tjerë. Alergjitë sezonale mund të mbahen nën kontroll nëpërmjet disa barishteve shumë efikase, pa pasur nevojë për medikamente.

Çfarë i Shkakton Alergjitë Sezonale

Alergjitë sezonale janë rezultat i një sistemi imunitar tërësisht konfuz. Çdo pranverë dhe verë, lulet lëshojnë polen, grimca që pushtojnë ajrin, të cilat kur bien në kontakt me rrugët e frymëmarrjes të dikujt që vuan nga riniti alergjik e detyrojnë sistemin imunitar të jetë i dhunshëm. Sistemi imunitar reagon në të njëjtën mënyrë sikur të ishte sulmuar nga një bakter apo virus vdekjeprurës.

Kurat Më Të Mira Kundër Alergjive Sezonale

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pikë së pari, është shumë e rëndësishme që një njeri që vuan nga alergji të tilla, të zbatojë një regjim të shëndetshëm dhe anti-inflamator ushqimor.

Hithra

Hithra është një nga barishtet më të fuqishme kundër alergjive sezonale. Hithra përmban histaminë, një përbërës që çlirohet nga qelizat si kundërpërgjigje ndaj një lëndimi, alergjie apo reagimi inflamator. Histamina kontrakton muskujt dhe zgjeron kapilarët e gjakut. Ekspertët thonë se sa më përvëluese të jetë hithra aq më efikase do të jetë ajo. Tretësirat me hithra të freskëta dhe çaji i barishtes duhet konsumuar rregullisht për të përmirësuar shëndetin e dobët si pasojë e alergjive.

Vitamina C

Vitamina C gjendet me shumicë tek frutat dhe perimet. Atë mund ta gjeni edhe në farmaci. AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni limona, portokalle, speca. Kjo vitaminë është efikase për të zhbllokuar hundët dhe shuar simptomat e pakëndshme të alergjive sezonale. Ekspertët rekomandojnë konsumin e të paktën 2 gramë vitaminë C në ditë.

Xhenxhefili

Xhenxhefili lufton inflamacionin dhe është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që vuajnë nga sinoziti apo alergjitë e ndryshme. Xhenxhefilin mund ta përdorni rregullisht gjatë ditës si çaj duke e shoqëruar me mjaltë dhe limon.

Nenexhiku

Nenexhiku është shumë i mirë për të lehtësuar simptomat e alergjive, sidomos bllokimin dhe rrjedhjen e hundëve. Nenexhiku rekomandohet të shoqërohet me hithrën për të përgatitur një çaj për një rezultat më të mirë. Çaji i nenexhikut me hithër përgatitet si çajrat e tjerë bimorë./AgroWeb/ma.me

Next Post
“Dëshmitari X” tentoi të arratisej, dëshmia u regjistrua në selinë blu, ja lidhja e tij me PD

Audiopërgjimi, arrestohet në Kosovë 'Dëshmitari X'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In