• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurani i qëndisur, një atraksion i jashtëzakonshëm

by Java News
30/11/2018 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga viti 2012, qindra mijëra persona kanë pasur mundësinë ta shohin Kuranin e përgatitur përmes qëndisjes nga siriani Muhammed Maher Hadri, i cili para katër viteve migroi në Turqi për shkak të luftës në qytetin e tij Halep. Hadri përfundoi punën e tij të qëndisjes së librit të shenjtë në pëlhurë përmes makinës qepëse për një periudhë prej 12 vitesh, nga viti 2000 deri më 2012, ndërsa pas përfundimit, ekspozitën e parë e kishte hapur në Iran.

E përbërë nga 12 vëllime me përmasa 80 centimetra gjatësi dhe 60 centimetra gjerësi dhe të rënda 200 kilogramë, vepra e Hadrit nga viti 2012 është shfaqur në Siri, Liban, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.Para katër viteve, ai u shpërngul në Turqi për shkak të luftës civile në Siri.Hadri, i cili aktualisht vazhdon veprimtarinë në Bursa, ua ka mundësuar qindra mijëra personave edhe në Turqi ta shohin veprën e tij përmes ekspozitave në Stamboll, Gaziantep, Trabzon dhe Bursa.

Hadri, baba i tre fëmijëve, i cili ekspozitën e fundit e hapi në qytetin e Bursës, tha për Anadolu Agency (AA) se interesimi i madh për veprën e tij e bën atë shumë të lumtur.“Kisha bërë shumë prova dhe vazhdova pasi pashë se mund ta bëja. Filloi t’u pëlqejë atyre që e shihnin. Më pas vendosa të shkruaj tërë Kuranin në pëlhurë”, tha Hadri.

Ai tha se pas përfundimit, Kurani është kontrolluar dhe miratuar nga dijetarët sirianë Sheikh Ahmet Enis, Mustafa Xheleddin dhe Muhammed Habesh.

Hadri njoftoi se i janë bërë shumë oferta për ta blerë veprën e tij, por ai thotë se dëshiron që ajo të qëndrojë në Turqi.“Synoj që Kuranin i përpunuar në mënyrë dekorative të ekspozohet në të gjitha qytetet e Turqisë dhe të shihet nga më shumë njerëz.

Qindra mijëra njerëz e kanë parë atë të ekspozuar në shumë shtete dhe qytete”, thotë Hadri.Krahas fazës së shkrimit, Kurani i punuar nga Hadri ka kaluar edhe në fazën e dekorimit dhe ndarjes në vëllime, shprehet ai.

“Ajo që kam bërë në fakt është art. Gjatë përgatitjes së Kuranit unë përdora makinë të zakonshme qepëse”, njoftoi Hadri.“Prej katër vitesh jetoj në Turqi dhe dua t’ua mësoj atyre që duan ta mësojnë.

Turqia u kushton kujdes të madh gjërave që kanë të bëjnë me Islamin. Meqë e di se Kurani do të ruhet mirë, unë dua që ai të shfaqet në një muze në Turqi”, shprehet Hadri, përgatiti ”AA”. (b.an)

 

 

Next Post
Haradinaj: Për deportimin e turqve u informova me vonesë

Haradinaj: Për deportimin e turqve u informova me vonesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In