Të dielën për herë të parë do të dëgjohen thënie nga Kur’an-i në Vatikan. Kjo iniciativë vjen nga Papa Françesku më qëllim të promovimit të paqes në mes të Palestinës dhe Izraelit, transmeton Klan Kosova.
Përgjatë vizitës së tij në Izrael dhe Palestinë, Papa Françesku ka ftuar presidentët e këtyre dy vendeve t’i bashkohen për lutjet e mbrëmjes.
Zëdhënësi i presidentit izraelit Peres ka deklaruar që Papa Françeskut do t’i bashkëngjiten edhe liderë të religjioneve të tjera duke përfshirë hebrej, te krishtere dhe islamik.
Sipas zyrtareve, këto lutje te mbrëmjes do të jenë një “pauzë në politikë”, dhe nuk kanë ndonjë prapavijë politike përveç dëshirës për të sjellë paqe dhe respekt në marrëdhëniet izraelito-palestineze. Vatikani do të transmetoj ketë ngjarje përmes ueb faqes zyrtare. (b.an)