Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar kurajon e mijëra të rinjve 28 vite më pare.
“Bashkë me qindra të rinj kujtuam kurajon e mijëra të rinjve 28 vite më parë, kur gjithçka ishte në dorën e diktaturës. Të frymëzuar nga kurajoja e tyre, do bëjmë sot atë që na takon: Përballje, deri në fitoren e demokracisë, e shtetit të së drejtës!”, shkruan Basha në një postim në Facebook.
“2 Korriku është datë në të cilën 28 vite më parë, qytetarët e Tiranës hynë në Ambasadën Gjermane duke paralajmëruar fundit e regjimit diktatorial, por dhe nisjen e eksodit masiv të shqiptarëve”, shprehet Basha.
/b.d