• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kura me bimë medicinale që parandalon virozat e stinës

by Java News
17/09/2018 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetë ndryshimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave, bën që virozat dh bakteriet që janë të pranishme në ajër, të shfaqen dhe të gjallërohen në trupin e njeriut. Ato mund të kalojnë në organizëm në mënyrë të pandërprerë çdo ditë e kur kalojnë në gjak, fillon shtimi i tyre. Virusi qëndron në gjendje qetësie për 3, 4 apo 5 ditë dhe pastaj shpërthen. Njeriu që kapet nga virozat, 2-3 ditët e para fillon të ketë ndonjë këputje, lodhje, dhimbje kockash, kyçesh e kështu me radhë. Më tej, fillon një rritje e lehtë e temperaturës. Ndërsa kur pacienti ka temperaturë e kollë të menjëhershme, marrje mendsh, prerje oreksi, vështirësi në frymëmarrje e dhimbje koke, kjo do të thotë se është prekur nga i ftohti. Pra, është tjetër virusi, pavarësisht tipit që ka; dhe është tjetër i ftohuri. Virusi zgjat deri në 7 ditë, ndërsa ftohja për një kohë më të gjatë.

Viruset dhe ftohja
Për të minimizuar ciklin e virozës që zgjat deri në javë duhet të ndjekim disa hapa të dobishëm. Së pari, duhet të rrisim rezistencën e organizmit, kjo është pikënisja. Nëse ndjejmë menjëherë një rënie të ndjeshme të temperaturve nuk duhet të vishemi shumë trashë, por duhet të bëjmë dush në mëngjes me ujë të ftohtë, e pasuar me ushtrime gjimnastikore rreth 15 minuta, në mënyrë që të rrisim rezistencën e organizmit. Madje, në mëngjes duhet të pimë një gotë çaj me fruta pylli, trëndafil të egër apo pak lëng limoni. Kështu që kur të sulmohemi nga viruset, leukocitet do të jenë shumë më shumë “luftarake” dhe organizmi në këtë mënyrë bëhet më i fortë nga virozat. Nëse bëjmë një shpëlarje të pjesës së kraharorit e këmbëve me ujë të ftohtë, praktikojmë gjimnastikën e pimë disa prej çajrave të sipërpërmendur, atëherë edhe i ftohti është më pak kërcënues për organizmin. E rëndësishme është që temperatura e dhomës të jetë 5-6 gradë më e lartë sesa temperatura e ambientit të jashtëm. Duhet theksuar këtu, që ajri nuk duhet të thahet e dyshemeja duhet të spërkatet dy herë në ditë. Të gjithë njerëzit, për të forcuar imunitetin, duhet të përdorin bimë që janë të pasura me vitaminën C si boronica, trëndafili i egër, molla e egër, kulumbria, thana, dëllinja. Nëse këtë çaj e shoqërojmë me mjaltë, organizmi do jetë më në formë dhe organet do të punojnë shumë më mirë.

Alergjitë
Alergjitë shkaktohen nga viruse të ndryshme, por më e keqja, nga sa unë konstatoj është fakti që të gjithë njerëzit alergjikë, ose kanë myk në organizëm, në gojë, duar, trup etj., ose kanë ndonjë infeksion viral, të cilët hynë në simbiozë e bashkëjetojnë me trupin duke i marrë ujin dhe kripërat minerale. Pikërisht në këtë situatë, imuniteti, rezistenca bie. Këta agjentë patogjenë të jashtëm fillojnë të krijojnë irritime në lëkurë e skuqje të syve. Shkaktari kryesor është myku e i sëmuri paraprakisht duhet të kontrollojë gjuhën, e nëse kjo e fundit është si me pluhur të bardhë, atëherë ka myk në mënyrë të padiskutueshme. Ka rreth 150 lloje të tilla, e kur organizmi është më i dobët e numri i leukociteve bie poshtë 3500-ës, njeriu duhet të marrë masa, sepse mushkëritë janë të predispozuara për t’u kapur nga sëmundjet. Individi i prekur nga myku në gjuhë, çdo mëngjes duhet të marrë pak sodë buke të përzier me mjaltë, e me një garzë të pastrojë gjuhën, e më pas ta shpëlajë me një gargarë me ujë me sodë. Më tej duhet të përdorë një çaj antimykotik si ai i rigonit, ose gjethet e mushmollës. I sëmuri duhet të bëjë kujdes edhe me ushqimet, sidomos nga sheqernat apo majanë.

Mungesa e jodit
Në përgjithësi njerëzit që kanë mungesë jodi duhet ta “lidhin” jetën e tyre me pemën e arrës, pra duhet të konsumojnë arra të pabëra të vendosura në mjaltë e të ekspozuara në diell për 40 ditë resht. Një kokërr në javë është e mjaftueshme për të stabilizuar sasinë e jodit në gjak. Gjithashtu, pacientët që hasin mungesë jodi, mund të përdorin një çaj me gjethet e arrës. /GSH/ma.me

Next Post
U kapen me drogë, pranga dy çifteve; njëri grek dhe tjetri shqiptar

Arrestohen dy shqiptarët, udhëtonin me 800 kg kanabis nëpër Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In