• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Vlora strehonte 3 mijë hebrenj, 860 gra e burra u internuan në kampet naziste

by B K
27/01/2025 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjurmët e pasojave që solli lufta naziste janë të gjalla jo vetëm në përjetimet e familjarëve të atyre që u zhdukën e u vranë, por një pjesë e historisë së qytetit të Vlorës lidhet ngushtë edhe me komunitetin hebraik.

Vlora strehoi mijëra hebrenj në tri periudha të ndryshme historie, tregon Skënder Spahiu, drejtor i muzeve në Vlorë.

“Data 27 janar nga viti 2006 është Dita e përkujtimit të atyre që u burgosën dhe u internuan në kampet e përqendrimit. Pjesa më e ndëshkuar ka qenë komuniteti hebraik, jo vetëm në Aushvic apo në Mauthauzen, por në shumë kampe, gati 1.100 të tilla si pjesë e strukturës së ushtrisë gjermane.

Pjesë e ndëshkuar ka qenë edhe kombi shqiptar. Nga qyteti i Vlorës u arrestuan dhe u internuan rreth 620 persona në kampe përqendrimi, si mësues, tregtarë, financierë, agronomë apo intelektualë të ndryshëm, të cilët u arrestuan në bazë të listave të hartuara nga prefekti i kohës.

Në kampet e përqendrimit bëheshin punë shumë të rënda. Komuniteti hebraik i vendosur në Vlorë – ka pasur tri ardhje në këtë qytet: ardhja e parë mendohet të jetë nga një anije e mbetur në det si pasojë e një stuhie dhe zbritën në zonën e Zvërnecit, në Triport; ardhja e dytë është gjatë luftës së Spanjës, dhe ardhja e tretë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Komuniteti hebraik u mirëprit. Ata u pajisën me pasaporta shqiptare, u veshën e u trajtuan me gjuhën e zakonet tonat. Hebrenjtë që ishin në listat e ndryshme në Shqipëri u mbrojtën. Ky komunitet jetoi në Vlorë deri në vitet 1991–92, mbas ndryshimit të sistemit politik-ekonomik të vendit. Pjesa më e madhe u larguan drejt Greqisë dhe Polonisë apo drejt Izraelit të sotëm.

Në Vlorë kanë jetuar 8 fise të komunitetit hebraik, edhe në Dukat, edhe në fshatin Trevllazër e Tragjas. Ata u strehuan dhe morën ambiente banimi. Në kujtim të tyre dhe të bashkëjetesës, në vitin 2006, Ministria e linjës shpalli monument kulture rrugën dhe godinat ku ata banuan,” thotë z. Spahiu.

Vlora ka dhe “Rrugën e hebrenjve”, ku banesat janë të stilit hebraik e në pronësi të familjeve hebraike, ndërsa ka nisur dhe puna për një muze dedikuar jetës së këtij komuniteti në Vlorë.

“Ne përpiqemi vazhdimisht, edhe në ambientet e Muzeut Historik dhe të traditës sonë etnografike, që të ekspozojmë objekte të ndryshme të dhuruara nga hebrenjtë para se ata të largoheshin nga Shqipëria, por edhe gjatë kohës që jetuan e punuan në vend. Pjesa më e madhe janë shkolluar e janë trajtuar si komuniteti vendas në shkolla të ndryshme, në mjekësi, agronomi. Për më tepër ne ende kemi vajza dhe djem vlonjatë që vazhdojnë të kenë lidhje shoqërore, krushqie me komunitetin,” shton z. Spahiu.

Vlora ka mbajtur gjithmonë një lidhje të veçantë me komunitetin hebraik që jetoi në qytet.

Pasardhësit e atyre që u strehuan në Vlorë kthehen shpesh në qytet. Disa godina me rëndësi menaxhohen nga këto familje, si biznese në qendrën historike, dy godina që sot shërbejnë si shkolla private, galerinë e qytetit etj.

Next Post
Atentati mafioz ndaj Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarë të dyshuar si autorë

Atentati mafioz ndaj Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarë të dyshuar si autorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In