• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kur viktima shpallet fajtorë, odiseja e konfliktit mes familjes Musta dhe fisit Berisha

by Java News
10/08/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriminaliteti dhe pasiguria për pronën dhe jetën vijon të jetë një nga plagët që kanë shoqëruar dhe shoqërojnë shoqërinë shqiptare. Një konflikt i mbartur prej 5 vitesh vijon të jetë pasqyra më e qartë kësaj problematike. Një prej rasteve më të spikatura të kësaj problematike është edhe rasti i kofliktit mes familjes Musta dhe asaj Berisha, konflikt i cili prej 5 vitesh mban peng jetën e familjes Musta. Zanafilla e këtij konflikti është që në vitin 2012 ku familja Musta ra pre e krimit të organizuar në fushën e grabitjeve dhe gjobave ndaj biznesit në Shqipëri. Familja Musta e ardhur në Tiranë nga Burreli, një zonë kjo e varfër dhe me mundësi të pakta jetese, arriti të ngrinte në kryeqytet një biznes të vogël familjarë, i cili nga dita në ditë po bëhej mjaft i suksesshëm. Me këtë biznes kryefamiljari Ymer Musta mbante familjen e tij. Kur gjërat kishin filluar të futeshin në rrugën e mbarë, biznesi i kësaj familje ran ë sy të krimit të organizuar në Shqipëri në fushën e grabitjeve dhe vendosjes së gjobave ndaj biznesit.

Viktimë e këtyre bandave ra edhe familja Musta. Megjithë ankesat, policia shqiptare thuajse nuk reagoi fare, ndonëse kishte të dhëna për këto banda kriminale që vinin gjoba dhe grabisnin bizneset në kryeqytet. Në vitin 2012 biznesi i tij ra pre e një grabitje nga një bandë që sipas informacioneve të mëvonshme të marra në rrugë informale drejtohej nga një person me mbiemrin Berisha. Si pasojë e kësaj grabitje dhe të gjendur në kushtet e vetëmbrojtjes një prej pjesëmarrësve në këtë grabitje të fisit Berisha mbeti I plagosur, por që arriti të ikte. Për mbrojtjen e jetës dhe të pronës ishte Ymeri, bashkëshortja e tij, si dhe djali Armando Musta. Për disa ditë me rradhë familja Musta u detyrua të mbyllte dyqanin dhe të ngujohej në shtëpi. Me gjithë aknesat në polici, hetimi i kësaj ngjarje po zvarritej dhe policia vetëm deklaronte se “ngjarja ishte në hetim”. Pak javë pas ngjarjes, ndonëse familja Musta ishte viktimë, në adresë të saj erdhën kërcënime nga fisi Berisha që pretendonte hakmarrje për shkak se një pjesëtar i fisit të saj ishte plagosur. Ata kërcënun drejtpërdrejtë për këtë djalin e familjes Armando Musta, i cili nuk kishte bërë asgjë tjetër veçse kishte mbrojtur jetën e prindërve të tij, si dhe biznesin që kishte ndërtuar familja e tij.

Situata u bë shumë serioze, pasi kërcënimet filluan të shtoheshin dhe familja u detyrua të mbyllej brenda. As denoncimet në polici duket se nuk po arrinin ta zgjidhnin këtë situatë, ku viktima ishte shpallur fajtor. Të gjendur në këto rrethana djali i familjes Musta (Armando) ndaj të cilit ishin adresuar edhe kërcënimet serioze për jetën u detyrua të fshihej deri dhe të largohej nga vendi. Prej 5 vitesh nga 2012 deri në 2017 familja Musta vijon të jetë në terrorin e kësaj bande duke mos arritur të zgjidhë këtë konflikt të shkaktuar si pasojë e krimit të organizuar. Ajo lutet çdo ditë që ky konflikt të mbyllet sa më parë pasi ka shkatërruar familjen, biznesin duke vënë seriozisht në pikëpyetje deri dhe egzistencën e saj. Konfliktet e mbartura ndër vite, si pasojë e keqqerisjes dhe mefshtësisë së organeve ligjzbatuese për të reaguar ndaj krimit të organizuar në vend, duket se do të vijojnë të jenë një plagë për shoqërinë shqiptare për shumë vite dhe me një kosto të lartë për familjet e përfshira në këto konflikte.

d/i/javanews/al

Next Post
TABELA/ Milionerët shqiptarë, ja 10 personat më të pasur

Policia i sekuestron vlonjatit 530 mijë $, dyshohen produkt i veprimtarisë kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

October 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Buxheti i Shtetit 10 miliardë euro: ç’fitojmë?

October 7, 2026
“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

October 7, 2026
Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

October 7, 2026
Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

October 7, 2026
Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com