• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kur vijnë në pushtet bëjnë sjellje të djathtë dhe gjuajnë me të majtën”

by Java News
18/06/2017 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim në Lezhë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Shkodrës, Zef Doçi.

Kryetari i PDIU-së tha se problem në Shqipëri mbetet punësimi i të rinjve, pasi sipas tij, partitë politike nuk kanë program, ndërkohë që PDIU e ka prezantuar tashmë programin e saj.

“Një problem shumë i madh është punësimi i të rinjve, sigurisht në një vend me pasiguri ekonomike, pa reforma, ne do të shohim atë që kemi parë përditë. Është i vetmi vend në botë që njerëzit nuk duan të punësohen në sektorin privat, por duan akoma që të shkojnë në shtet. Pse? Akoma pas 27 vjetësh shteti ngelet punësuesi më i madh dhe i benefiteve më të mëdha. Sepse partitë politike në Shqipëri nuk dallohen nga programi. Nuk di ndonjë parti që të ketë një program të djathtë e të flasë për taksat e ulëta, e të vijë në pushtet dhe pikërisht të mbajë këto premtime, apo një parti të majtë që flet për shtetin social dhe të mbaj këtë premtim. Jo! Këta kur vijnë në pushtet bëjnë sjellje të djathtë dhe gjuajnë me të majtën. Vijnë në pushtet si të majtë dhe gjuajnë me të djathtën. Njëherë në katër vjet apo në 8 vjet heqin ca shqiptarë, për të futur në punë ca shqiptarë të tjerë. Kjo na ka sjellë ne në këtë tranzicion të tejzgjatur. Ne duhet t’i japim fund kësaj gangrene, duke i kthyer sytë nga ekonomia”, tha Idrizi gjatë takimit me përkrahës në qytetin e Lezhës.

Shpëtim Idrizi u kërkoi shqiptarëve që të votojnë PDIU-në në 25 qershor, partinë e cila ka trimëruar politikën shqiptare.

“Na ka ndarë politika në të majtë e të djathtë. Boll na ka ndarë pabarazia, fukarallëku, padrejtësia. E kjo është arsyeja, që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është një parti që i fton të gjithë shqiptarët që të jenë bashkë. Me paradigmën e kombëtarizimit, të atdhedashurisë, të dinjitetit dhe integritetit tonë kombëtar, sepse ne jemi të gjithë shqiptarë që besojmë në Zot, që besojmë në komb, që besojmë në pronë, që besojmë në flamur, e që kemi një gjuhë e një Atdhe. Në 25 qershor duhet të bëjmë ndryshimin duke votuar Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, duke votuar numrin 13, duke votuar Zef Doçin. Unë jam shumë i lumtur që të paraqes Zef Doçin dhe gjithë listën e kandidatëve tanë. Ne nuk kemi importuar kandidatë për deputetë, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse unë e di që ju vijnë kandidatë për deputetë që bëjnë fushatën dhe pastaj ju kthejnë shpinën”,
tha Shpëtim Idrizi.

Kryetari i PDIU-së u shpreh se pas 27 vjetësh fati i shqiptarëve, nuk mund të varet nga 2-3 persona.

“Ju nuk do të dilni të votoni në 25 qershor se kush do të marrë karrigen e radhës. Ju nuk do të votoni më 25 qershor se kush do të marrë tavën e radhës. Këto zgjedhje janë shumë serioze. Shqiptarët meritojnë një fushatë shumë më serioze. Sepse 27 vjet tranzicion i kanë lodhur. Kjo është një fushatë që ju me votën tuaj do të zgjidhni se kush do t’u drejtojë katër vitet e ardhshme, se kujt do t’ia lini në dorë fatet tuaja. Unë e di që për 27 vjet ju ja keni lënë në dorë dy apo tre personave dhe e keni parë se ku keni përfunduar. Kjo është arsyeja se përse unë ju them besojani votën tuaj një partie kombëtariste, e bazuar mbi interesin kombëtar dhe qytetar”, theksoi Shpëtim Idrizi. /b.d

Next Post
Premtimi i Blushit 1 mijë euro për bebe, tani edhe burrat shtatzanë

Premtimi i Blushit 1 mijë euro për bebe, tani edhe burrat shtatzanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Disa letra me ‘substancë të panjohur’ u dërgohen zyrtarëve amerikanë, FBI nis hetimet

Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin

October 31, 2026
Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

October 31, 2026
VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

October 31, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

October 31, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Gjermania i kishte dënuar me nga 15 vite burgim për grabitje, kapen në Morinë 2 kosovarët e kërkuar! Interpoli do i ekstradojë

October 31, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për vonesa

October 31, 2026
Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

October 31, 2026
“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

October 31, 2026
EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

October 31, 2026
Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In