Portali france “La Provence” ka postuar në rrjetin e tij social një video që është bërë sensacion dhe një shembull i duhur që tregon se Euro 2016, është një kompeticion futbolli dhe solidariteti përpara së gjithash, ku gjithkush duhet të kënaqet dhe të bëjë tifo për skuadrën e zemrës.
“Tifozë shqiptarë dhe francezë duke kënduar së bashku pranë Portit të Vjetër. Imazhe të bukura që do donim t’i shihnim më shpesh”- shkruan La Provence.
Një grup tifozësh shqiptarë i janë bashkuar një grupi francez në pritje të ndeshjes… teksa kanë kërcyer së bashku, shqiptarët kanë mësuar “frëngun”… të thotë Kuqezi!
Për më tepër shikoni videon. java/ a.k