• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur të ze çatia e shkollës

by Skënder Minxhozi
16/01/2021 23:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ka insistuar më kot kolegu Lorenc Vangjeli, që t’i marrë një përgjigje konkrete Lulzim Bashës në lidhje me trashëgiminë që ka lënë pas në arsimin e Tiranës, nga koha kur ishte kryebashkiak. Kreu i opozitës nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse ka ndërtuar ose jo një shkollë në katër vitet kur drejtoi kryeqytetin (2011-2015).

Ky është manuali klasik i Lulzim Bashës në daljet publike. Edhe për dosjet kosovare të krimeve të luftës, edhe për pasurinë e vënë gjatë dhe para se të hynte në politikë, edhe për akuzat e rënda financiare të drejtësisë shqiptare që u mbyllën me procedurë, edhe për 21 janarin, edhe për mënyrën e ngjitjes në bashkinë e Tiranës, edhe për humbjen e mbi 150 mijë votave në zgjedhje, qëkur ka drejtuar Partinë Demokratike si kryetar pas vitit 2013. Në të gjitha këto njolla të errëta me të cilat është e mbushur karriera e tij politike 15 vjeçare, Basha preferon rregullisht të heshtë, duke u mjaftuar të bëjë sikur dëgjon.

Ky stereotip politikani që nuk flet për veten, por që nuk le gjë pa thënë për të tjerët, gjen tek Lulzim Basha përfaqësuesin më të ekspozuar dhe aktiv të viteve të fundit. Në shtatë vjetët që ka kaluar në krye të partisë së dytë më të madhe të vendit, Basha ka montuar një skenë gjigande aktrimi, ku ka predikuar pa u lodhur kundër korrupsionit, vjedhjes së votave, mosmbajtes së premtimeve dhe abuzimit me pushtetin. Që të gjitha janë akuza që, gjatë kohës që ka mbajtur tre portofole ministrore dhe një mandat kryebashkiaku të Tiranës, i janë bërë atij vetë nga ata që ishin në opozitë para vitit 2013.

Dikur Jozefina Topalli ka thënë se Lulzim Bashës i ndërronin ministritë që të mos binin në sytë gafat e gabimet që bënte. Në fakt, në çdo dikaster ka lënë pas gjurmët e dyshimit dhe të faullave, të apatisë dhe mosmbajtes së asaj që kishte premtuar. Jo më kot ai sot njihet përmes formatit tashmë të konsoliduar të politikanit përtac dhe që i ikën rregullisht të shkuarës së tij politike.

Në një kohë paqeje relative, siç është një sezon i zakonshëm veror, kur politika dhe bashkë me të edhe shqiptarët e tjerë shkojnë në plazh, kjo sjellje e kryetarit të opozitës nuk do të binte shumë në sy. Fundja të gjithë që kanë hyrë e dalë nga porta e madhe e pazarit të politikës, kanë gënjyer, vjedhur e mashtruar jo pak.

Por kur ti kërkon të ngresh një platformë të tërë elektorale, me një format fitimtar tezash, idesh e argumentash përballë kundërshtarit, do të biesh dakord me hir a me pahir që të kalosh nëpër kalvarin e vetingut të konkurentëve, medias dhe opinionit publik.

Problemi i Bashës me amnezinë politike, nuk është vetëm i tiji. Ai që sot propozohet djathtas si paneli i ndryshimit, ja ka bërë dukshëm më të lehtë garën zgjedhore një kryeministri që ka pasur një mandat të dytë shumë problematik, të demotivuar dhe të bërë shoshë nga “vrimat” e frikshme të tërmetit dhe pandemisë. Lista e krerëve politikë që po vihen në rresht për të mundur Ramën, kanë thuajse që të gjithë një të shkuar politike të rangut të lartë. Kanë qenë krerë të lartë partiakë ose qeveritarë. Që do të thotë se kanë patur dhe kanë ende rastin që të kërkojnë ndjesë për atë që kanë bërë keq gjatë rrugës.

Lulzim Basha i pari i rrëshqiti të enjten mbrëma një pyetjeje direkte për ndërtimin e një shkolle në Tiranë. Nuk kërkoi ndjesë, as njohu ndonjë gabim. Ky është edhe handikapi më i madh skualifikues i sfidantëve të 25 prillit, që gërryen orë e çast besimin tek opozita, edhe të atyre zgjedhësve që s’duan ta shohin më me sy Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Një defekt i madh qysh në nisje, që Basha, Kryemadhi e të tjerët bëjnë sikur nuk e shohin, por që është aty, pas çdo deklarate hipokrite, pyetjeje pa përgjigje të shtypit apo ngritjeje supesh të një njeriu të thjeshtë në rreshtin e tretë të një mitingu. Pyetja e shkollës së pandërtuar do të kthehet e rikthehet deri në 25 prill dhe zoti Basha e të tjerët pas tij bëjnë mirë të gjejnë një përgjigje, nëse s’duan marrin faturën në kutitë e votimit. Ndryshe do i zerë poshtë çatia e shkollës.

Next Post
Ulen ndjeshëm temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti sot

Comments 3

  1. ppa says:
    5 years ago

    Realist dhe i sakte, Minxhozi!

    Reply
  2. Likja says:
    5 years ago

    Bravo Minxhozi. Gjithmon shkrimet e tua janë brilante.

    Reply
  3. Grigor Qerfozi says:
    5 years ago

    Skënder je njish!

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

December 29, 2025
“Janë në lojë interesa të mëdha”, ish-ministri Milo analizon luftën Izrael-Iran

Kurti–Serbi? Akuzat e ndërsjella, Milo: Fitorja e forcon me fqinjët, është mesazh

December 29, 2025
Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

December 29, 2025
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

December 29, 2025
Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

December 29, 2025
Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

December 29, 2025
Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

December 29, 2025
“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

December 29, 2025
E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

December 29, 2025
“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com