• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur të shkelmon edhe drejtësia… dhe jo vetëm bashkëshorti

by Aalison Pearse Stevens
10/06/2016 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpesh difektet e sistemit të drejtësis njerëzit i dallojnë rëndomtazi vetëm nga përballjet politike, proceset ku lëvrijnë personazhe politike, vendime ku protagonistë janë personazhe po të politikës, duke “harruar” se në të vërtetë viktimat kryesore të një sistemi të kalbur deri në palcë, siç është sot sistemi i drejtësis, janë qytetaret qe jane dhe pasqyra e vërtetë e këtij sistemi të kalbur. Mijëra drama njerëzore humbasin në fashikuj dosjesh të mbyllura me para, duke sakrifikuar në mënyrë cinike më të dobëtit, mijëra drama njerëzore zvarriten në dyert e gjykatave për drejtësi, ku shpesh si shpërblim marrin padrejtësi, mijëra drama njerëzore harrohen nëpër rreshta lajmesh, duke mos mundur të marrin kurrë drejtësi për padrejtësinë. Mjafton të sjellim në vëmendje shembullin e dhunuesit sistematik të gruas në Vlorë, i cili ka vetëm një proçedim penal, pavarësisht se Gjykata ka lëshuar tre urdhra mbrojtje për nënën e tre fëmijëve që ai dhunonte barbarisht ne sy të fëmijëve. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar hetim në gjendje të lirë për 44 -vjeçarin, aktualisht të arrestuar, pas bërjes mediatike të videos ku shfaqej dhuna shtazarake ndaj ish- bashkëshortes 38 vjeçare, në sy të dy fëmijëve të mitur.

Edhe pse 38-vjeçarja, Marsela Çaushaj, ka denoncuar tre herë në polici dhunën nga ish-bashkëshorti i saj, ka vetëm një proçedim penal. Por edhe në këtë rast, tamam  për t’u tallur me dramën e një gruaje, Prokuroria e Vlorës ka kërkuar hetim në gjendje të lirë. Ky është i vetmi informacion që jepet nga burime në Gjykatën e Vlorës, ndërsa Prokuroria nuk jep asnjë sqarim. Policia e ka shoqëruar tre herë 44-vjeçarin, Ilir Paja. Por ai është liruar më pas sepse organet e drejtësisë kanë kërkuar hetim në gjendje të lirë, ndërsa Gjykata është mjaftuar me lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për 38 vjeçaren, Marsela Çaushaj.

Përballë kësaj situate, pasojat e dhunës në familje 38-vjeçarja kishte vite që përpiqej t’i zbehte, duke marrë ndihmën e psikologut në një qëndër për viktimat e dhunës, ku trajtoheshin edhe tre fëmijët e saj. Në fakt ajo është dy herë e dhunuar, një herë nga bashkëshorti dhe një herë nga sistemi i kalbur i drejtësis.

Pasi rasti u bë mediatik tërhoqi vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili mësohet se i ka kërkuar zyrës së Shërbimit Social që të shihen të gjitha mundësitë për të punësuar nënën e tre fëmijëve. Drejtorja e Shërbimit Social në Bashkinë e Vlorës, Irena Stasa, pohon se pavarësisht se Marsela ka kërkuar punë në mënyrë të vazhdueshme, duket se do ta ketë këtë të drejtë vetëm pas reagimit të ashpër të opinionit dhe medias. Shërbimi Social thotë se po përpiqet edhe të gjejë një strehë për nënën e tre fëmijëve, që nga divorci nuk ka përfituar asgjë.

Irena Stasa: Zonja në fjalë asnjëherë nuk ka dashur ndihmë ekonomike edhe me kontaktet që kemi pasur në Drejtorinë e Shërbimit Social dhe Ndihmës Ekonomike. Ajo ka ardhur herë pas here, megjithëse ajo trajtohej në skemën e ndihmës, ajo donte të punonte. Madje edhe në momentin që ajo është dhunuar ajo ka kërkuar punë për të drejtat e saj dhe fëmijëve të saj. Tani mendojmë që pasi të kalojë kjo situatë emergjente, që ajo të dalë nga spitali, duhet të mendojmë për banesën e kësaj zonje. Nëse ajo do të dëshirojë të rrijë tek prindërit e saj ose të mendojmë për një banesë sociale.

Falë publikimit të rastit, Bashkia është vënë në lëvizje dhe ka siguruar sistemimin në çerdhe për fëmijën e vogël të Marselës. Nëna e tre fëmijëve ndodhet ende në spitalin rajonal të Vlorës, ku do jetë nën mbikqërjen e mjekëve dhe psikologëve edhe për të paktën 24 orë, ndërsa fëmijët i mban gjyshja në banesën e saj.

 

Next Post

Pajisja përgjimeve/ Gjyakata lë në arrest shtëpie dy zyrtarët e policisë Duka e Xhelilaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In