Pas përfundimit të konferencës më gazetarët, Edi Rama është ndalur në kthimin e përgjigjeve ndaj komentuesve në profilin e tij në Facebook.
Rama ka dhënë disa përgjigje për tema të ndryshme siç janë ato për integrimin, ekonominë apo dhe shqetësime të përditshme të qytetarëve shqiptar.
-Po një bashkim te trojeve shqiptare e keni ven ne plan tja kërkoni Evropës zoti Rama.?
Mënyra më e mirë, më efikase dhe më e sigurt për të na bashkuar është Bashkimi Europian. Në planin afatgjatë, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, si të barabartë aty ku nuk ka barriera do të na sjellë të gjithëve, pavarësisht se ku jemi, në hapësirën e përbashkët./a.m.