• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Djali fantazmë”, rrëfimi tronditës i të riut pas 12 vitesh në koma…

by A R
30/12/2016 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Martin Pistorious u rrit në Afrikë të Jugut me dy prindërit e tij, duke e kuptuar më pas se jeta e tij do të ndryshonte përgjithmonë.

Kur ai ishte 12 vjeç, ai erdhi nga shkolla duke mos u ndjerë mirë. Të brengosur me gjendjen e tij, prindërit e dërguan në spital për t’ia bërë të gjitha analizat e mundshme.

Për fat të keq, çdo gjë u kthye negative pa përgjigje reale se pse Martin ishte bërë kështu në këtë mënyrë. Martin po bëhej çdo muaj e më keq, duke humbur kontrollin mbi trupin e tij.

Ngadalë ai humbi lëvizjet e tij, duke mos qenë as në gjendje që të bëjë kontakt me sy me prindërit e tij, duke u bërë në fund krejtësisht memec, i paaftë për të folur, transmeton Gazeta Express.

Derisa më në fund erdhi një rezultat nga testet, me një tregues të qartë për atë që Martin kishte; Cryptococcal Meningitis, që në thelb do të thotë diçka shumë e keqe për doktorët. Ata ishin të sigurt plotësisht se ky ishte fundi i Martin dhe se prindërit e tij duhet ta dërgojnë në shtëpi që ditët e fundit të jetës t’i kalojë me ata.

Kur Martin arriti në të njëzetat e tij duke qëndruar në atë gjendje pa vdekur, filluan të shfaqen shenjat e përmirësimit; ai ishte në gjendje që t’i lëvizte sytë, të shtrëngojë dorën e njerëzve dhe të qëndronte në karrocë.

Nëna e tij e braktisi punën për t’u kujdesur për të gjatë këtyre viteve terapi, dhe Martin e përshkruan atë se si ishte të jesh 12 vjet krejtësisht i padukshëm në jetën e të gjallëve.

Martin e përshkruan përvojën e tij kështu:

“Isha aty, jo nga fillimi, por dy vitet e fundit të gjendjes time, unë fillova të zgjohem. Mënyra më e mirë për ta përshkruar këtë gjendje është ndjenja si të jesh në një imazh jashtë fokusit. Në fillim ju nuk e keni idenë se çfarë është, por ngadalë fokusi e qartëson krejtësisht pamjen. Provoja ta lëvizja krahun, dukej sikur çdo qelizë e imja ishte kondensuar në atë moment. Të gjithë mendonin se nuk isha aty. Mendova se do ta kaloj tërë pjesën tjetër të jetës sime ashtu, krejtësisht i vetëm”.

Duket se kur je në gjendje kome, në fakt je aty, edhe pse për të tjerët jo. Mund t’i dëgjosh ata, je në një vetëdije të qetë dhe mendon.

Martin ka krijuar një të ardhme krejtësisht të re për vete dhe të dashurën e tij, duke krijuar një biznes për dizajnimin e uebfaqeve. Ai madje ka treguar historinë e tij të plotë në librin e tij të quajtur “Djali Fantazmë”, ku shpjegohet gjithçka që ai ndjeu dhe përjetoi./a.m.

Next Post
Tiranë, 500 forca policie në natën e ndërrimit të viteve, ja ku do të bllokohet qarkullimi

Tiranë, 500 forca policie në natën e ndërrimit të viteve, ja ku do të bllokohet qarkullimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In