• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur ta vendosin pistoletën në kokë…

by Artan Hoxha
04/09/2018 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Hoxha

Fryma e krijuar ne vend, e sulmeve e kercenimeve kunder reportereve te terrenit nen sponsorizimin direkt te klases politike sot ka dhene nje mesazh edhe me te rende. Korrespondenti i Report TV, Fax News dhe News24, qe mbulon nje nga zonat me problematike ne vend, Fushe Kruje-Kruje-Lac-Mirdite, eshte kercenuar haptazi, diten per diell, ne mes te qytetit, mes dhjetera deshmitareve, per te vetmin motiv se po bente nje kronike per nje shperthim eksplozivi ndaj nje biznesi privat.

Kercenimi ka qene i qarte si drita e diellit, gazetarit i eshte kerkuar te mos raportoje, ne te kundert ai, familja e tij jane te identifikuara dhe do te kene pasoja. Sikur te mos mjaftonte kjo, kercenuesi ka mbushur pistoleten (nuk e dime ende me leje apo pa leje, por meqe jemi ne Lac, aty zakonisht vendasve u ndodhet ne brez ndonje kobure) dhe ia ka drejtuar ne fytyre gazetarit.

Sikur te mos kishin nderhyre persona te afert te kercenuesit dhe t’ia bllokonin doren qe mbante armen nuk dihej cfare do te kishte ndodhur dhe mbase sot do te kishim deshmorin e pare te medias te vrare ne krye te detyres (larg qofte).

Kercenimi kete radhe eshte shume me i forte se ndaj Klodiana Lales.

Kercenuesi kete radhe nuk eshte kujdesur fare qe te fsheh fytyren e tij ne terrin e nates apo te qellonte tinez mbi muret e shtepise se gazetarit.

Kercenimi me jeten e gazetarit eshte bere me tyten e pistoletes, ne fundin e se ciles qendronte gati nje fishek qe do ti mjaftonte vetem nje rrudhje gishti per tia derdhur trute ne toke reporterit.

Kete radhe kercenimi me pistolete te mbushur drejtuar mbi fytyren e gazetarit ka emer, ka fytyre, ka deshmitare, vetem shefi i policise per fat te keq ka shkuar me leje.

Kjo eshte te leshosh piskamen deri ne kup te qiellit!!! Kjo deshmon qarte se fryma e krijuar ndaj detyres se reportereve te terrenit per te informuar publikun eshte jashtezakonisht e rende dhe teper e rrezikshme per jeten e tyre…

Cudia kete radhe qendron ne faktin se reporterin qe banon ne qytetin e njohur si “kryeqyteti i tritolit” ne Europe, Fushe Kruje, nuk ka dale ende askush ta mbroje vec medias ku punon.

Madje, media e korrespondentit tjeter qe ka qene ne vendngjarje nuk ka dhene ende asgje mbi kercenimin. Nuk e di motivin por mesa e di une, korrespondentet e News24 dhe Report TV ne kete zone jane babe e bir.

Me sa duket fakti qe kete radhe te kercenuarit nuk banojne ne Tirane, nuk punojne ne redaksite qendrore te televizioneve ne kryeqytet, nuk u kane bere ndonje sherbim te vecante pushtetit apo opozites.

Ende kryeministri nuk e denuar aktin dhe “kercenuar” krimin. Ende shefi opozites dhe qytetari digital nuk e kane denuar aktin kriminal dhe “kercenuar” kryeministrin, se po iu prek nje qime floku Julian Shotes nuk do te gjej vrime ku te futet. Mbase nga qe mendojne se kete radhe nuk mund te fitojne aq kapital politik sa ne rastin e Klodianes.

Ende presidenti Meta nuk i ka bere telefon Julianit, mbase nuk i ka gjetur akoma numrin e telefonit.

As shefja e LSI, Kryemadhi, as vet Tit Vasili nuk jane shprehur akoma te indinjuar per kete kercenim ndaj fjales se lire dhe nuk e kane denoncuar lidhjen kriminale te qeverise Rama me mafian.

Akoma nuk po shoh ne rrjetet sociale mesazhe solidarizuese nga koleget me korrespondentin Julian Shota!!!! As zyra e OSBE, zyra e BE, ambasada e SHBA-se nuk kane bere ende nje deklarate ne mbrojtje te Julianit…

Per te gjitha keto qe permenda me siper dhe shume te tjera qe nuk me tepron koha tani ti rendis, ngjarja e sotme (djeshme) eshte akoma dhe me e rende se ajo e Klodianes, dhe jeta e Jualian Shotes dhe familjes se tij eshte edhe me shume e rrezikuar.

Mos harroni ne Lac nuk ta falin kollaj dhe nuk ta harrojne kurre. Ca me keq, banesa e Julianit eshte ne Fushe Kruje, ku nje kallep tritoli e gjen me kollaj se nje kanoce birre.

Prandaj gjej rastin ti shpreh solidaritetin dhe mbeshtetjen time Julian Shotes korrespondentit te Report TV dhe korrespondentit tjeter te News24.

Prandaj sot duhet te jemi me Julian Shoten dhe ne krah te tij, sepse ate nuk po e mbron as politika dhe as diplomatet edhe pse ai eshte kercenuar qartazi ne krye te detyres(pa patur nevoje te hamendesojme mbi motivin)….

Dhe ne fund dy fjale per kercenuesin. As nuk e njoh, as dua ta njoh dhe as me intereson kush eshte. Ai thjeshte ka bere cfare ka pare dhe cfare ka degjuar per gazetaret keto kohe.

Fajtori i vertete me kobure drejtuar mbi fytyren e reportereve nuk eshte ai, eshte elita jone politike, nga i pari deri tek i fundit. Jane ata qe na sulmojne nga mengjesi ne mesnate, live nga ekrani pa u hyre gjemba ne kembe. Jane ata qe bejne sikur na dalin ne krah kur u duhet per kapital politik, por qe heshtin si shurdh-memece per raste si ky i sotmi (djeshmi).

Julian Shota, qendro i forte, ti nuk je vetem….

Next Post
VIDEO/ Imami Elvis Naçi: E keqja nis me femrat. Të bëjnë hajdut sepse duan para dhe mbaron me drogën

VIDEO/ Imami Elvis Naçi: E keqja nis me femrat. Të bëjnë hajdut sepse duan para dhe mbaron me drogën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In