• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Skënderbeu mbrohet edhe nga turqit…

by A R
31/03/2018 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E bujshme! Në Turqi i dalin në mbrojtje Skënderbeut dhe sulmojnë UEFA-n për vendimin më të fundit ndaj klubit shqiptar. Gazeta e madhe turke “Milliyet” i ka kushtuar një artikull të zgjeruar në numrin e saj të së premtes vendimit që UEFA mori ndaj klubit korçar, duke e dënuar me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë.

skenderbeu

“Milliyet” dyshon se ky dënim ndaj klubit shqiptar mund të jetë kërcënim për të gjithë. Sipas të përditshmes turke, zor se mund të ndodhte si Skënderbeu nëse nën akuzë do të ishte Sportingu i Lisbonës. Si për ironi të fatit, një prej ndeshje të dyshuara si të trupuara është edhe ajo e tri viteve më parë në grupet e Ligës së Europës, ku korçarët u mposhtën me rezultatin 5-1 nga Sportingu në Lisbonë.

QËNDRIMI

“A është dënimi historik i dhënë për klubin shqiptar, Skënderbeu, një kërcënim për të gjithë?”. Ky ishte titulli i “MilJORGIS MEMO liyet”, për të vijuar në brendësi me qëndrimin. “Trukimet në futboll nuk do të përfundojnë kurrë. Në fund të fundit, futbolli nuk është vetëm një lojë. Është një industri e madhe ku investohen miliarda. Sot (e premte, 30 mars), tifozët janë tronditur. Çfarë ndodhi? Nuk është shaka.

Turku

Klubi shqiptar, Skënderbeu, u përjashtua me 10 vite nga Europa. Nga viti 2010 deri në 2016, ka fituar gjashtë herë titullin kampion në Shqipëri, por më pas u dënua jo vetëm nga UEFA, por edhe nga Federata vendëse. Por, dje UEFA i dha një ndëshkim historik një ekipi, emri i të cilit nuk është i njohur. Në Shqipëri ndiejnë keqardhje, ndërsa në Europë një dënim i tillë mund të përkthehet si mesazh për të tjerët.

Po, po. Politika e UEFA-s kërkon të thotë se duke dënuar të ‘voglin’, në rastin konkret Skënderbeu, mund të tremben edhe të ‘mëdhenjtë’. Nëse kjo do t’i ndodhte një klubi si Sporting Lisbonë, zor se do të bëhej shembull si Skënderbeu? Natyrisht, drejtësia duhet të gjejë vendin e saj te cilido qoftë ekip, i madh i vogël, pasi në fund të fundit të gjitha sjelljet e paligjshme nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar.

Ne nuk kemi dëgjuar kurrë më parë për një dënim kaq të madh. A duhet të tremben tani në Europë pas këtij dënimi? Mbetet për t’u parë…”, shkruhej ndër të tjera në artikullin kushtuar vendimit për klubin Skënderbeu.

MEDIAT

Dënimi i korçarëve ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, duke filluar nga mbrëmja e së enjtes, kur dhe për herë të parë u publikua lajmi. Nga prestigjiozet “AS” dhe “Marca” dhe deri te mediat italiane, angleze, gjermane, turke, serbe, franceze, portugeze etj., komentuan gjerësisht atë që kishte ndodhur.

Skenderbeu

Thuajse të gjitha ishin në unison për faktin se kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një klub të dënohej kaq gjatë. Precedenti i kaluar ishte vetëm klubi maqedonas, Pobeda, me 8 vjet. “Dënim ekzemplar për klubin shqiptar nga UEFA”, shkruhej të premten në kryeartikullin e rrjetit britanik, “Fox Sports”./P.Sport/a.m.

Next Post
Koreja e Jugut realizon kryeveprën e fundit elektrike

Koreja e Jugut realizon kryeveprën e fundit elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump betejë me Evropën për ilaçet, kërkon rritjen e çmimeve të barnave. Gjermania nën presion të madh

Trump betejë me Evropën për ilaçet, kërkon rritjen e çmimeve të barnave. Gjermania nën presion të madh

June 11, 2026
Dita e sotme me vranësira kalimtare. Rikthehen reshjet e shiut, ja zonat që do preken gjatë pasdites

Dita e sotme me vranësira kalimtare. Rikthehen reshjet e shiut, ja zonat që do preken gjatë pasdites

June 11, 2026
“Mozaik zemërimesh”, Haxhiu për protestuesit: Po vrasin frikën, por fjalimet e tyre për të ardhur keq

“Mozaik zemërimesh”, Haxhiu për protestuesit: Po vrasin frikën, por fjalimet e tyre për të ardhur keq

June 11, 2026
Mblidhet sot Kuvendi! Rama dhe katër ministra thirren në interpelancë nga opozita

Mblidhet sot Kuvendi! Rama dhe katër ministra thirren në interpelancë nga opozita

June 11, 2026
Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

June 10, 2026
“Qytetarët të bashkuar kundër përqendrimit të pushtetit”, Zogaj shpjegon arsyet e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në protesta

“Qytetarët të bashkuar kundër përqendrimit të pushtetit”, Zogaj shpjegon arsyet e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në protesta

June 10, 2026
Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

June 10, 2026
Gazment Bardhi, në sintoni me kë?

“Berisha në burg!” dhe Berisha që kërkon të rrëmbejë protestën

June 10, 2026
“Flamengos”, impakti i betejës globale anti-Trump nga Tirana

“Prani e qëndrueshme në protestë”, Vangjeli: Tubimet e dhunshme kanë më pak shans se ato paqësore për realizimin e objektivave

June 10, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In