• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur Shyqi, xhelati i sistemit, zgjidhej deputet i PD në Shkodër

by Java News
16/12/2015 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej ditësh, në frontin e përplasjeve mazhorancë-opozitë, është shtuar dhe një emër: Shyqyri Çoku, ish-hetuesi i të ndjerit At Zef Pllumi dhe i profesor Sami Repishtit. Ai u dekorua nga Ministria e Mbrojtjes si veteran i kategorisë së parë në kuadër të përvjetorit të Çlirimit, jo nominalisht por në grup, deri sa u zbulua si precedent nga media, e që më pas opozita e shndërroi në kauzë, në funksion të diskretitimin të qeverisë, që sipas saj po nderon xhelatët e diktaturës.

Dhe, pavarsisht versionit të kryeministrit Rama, ku rasti, më shumë se atë e qeverinë tij vinte nën akuzë Berishën si president në vitin 1994, njeriun që sipas tij ua sanksionoi me ligj, si nderimin e si shpërblimin financiar me një pension ekstra, zbulohet një tjetër rast ku po një person me emrin Shyqyri, jo Çoku por Çela, me statusin “xhelat i komunizmit”, jo thjesht është nderuar si adashi i tij Çoku, por madje është bërë dhe deputet. “I PS-së…”, do thoshte dikush. Jo, i PD-së.

Dhe ky fakt, vjen nga një pasazh rrëfyes i Liri Lubonjës në librin e saj memuaristik, “Larg dhe mes njerëzve”.

Komentet më pas janë të tepërta.

“….Një pasdite, Todi dhe unë, me një bidon plastik pesë litërsh, u nisëm për fat, por më kot. Duke menduar se ai mund të na buzëqeshte në Torovicë, lamë rrugën rurale dhe dolëm në asfalt, në nacionalen.  As që na kishte shkuar nëpër mend ai caku, kufiri ku duhej të shkonim. Nuk arritëm të hidhnim asnjë hap. Si për dreq, një motor që po udhëtonte me shpejtësi drejt Shkodrës, ndaloi. Në të ishte Shyqi, zv/shefi. Me atë trupin e tij të bëshëm, hapin karakteristik që u jepte posti dhe pesha këtyre individëve, eci drejt nesh.

“Pse keni dalë këtu, a e dini se nuk u lejohet?” foli rëndë, ashtu siç ia kërkonte funksioni që kishte. I thamë se ishte errësirë, se…por atij nuk i duheshin hallet tona, ndaj po me ato tone lëshoi kërcënimin:

“A e dini se për këtë shkelje shkoni në burg?”

Todi, i zemëruar, ia ktheu:

“Nuk më tremb më burgu mua, sepse prej andej po vij”.

Disa çaste heshtje. Shyqi nuk e zgjati. I hipi motorit dhe u nis. Ne u kthyem në kamp me bidon bosh.

Ndoshta këtë episod nuk do ta shkruaja. Do të rradhitej më dhjetëra e dhjetëra të tjerë të të gjithë shefave, inspektorëve, operativëve të Degës së Brendshme me të cilët patëm të bënim ato shtatëmbëdhjetë vjet. Porse me Shyqin ndodhi ndryshe, një gjë e papritur, e habitshme për mua që vazhdoja me atë naivitetin tim të pashërrueshëm. Duke lexuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, ndër ata të Shkodrës, lexova: Shyqyri Çela. I zgurdullova sytë, e rilexova.

“Nuk mund të jetë ai”, mendova. Dikush tjetër ka po atë emër, mbiemër. Por jo, ishte ai, Shqyi ynë që u bë deputet i parlamentit demokratik të Shqipërisë.”

Marrë nga: “Larg dhe mes njerëzve”, (fq.284-285),

tesheshi.com

Next Post

Akuzat e Berishës ndaj Hoffman/ Balla: Ambasadori gjerman s’është politikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In