• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat e Berishës ndaj Hoffman/ Balla: Ambasadori gjerman s’është politikan

by A R
16/12/2015 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Taulant Balla, ka reaguar për akuzat e Sali Berishës ndaj ambasadorit gjerman Helmut Hoffman, në cilësinë e tij si kryetar i grupit parlamentar të miqësisë mes Shqipërisë e Gjermanisë. Balla i ka bërë thirrje ish kryeministrit që të mos përfshijë në betejën politike shqiptare edhe ambasadorë të vendeve të huaja si dhe të tërhiqet nga deklaratat e tij të për ambsadorin gjerman.

“Natyrisht do ishte shume e mirepritur besoj edhe nga te gjithe anetaret e grupit te miqesise me Gjermanine qe ishkryeministri te terhiqej publikisht nga akuzat e pakuptimta per ambasadorin, po mbase kjo eshte nje kerkese e tepert per natyren e tij shume konfliktuale. Keshtu qe le te mbetet kjo e sotmja nje kujtese per te ardhmen dhe le ta zhvillojme betejen politike mes nesh, pa i ndare edhe ambasadoret ne pale sepse faktikisht as jane pale dhe as nuk i sherben Shqiperise nje qasje kaq jokonstruktive me ta”, shkruan Balla.

Më parë në një takim me gazetarët Berisha tha se ambsadori Hoffman bëri avokatinë e qeverisë në rastin e protestës së 8 dhjetorit, dhe u shqetësua më shumë për bunkierin sesa për zgjedhjet e 21 qershorit.” -tha Berisha.

“Me ambasadorët kam mirëkuptim të plotë për thirrjet e tyre për të shmangur dhunën. Mendoj se Hofman duhet të ishte tronditur shumë më tepër për zgjedhjet, por kur merr përsipër të bëjë avokatinë e qeverisë që në fillim, e ke vështirë të tronditesh për gjëra që si interesojnë qeverisë.”-tha Berisha

Fjala e plotë e deputetit Taulant Balla:

“Ne cilesine e kryetarit te Grupit Parlamentar te Miqesise Shqiperi – Gjermani ne Kuvendin e Shqiperise, shpreh keqardhje per gjuhen e perdorur nga ish­kryeministri i vendit ndaj ambasadorit te Gjermanise ne vendin tone, Shkelqesise se Tij, Helmut Hoffmann.

Besoj se ndaj me te gjithe shqiptaret dhe koleget e mij deputete pa dallime partiake, bindjen se nuk eshte e mire qe ne polemikat tona te perfshijme miqte dhe partneret e Shqiperise.

Nuk eshte e mire qe nje ambasador, aq me teper i nje vendi mik dhe te rendesishem si Gjermania, te perfshihet ne shenjestrat politike te cilesdo parti apo te kujtdo politikani.

Nuk eshte e mire padyshim edhe qe kete ta beje nje nder ish­zyrtaret me te larte te vendit qe sot eshte edhe lideri shpirteror i partise me te madhe te opozites.

Prandaj, duke e siguruar edhe njehere ambasadorin Hoffmann se si shumica ashtu edhe pakica ne Kuvend, ruajme ndjenjat me te sinqerta te respektit e te miqesise per Gjermanine dhe per ate vete, dua t’i kerkoj po kaq sinqerisht deputetit Sali Berisha te mos i perfshije here tjeter ambasadoret ne listen e kundershtareve te tij. Natyrisht do ishte shume e mirepritur besoj edhe nga te gjithe anetaret e grupit te miqesise me Gjermanine qe ishkryeministri te terhiqej publikisht nga akuzat e pakuptimta per ambasadorin, po mbase kjo eshte nje kerkese e tepert per natyren e tij shume konfliktuale.

Keshtu qe le te mbetet kjo e sotmja nje kujtese per te ardhmen dhe le ta zhvillojme betejen politike mes nesh, pa i ndare edhe ambasadoret ne pale sepse faktikisht as jane pale dhe as nuk i sherben Shqiperise nje qasje kaq jokonstruktive me ta”, shkruan Balla.

Next Post

Izraelitët vrasin dy refugjatë në kamp

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In