• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Sali Berisha u mbante rrogën administratës për Gërdecin dhe përmbytjet në Shkodër që kishte shkaktuar vetë

by Carlo Bollino
24/11/2022 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Këto ditë, kur 1700 hektarë tokë dhe disa dhjetëra shtëpi u përmbytën në Shkodër, na u kthye në memorie ajo që ndodhi në dhjetor të 2010 po në Shkodër, kur e njëjta sasi uji përmbyti 25.000 hektarë tokë dhe 6000 shtëpi duke detyruar evakuimin e mbi 14.000 banorëve. Natyrisht, plaku Sali Berisha, i pranishëm sot ashtu si dhe atëherë në skenën politike, akuzon qeverinë për sa po ndodh këto ditë, ndërsa 12 vite më parë i konsideronte si “fatkeqësi natyrore pa asnjë përgjegjësi politike”.

Këto janë fakte të njohura. Ndrësa ato që jo të gjithë kujtojnë, është se për ato përmbytje, të prodhuara nga pakujdesia për territorin dhe bumi i ndërtimeve të paligjshme e të parregullta që bashkia dhe administrate e PD-së kishin lejuar, Berisha u imponoi një gjobë gjithë administratës publike, përfshi dhe policët: secilit prej tyre iu mbajt një ditë rrogë, si gjest “solidariteti” për popullsinë e përmbytur.

Se ku përfunduar ato para dhe se si u shpenzuan, askush nuk e verifikoi më pas. Fakt është që prej vitesh banorët e përmbytur të Shkodrës nuk morën dëmshpërblimet e premtuara. Pra, Berisha u hoqi paratë nga xhepat e administratës publike dhe nuk i transferoi në xhepat e qytetarëve të përmbytur.

Metodën “Shkodra” Berisha e imponoi edhe një vit më pas, në mars të vitit 2011, pas tragjedisë së shpërthimit në Gërdec: ishte një krim shtetëror, pasi në atë fabrikë të vdekjes nuk ishin përfshirë vetëm krerët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura, por edhe djali i kryeministrit.

Për të dëmshpërblyer viktimat e krimeve të bëra nga familja e tij dhe enturazhi i tij, përfshi dhe të ndjerin kunat që edhe vdiq aty, Sali Berisha iu rikthye marrjes me forcë nga xhepat e administratës publike të shumës së një dite pune nga rroga. Edhe mbi këtë “gjobë për solidaritet” qeveria nuk bëri kurrë transparencë se si u përdorën fondet, pasi edhe viktimat e Gërdecit pritën vite të tëra para se të dëmshpërbleheshin.

Kushdo që dëgjon sot Sali Berishën të japë leksione qeverisjeje të mirë dhe moraliteti, të kujtojë mirë se çfarë bëri me të vërtetë ai kur ishte në qeverisje.

Next Post
Hetime prej 3 muajsh/ Zbulohet laborator droge në Fier, SPAK urdhëron arrestimin e 15 personave

Hetime prej 3 muajsh/ Zbulohet laborator droge në Fier, SPAK urdhëron arrestimin e 15 personave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In