• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur rektor Mynyri nuk ka as dinjitetin e shitëses ambulante të Lushnjes

by Dritan Hila
29/04/2016 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Mynyr Koni mund të na nxjerre gjuhën të gjithëve tani. Bëri gjithë këtë gjullurdi, futi në valle me ministra, kryeministra, presidentë dhe ish presidentë, shtypin, intelektualë dhe media, dhe një ditë të bukur tha që nuk i mbaj mend ata që më kërcënuan! Nuk i mbante mend se kush e kërcënoi, edhe pse u mbyll pesë ditë dhe nuk dilte nga shtëpia! Nuk bënte dot një identikit të kërcënuesve dhe as i identifikonte dot në foto!

Ky është rektori i ri që ne do të kemi. Mynir Koni është njeriu i cili do të udhëheqë Universitetin e Tiranës, më të vjetrin dhe me tradita në vend. Do udhëheqë një qëndër që përveçse akademike, është edhe një qendër lirie.

Nga universitetet janë përmbysur diktaturat, jo vetëm në Shqipëri por edhe kudo. Universitetet janë streha e antikonformizmit. Dhe të vetmin universitet të hajrit që kemi, do ta drejtojë për katër vitet që vijnë një njeri i cili pasi bëri lëmsh gjithë dynjanë kur u thirr për të identifikuar kërcënuesit, tha që nuk i mban mend.

Pas kësaj, Mynyri, mendon ta çojë tymin fjollë dhe të kullandrisë universitetin, influencën e tij, tenderat e tij, pronat e tij. Kuptohet në bashkëpunim me një tjetër, që quhet Dhori Kule. Që mos harrojmë, Dhori Kule u zgjodh për herë të pestë në drejtimin e një institucioni akademik, i cili është Fakulteti i Ekonomisë. Edhe këtë e kishte zënë amnezia. Nuk i mbante mend kërcënuesit. Në mes të tymit, Dhori u rizgjodh dekan duke eleminuar një profesioniste të zonjën si Areti Stringën. Por Dhorin e njohim. Është me çdo pushtet, deri sa ky i garanton postin.

E gjithë afera e zgjedhjes së rektorit, ka pisllëqe brenda. Brenda ka qenë edhe kërcënimi, edhe gangsterët, edhe rivalja që donte me çdo mjet të bëhej rektore. Mynyri e ka njohur kërcënuesin, edhe Dhori gjithashtu. Përndryshe Berisha nuk kishte parë ëndër dhe të dilte dhe përmendëte Shullazin. Rama e njihte kërcënuesin ndryshe nuk ka pse mos t’ia përmendë emrin. Të gjithë do të mundohen të nxjerrin përfitimet e tyre nga kjo aferë. Por ai që u përdor ishte opinioni publik. I cili nuk ka pse lejohet të përdoret në këtë mënyrë.

Disa ditë përpara, kryetari i bashkisë së Lushnjes, u kap në një video ku kërcënonte një fatkeqe që shiste për bukën e gojës, se do ti fuste portofolin në gojë. Reagimi ndaj këtij gjesti, bëri që ai të kërkonte pajtim. Intelektualët e Tiranës u revoltuan me shitësen e cila paskësh tradhëtuar kauzën, duke harruar se emancipimi i popullatës, nuk është aksion që vjen nga poshtë por nga lart. Dhe si mund ti kërkojmë ne dinjitet nënës së 11 fëmijëve nga Lushnja, kur një alamet profesori këtu në Tiranë, befas humbet kujtesën?

E vërteta është që zgjedhjet për rektor, ishin të kompromentuara që nga momenti kur Berisha denoncoi kërcënimin. Që në këtë çast, prokuroria duhej të ndërhynte dhe të merrte si të pandehur jo vetëm kërcënuesin, por edhe porositësin dhe viktimën e presupozuar. Pasi ja ku jemi në situatën ku jemi përdorur të gjithë dhe nuk e dimë se kush është viktima dhe kush fajtori.

Ndërsa ministrja e arsimit duhet të anullojë këto zgjedhje, pasi janë të kompromentuara rëndë, jo vetëm penalisht por edhe moralisht. Nuk mun d ti lihet e ardhmja e brezit të ri një rektori si Mynyri dhe dekani si Dhori.

Nëse kjo nuk ndodh, nëse Koni vazhdon dhe nuk e mban mend autorin e kërcënimit dhe vazhdon dhe është rektor, i bie që Rama e di kush është kërcënuesi, e ka mik, dhe me Konin ka bërë pakt që mos ta denoncojë me emër në këmbim të ndenjtjes rektor. Atëhere duhet të japë dorëheqjen Rama. Pasi dikush këtu jo vetëm ka frikë, por e ka edhe mik krimin. Dhe ky, kushdo qoftë, i duhet krimit, por neve nuk na duhet./dritare.net

Next Post

Post-Alves, Barcelona vëzhgon Elseid Hysajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

June 20, 2026
“I papërballueshëm dhe i paekuilibruar”, Merz rrëzon buxhetin e BE

“I papërballueshëm dhe i paekuilibruar”, Merz rrëzon buxhetin e BE

June 20, 2026
Protesta e shqiptarëve në Londër, ja pamjet nga tubimi

Protesta e shqiptarëve në Londër, ja pamjet nga tubimi

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In