• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Rama replikon me komentuesit në Facebook

by Java News
16/08/2016 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse me pushime kryeministri Rama duket se është i vetëdijshëm se kritikat ndaj punës së Qeverisë së tij nuk pushojnë. Madje ai i është përgjigjur disa komentuesve që e kritikojnë poshtë statusit për projektin e Rilindjes Urbane.

Duke mos treguar shumë interes për projektin e rilindjes urbane në vetvete, komentuesit i kërkojnë kryeministrit që ta kthejë vëmendjen e tij në vepra më jetike për qytetarët si Ujësjellësa dhe kanalizime si dhe të kujdeset më shumë për të hapur vendet e punës.

Këtij komenti, kryeministri i është përgjigjur se këto vepra duhet të ishin kryer në këto 25 vite dhe shkak i moskryerjes së tyre janë keqpërdorimi i fondeve.

Rama ka pranuar se ujësjellësat dhe kanalizimet mungojnë në disa vende por këto duan shumë para, të cilat Qeveria për momentin nuk i ka.

Qytetari: Koloseu ne qender te Romes u ndertua per ti hequr vemendjen popullit nga korrupsioni e varferia. Nderto njehere ujesjellesat te kene njerezit uje neper shtepi. Bej kanalizimet se qytetet tona mbyten me dy pika shiu e rrezikon te te permbyten dhe ato qendrat per te cilat flet e te ti marre lumi. Hap vende pune se po te ikin njerezit nga vendi e s’ka kush te ti mbushe shetitoret e qendrat me njerez.

Rama: Elton, nuk e ke lexuar apo nuk e ke kuptuar komentin tim, ne nderkohe qe po te shpjegoj edhe dicka te thjeshte: Te gjitha veprat qe kerkon ti jane ashtu si thua ti, jetike, po edhe ato do ishin bere ne 25 vjet nese parate do ishin shpenzuar me logjike dhe shtetit do ishte bere shtet e do t’i administronte duke garantuar sherbimet e pagesat! Te dyja kane munguar dhe ujesjellesat jane zhytur ne borxhe me keq se ndermarrjet shteterore te energjise. Pra duhet shume para qe nuk i kemi per t’i bere te gjitha njeheresh, duhen struktura te forta administrative ne bashki, prandaj e beme edhe reformen e bashkive, dhe natyrisht duhet kohe.

Sa per vendet e punes, vende pune jane hapur dhe do vazhdojne te hapen, nderkohe qe ka afro 30 mije vende pune te lira ne sektorin privat aktualisht! Shqiperia nuk eshte e gjitha e papune sic thua ti apo sic propagandojne ata qe ashtu u intereson. Jo ne Shqiperi ka papunesi padyshim (ku nuk ka?!), po ka shume njerez qe punojne dhe paguajne taksat me te cilat ne bejme sa mundemi! Asgje nuk eshte roze, por ne 3 vjet eshte bere me shume se ne shume e shume vjet bashke per te hyre ne rrugen e ndertimit te nje shteti serioz. Te kerkosh me shume eshte normale, po pak me shume arsyetim Elton dhe nje keshille: Me shume lexime. Gjithe te mirat.

Një tjetër koment, të cilit kryeministri Rama i është përgjigjur, është edhe shqetësimi për trafikun e madh që bllokon rrugët e Vlorës dhe nevojën e këtij qyteti për të hapur rrugë dytësore.

Qytetarja: Si pushuese e pervitshme ne qytetin e Vlores, gjykoj se Vlora ka nje nevoje urgjente per shtrimin e sistemimin e rrugeve dytesore, te lagjeve. Eshte nje tmerr I vertete te futesh neper to me makine. Ne shume qytete te tjera, edhe me te vogla jane shtruar rruget e lagjeve. Po Vlora turistike pse ka mbetur kaq pas dore???

Rama: Si mendoni ju e dashur Majlinda se kjo qe thoni eshte dicka qe une nuk e di? Dicka qe Kryebashkiaku i Vlores nuk e di apo qe nuk e dime te gjithe njesoj si edhe ju?! E dime dhe e kemi fort parasysh, por cka eshte shkaterruar ne kaq shume vite nuk rindertohet dot ne kaq pak vite, apo jo?! Jo se te shtrosh rruget dytesore te Vlores apo te kujtdo qyteti tjeter duhen ndonje shkence e madhe, po duhen shume me shume para se ç’kemi dhe prandaj e kemi nisur nga akset kryesore e patjeter do vazhdojme edhe me dytesoret! Ju pershendes.

Sipas kryeministrit, rrugët duhet të ishin bërë me kohë në periudhën e gjatë 25 vjeçare dhe Shqipëria i ka shpërdoruar.

Por ajo që të bën përshtypje, është që shefi i Qeverisë ashtu si në përgjigjen e parë, pohon se duhen para dhe Qeveria nuk i ka këto para./ Ora News

Next Post

Po të zhyten në këtë lëng, rrobat riparohen vetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com