Edhe pse me pushime kryeministri Rama duket se është i vetëdijshëm se kritikat ndaj punës së Qeverisë së tij nuk pushojnë. Madje ai i është përgjigjur disa komentuesve që e kritikojnë poshtë statusit për projektin e Rilindjes Urbane.
Duke mos treguar shumë interes për projektin e rilindjes urbane në vetvete, komentuesit i kërkojnë kryeministrit që ta kthejë vëmendjen e tij në vepra më jetike për qytetarët si Ujësjellësa dhe kanalizime si dhe të kujdeset më shumë për të hapur vendet e punës.
Këtij komenti, kryeministri i është përgjigjur se këto vepra duhet të ishin kryer në këto 25 vite dhe shkak i moskryerjes së tyre janë keqpërdorimi i fondeve.
Rama ka pranuar se ujësjellësat dhe kanalizimet mungojnë në disa vende por këto duan shumë para, të cilat Qeveria për momentin nuk i ka.
Qytetari: Koloseu ne qender te Romes u ndertua per ti hequr vemendjen popullit nga korrupsioni e varferia. Nderto njehere ujesjellesat te kene njerezit uje neper shtepi. Bej kanalizimet se qytetet tona mbyten me dy pika shiu e rrezikon te te permbyten dhe ato qendrat per te cilat flet e te ti marre lumi. Hap vende pune se po te ikin njerezit nga vendi e s’ka kush te ti mbushe shetitoret e qendrat me njerez.
Rama: Elton, nuk e ke lexuar apo nuk e ke kuptuar komentin tim, ne nderkohe qe po te shpjegoj edhe dicka te thjeshte: Te gjitha veprat qe kerkon ti jane ashtu si thua ti, jetike, po edhe ato do ishin bere ne 25 vjet nese parate do ishin shpenzuar me logjike dhe shtetit do ishte bere shtet e do t’i administronte duke garantuar sherbimet e pagesat! Te dyja kane munguar dhe ujesjellesat jane zhytur ne borxhe me keq se ndermarrjet shteterore te energjise. Pra duhet shume para qe nuk i kemi per t’i bere te gjitha njeheresh, duhen struktura te forta administrative ne bashki, prandaj e beme edhe reformen e bashkive, dhe natyrisht duhet kohe.
Sa per vendet e punes, vende pune jane hapur dhe do vazhdojne te hapen, nderkohe qe ka afro 30 mije vende pune te lira ne sektorin privat aktualisht! Shqiperia nuk eshte e gjitha e papune sic thua ti apo sic propagandojne ata qe ashtu u intereson. Jo ne Shqiperi ka papunesi padyshim (ku nuk ka?!), po ka shume njerez qe punojne dhe paguajne taksat me te cilat ne bejme sa mundemi! Asgje nuk eshte roze, por ne 3 vjet eshte bere me shume se ne shume e shume vjet bashke per te hyre ne rrugen e ndertimit te nje shteti serioz. Te kerkosh me shume eshte normale, po pak me shume arsyetim Elton dhe nje keshille: Me shume lexime. Gjithe te mirat.
Një tjetër koment, të cilit kryeministri Rama i është përgjigjur, është edhe shqetësimi për trafikun e madh që bllokon rrugët e Vlorës dhe nevojën e këtij qyteti për të hapur rrugë dytësore.
Qytetarja: Si pushuese e pervitshme ne qytetin e Vlores, gjykoj se Vlora ka nje nevoje urgjente per shtrimin e sistemimin e rrugeve dytesore, te lagjeve. Eshte nje tmerr I vertete te futesh neper to me makine. Ne shume qytete te tjera, edhe me te vogla jane shtruar rruget e lagjeve. Po Vlora turistike pse ka mbetur kaq pas dore???
Rama: Si mendoni ju e dashur Majlinda se kjo qe thoni eshte dicka qe une nuk e di? Dicka qe Kryebashkiaku i Vlores nuk e di apo qe nuk e dime te gjithe njesoj si edhe ju?! E dime dhe e kemi fort parasysh, por cka eshte shkaterruar ne kaq shume vite nuk rindertohet dot ne kaq pak vite, apo jo?! Jo se te shtrosh rruget dytesore te Vlores apo te kujtdo qyteti tjeter duhen ndonje shkence e madhe, po duhen shume me shume para se ç’kemi dhe prandaj e kemi nisur nga akset kryesore e patjeter do vazhdojme edhe me dytesoret! Ju pershendes.
Sipas kryeministrit, rrugët duhet të ishin bërë me kohë në periudhën e gjatë 25 vjeçare dhe Shqipëria i ka shpërdoruar.
Por ajo që të bën përshtypje, është që shefi i Qeverisë ashtu si në përgjigjen e parë, pohon se duhen para dhe Qeveria nuk i ka këto para./ Ora News