Nga Roland Lami
Saturni i mitologjisë romake gëlltiste fëmijët e tij për të mos i lënë të jetonin sepse një profeci parashikonte se njëri prej tyre do ta rrëmbente pushtetin. Ai nuk mund të pranonte që fëmijët e tij të jetonin të pavarur. Frika nga humbja e dominimit të pushtetit e detyroi të shkatërronte krijesat e tij.
Francisco Goya, e risjell këtë dramë mitologjike në veprën “Saturn Devouring His SonSaturn”, pikërisht për të thënë se obsesioni për pushtetin nuk ka kohë dhe nuk njeh çmim.Si Saturni, edhe autokrati modern nuk mund të konceptojë jetën e krijesës së vet jashtë kontrollit të tij. Partia, institucioni, ose njerëzit rreth tij bëhen “krijesa” të tij. Çdo autonomi e mundshme, çdo vazhdimësi pa mbikëqyrjen e tij, shihet si e papranueshme. Po ashtu edhe krijesat e tij e ndjekin instinktivisht, ata e kuptojnë se ekzistenca e tyre është e lidhur ngushtë me pushtetin e tij. Ikja e tij është si vdekja simbolike e rrjetit të tij,ato qëndrojnë ose largohen në varësi të jetëgjatësisë së krijuesit të tyte.
Në këtë prizëm duhet kuptuar rikandidimi i Sali Berishës dhe heshja e antarësis si në një ceremoni mortoreje. Pavarësisht statutit që ka shkruar vet, rezultateve në zgjedhjet e fundit, të dhënave të disa sondazheve, fragmentarizimn e së djathtës dhe moshës biologjike, ai vendosi të rikandidojë [ më qartë të vazhdojë të drejtoj Partinë Demokratike]
Ky akt nuk është thjesht shkelje procedurale, injorim i realitetit politik apo kushtëzi faktori biologjik por manifestim i obsesionit të pushtetit absolut, ku vazhdimësia e partisë dhe e strukturës politike është e pranueshme vetëm nën kontrollin e tij. Ky raport nuk është gjë tjetër veç se manifestim i ndividit me krijesës e tij.
Filozofia e këtij akti është i qartë sikurse Saturni nuk mund të pranonte jetën e fëmijëve të vet, autokrati modern nuk mund të imagjinojë partinë, institucionin, apo njerëzit që jetojnë pa të. Rikandidimi i Berishës nuk është thjesht një akt politik është përshkrim i një obsesioni, ku pushteti i përjetshëm ekziston mbi frikën, kontrollin dhe shkatërrimin e çdo krijese që mund ta sfidojë dominimin e tij.Krijesa e tij nuk mund të ketë jetë pa të. Ai është Partia dhe kjo e fundit është ai. Ato ose jetojnë bashkë ose vdesin bashkë, nuk ka jetë të ndara.
Në fund, kjo nuk është vetëm bindja e autokratit, por edhe e atyre që qëndrojnë pranë tij. Ata e kanë pranuar se bashkë me vdekjen e tij politike vdesin edhe vetë, si bij që nuk janë rritur për të trashëguar pushtetin, por për të qenë aty që ai të besoj që ajo është vetëm e tij askujt tjetër. Nuk janë pasardhës, por dëshmitar të këtij raporti, nuk janë aty për vazhdimësinë por janë aty për të shërbyer si dekor i një pushteti që nuk pranon trashëgimtarë. Pikërisht për këtë arsye bien dakord me të, më mirë të shuhet gjithçka bashkë me të, sesa të ekzistojë diçka jashtë tij.











