• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kur, pse dhe si mund t’i përdorë Putin armët bërthamore?

by Java News
24/03/2022 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andreas Kluth “Bloomberg”

Ne duhet të supozojmë se një njeri si Vladimir Putin është i aftë të bëjë çdo gjë, madje edhe të përdorë armët e tij bërthamore. Presidenti rus e ka bërë shumë të qartë se për të jeta e njeriut nuk vlen nëse ajo nuk është e tija. Ndaj ekzistojnë disa skenarë, në të cilët ai mund të llogarisë në mënyrë djallëzore, se lëshimi i një ose më shumë armëve bërthamore mund ta mbajë atë në pushtet dhe t’i shpëtojnë jetën.

Kjo sepse ne kemi hyrë në një botë, e cila në aspektin strategjik, i ngjan më shumë Evropës në vitet e para të paqëndrueshme të Luftës së Ftohtë sesa gjatë fazave të saj të mëvonshme relativisht më të qëndrueshme. Efekti do të ishte zhdukja e koncepteve të vjetra të parandalimit dhe rritja e rrezikut të një Apokalipsi bërthamor aksidental.

Gjatë viteve pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja e dinte shumë mirë se forcat e saj në Evropën Perëndimore ishin inferiore ndaj atyre të Bashkimit Sovjetik, dhe ndoshta nuk do t’i bënin ballë sulmit të këtij të fundit.

Për ta kompensuar këtë dobësi, amerikanët vendosën në vendet aleate evropiane bomba bërthamore me një fuqi relativisht të ulët (gjithsesi ende shkatërruese në një mënyrë të paimagjinueshme). Mesazhi ishte se në rastin të një sulmi sovjetik, NATO mund të hidhte disa prej tyre në fushën e betejës për të arritur fitoren.

Por ndërsa po përparonte gara e armëve bërthamore, Bashkimi Sovjetik e arriti SHBA-në në këtë aspekt, dhe armët “strategjike” u bënë më të spikatura se më parë. Këto janë bomba bërthamore më të mëdha, të cilat mund të lëshohen për shembull nëpërmjet raketave ndërkontinentale nga territori i njërës palë kundër territorit të palës tjetër.

Ato do të rrafshonin në të njëjtën kohë qytete të tëra. Edhe pse tingëllon si shumë apokaliptike, është pikërisht ky skenar tmerri, ai që na ka shpëtuar deri më tani nga lufta bërthamore. Në një lloj metafore, Perëndimi dhe Lindja u personifikuan nga dy njerëz që qëndronin në të njëjtën dhomë, ku secili ishte lagur deri në bel me benzinë.

Secili kishte me vete një numër shkrepësesh. Por asnjëra nuk u ndez, sepse që të dy do të digjeshin në mesin e flakëve. Kjo situatë u quajt me të drejtë Shkatërrim i Sigurt i Ndërsjelltë (MAD).

Megjithatë, në 2 dekadat gjatë të cilave Putini e ka qeverisur Rusinë, ka ndryshuar sërish tabloja e madhe strategjike. Në njëfarë kuptimi, ajo është rikthyer në të njëjtën situatë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, por me rolet e ndryshuara.

Tani është Rusia, ajo që dyshon se ushtria e saj është inferiore ndaj NATO-s në një luftë konvencionale. Prandaj, Putini po e kompenson këtë dobësi duke kërcënuar përdorimin e armëve bërthamore taktike për të fituar beteja ose luftëra, që në fillim nuk po i shkojnë mirë.

Kjo qasje quhet “përshkallëzim për të de-përshkallëzuar situatën”. Në funksion të këtij qëllimi Rusia – që është afërsisht e barabartë me SHBA-në në armët nukleare strategjike – ka fituar një avantazh prej 10:1 në armët taktike. Ajo ka afro 2000 të tilla, ndërsa Amerika ka vetëm rreth 200, gjysma e të cilave janë të stacionuara në Evropë.

Tashmë Putin ka lënë të kuptohet disa herë se ai mund të përdorë arsenalin e tij të jashtëzakonshëm, në rast se NATO do të kalonte vijat e tij të kuqe. Dhe për shkak se ai ngatërron fatin e tij me fatin e Rusisë, është i prirur ta interpretojë si akt të tillë çdo kërcënim për poshtërim personal apo ndryshimin e regjimit në Moskë.

Ukrainasit, të cilët po luftojnë heroikisht kundër pushtuesve rusë çuditërisht të paaftë, mund të jenë afër fitores. Mund të ndodhë që një raketë hipersonike ruse të bjerë në Poloni, një vend anëtar i NATO-s. Ose që Perëndimi ta furnizojë Ukrainën me armë që mund të ndryshojnë fatin e luftës.

Secila nga këto kthesa mund ta bëjë Putinin të frikësohet nga vdekja e tij e afërt, dhe të përshkallëzojë veprimet e tij. Goditja e tij e parë me armë bërthamore do të tregonte qëllimin e tij. Ai mund të hedhë një bombë me rreze të vogël në një pyll të zbrazët apo në det të hapur, vetëm për të treguar se e ka seriozisht.

Si hapin e radhës, ai mund të godasë me armë bërthamore një depo specifike të ukrainasve, bazë ushtarake ose batalion. Në çdo rast, ende jo mbi një qytet të tërë. Rendimentet e ndryshueshme të armëve bërthamore taktike e bëjnë të mundur një skenar të tillë.

Në këtë mënyrë Putin do të sinjalizonte vendosmërinë e tij për t’i shkuar deri në fund, duke vënë bast se SHBA dhe aleatët e saj nuk do të hakmerren në të njëjtën mënyrë. Në mendjen e tij, ai do ta quante atë bllofin e Perëndimit. Udhëheqësit e Luftës së Ftohtë nga të dyja palët, e dinin se nuk mund të fitonin një luftë bërthamore.

Nëse Putini mund ta nisë atë, kjo do të ndodhë për shkak se ai mendon se mundet. Por a do ta bëjë vërtet? Pas një sulmi të parë rus NATO, dhe veçanërisht SHBA, duhet të përgatiten për vendime rrëqethëse. A duhet që Perëndimi të lëshojë armën e tij të pafe bërthamore me rreze të vogël, për të treguar vendosmërinë e tij?

Si do të vepronin më pas të dyja palët? Sapo të nisin të shpërthejmë këto armë – më vdekjeprurëset në të gjithë historinë njerëzore, pavarësisht nga prodhimi i tyre – do të rritet rreziku i keqkuptimeve, gabimeve dhe aksidenteve. Edhe një goditje “e kufizuar” nga njëra anë, do të përjetohet si katastrofike nga pala tjetër.

Dhe raketat fluturojnë aq shpejt, sa pala tjetër do të kishte vetëm disa minuta kohë për t’u kundërpërgjigjur. Do të rritej tundimi për t’i “përdorur ose humbur” ato. Shumë kohë përpara epokës bërthamore, një oficer prusian që kishte qenë dëshmitar i betejave të Napoleonit shprehu mendimet e tij në librin e famshëm me titull “Mbi luftën”.

Carl von Clausewitz e kuptoi tensionin e natyrshëm midis gjeneralëve që përpiqeshin ta mbanin luftën të kufizuar dhe faktin që lufta dëshironte të bëhej absolute, duke përfunduar në shkatërrimin total të njërës ose të gjitha palëve.

Imperativi, përfundonte Clausewitz, është që në çdo rast të harmonizohen taktikat dhe strategjia. “Lufta nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i politikës me mjete të tjera”- shkroi ai në frazën e tij më të famshme (dhe shpesh të keqkuptuar). Ai donte të thoshte se duhet të angazhohesh vetëm në atë lloj lufte që e bën të tolerueshme paqen pasuese. Le të lutemi që në Moskë do të kenë mbetur ende njerëz që e kuptojnë këtë. / Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Next Post
Pushtimi i Ukrainës/ Pasoja të rënda në Rusi, bursa e Moskës e mbyllur për tri ditë me radhë

Përçarje në Moskë rreth luftës në Ukrainë/ Shtohen gjasat për grusht shteti në Rusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

July 5, 2026
Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

July 5, 2026
Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

July 5, 2026
Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

July 5, 2026
Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

July 5, 2026
Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

July 5, 2026
Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

July 5, 2026
“Projekt i sajuar me Chat GPT”, Rama reagon pas lajmeve në rrjetet sociale: Asnjë ndërtim në Porto Palermo! Ai gji është shpallur monument natyre

“Projekt i sajuar me Chat GPT”, Rama reagon pas lajmeve në rrjetet sociale: Asnjë ndërtim në Porto Palermo! Ai gji është shpallur monument natyre

July 5, 2026
Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

July 5, 2026
“Lironi protestuesit!/ Deklarata e Grupit Koordinues e dorëzuar në Polici dhe ambasada

“Lironi protestuesit!/ Deklarata e Grupit Koordinues e dorëzuar në Polici dhe ambasada

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In