• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur propozova një vit më parë një armë kundër ‘KÇK’-së

by Carlo Bollino
09/10/2019 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Nuk më pëlqen të citoj atë që kam shkruar unë vetë. Dhe, nëse e bëj këtë herë, kjo është vetëm pasi alarmi, që lëshova sakësisht një vit më parë, më në fund u dëgjua. Është vonë, shumë vonë, por ka shpresë që, gjithsesi, mund të bëhet diçka për të goditur fenomenin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët, në pritje të vetingut, dhe duke e ditur që nuk kanë asnjë shpresë për ta kapërcyer, “kapin ç’të kapin”. Në duart e tyre drejtësia është transformuar në një masakër, që prodhon, nga njera anë, korrupsion dhe, nga ana tjetër, viktima të pafajshme. Kryeministri Edi Rama e ka përcaktuar sot në Kuvend “KÇK”-në si grupin më të rrezikshëm kriminal që ekziston dhe ka lajmëruar një ligj special. Në artikullin tim të 12 tetorit 2018 propozova që për të gjitha vendimet e marra sot nga gjyqtarët, të cilët nuk do të kalojnë nesër vetingun, të mundësohet rivendosja në afat për të apeluar. Në të kundërt, dëmi kriminal, i bërë këto muaj nga ajo pjesë e kalbur e drejtësisë, do të mbetet përgjithnjë. Rishikimi i afateve për apelim në këto raste të posaçme mund të jetë një ndër elementët që do të përmbajë ligji special.

***

Shkrimi i publikuar më 12 nëntor 2018

Masakra e drejtësisë së gjykatësve që presin Vettingun…

Tejzgjatja në kohë e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët rrezikon ta transformojë periudhën e cila na ndan nga përfundimi i kësaj procedure të ndërlikuar, në epokën më të errët që ka përjetuar ndonjëherë Drejtësia shqiptare. Ndërkohë që tanimë është e qartë se Komisioni për Vettingun po kalon në sitë pasuritë personale dhe familjare dhe po pret koka pa mëshirë, po aq evident është për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar fakti që, kur t’u vijë atyre radha, nuk do të shpëtojnë dot. Kjo periudhë pritjeje, e cila sigurisht do të zgjatë shumë muaj dhe, ndoshta, disa vjet, po i kthen sallat e gjyqeve në një “no man’s land”, një tokë të askujt, ku ligjet dhe rregullat tani nëpërkëmben haptazi, pikërisht nga ana e atyre gjyqtarëve, të cilët janë të ndërgjegjshëm se nuk do të kenë një të ardhme profesionale. Iluzioni i pandëshkueshmërisë, i cili deri tani kishte sugjeruar pak kujdes në shitjen dhe blerjen e vendimeve, aktualisht është kthyer në sigurinë e dëbimit nga magjistratura dhe kjo i shtyn këta të korruptuar, të padënuar deri tani, për të vjedhur deri sa të munden dhe sa më shumë që të munden. Është mbushja, tipike dhe e dëshpëruar, e xhepave të atyre, që e dinë mirë se nuk kanë të ardhme, por që vazhdojnë të kenë fuqi të plota.

Ky fenomen është një pasojë anësore, e paparashikuar nga ideuesit e reformës, të cilët duhej të kishin menduar për periudhën e Vettingut kundërmasa të përshtatshme për t’i vënë fre’ grykësisë së më të korruptuarve. Por çfarë duhet bërë tani, që kjo gosti e turpshme është në kulmin e saj në tryezat e Drejtësisë?

Një propozim që hodha pak muaj më parë, bëhet sërish shumë aktual: të rihapen afatet e ankimit në Apel për të gjitha vendimet e marra nga gjyqtarët e dënuar prej Vettingut. Në rast se është veprim i duhur që të gjykohen për herë të dytë çështjet e gjykuara shumë vjet më parë nga gjyqtarë të cilët kanë rezultuar me probleme në kontrollet e Komisionit të Verifikimit, t’i bësh edhe një herë proceset, për të cilat është marrë vendim gjatë këtyre muajve të anarkisë, kur Vettingu është në zhvillim e sipër, bëhet diçka e domosdoshme.

Një rrugë e dytë është ajo që, për çdo vendim negativ të Vettingut (ose për çdo rast kur një gjyqtar vendos të tërhiqet vullnetarisht), të nisë automatikisht një procedim disiplinor dhe një hetim nga ana e Prokurorisë: duke ditur se një vendim i shitur sot rrezikon të të çojë në burg nesër, ky mund të jetë ndoshta një kërcënim i mjaftueshëm për ta penguar këtë korrupsion që po zgjerohet. Në të kundërt, duke ditur se rrezikon të të përjashtojnë nga magjistratura për krimet e kryera, por nuk do të ketë asnjë hetim tjetër, kjo mund të çojë vetëm në nxitje për të vjedhur edhe më shumë, për të mbushur sa më shumë xhepat, për të mbijetuar sa më mirë në vitet kur pritet të mbetesh pa punë.

Një hipotezë e tretë, ekstreme, por sigurisht efikase, do të ishte të vendosej një moratorium për vendimet, të paktën në proceset civile: kjo do të thotë të bllokoheshin proceset në gjykim e sipër, të bllokoheshin paditë e reja dhe të rifillonte gjithshka pasi të mbaronte Vettingu. Shqipëria po mbijeton pa Gjykatë Kushtetuese që prej shumë muajsh, pikërisht si pasojë e reformës: një çmim ky, që duhet paguar përballë emergjencës së Drejtësisë. Të mbetesh edhe pa drejtësi civile për dy vjet, në fund të fundit mund të rezultojë si një kompromis i drejtë mes durimit në pritje të një vendimi të ndershëm dhe rrezikut që të shqyhesh nga ujqit.

Më mirë një Drejtësi e vonuar, sesa një Drejtësi e rreme.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Leksionet” e zgjedhjeve nga Kosova i kemi grisur vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In