• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur propozimet e PD për drejtësinë ngjajnë si dy pika uji me ato të PS! (Krahasimet)

by
24/09/2015 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sundimi i pakicës mbi shumicën sipas modelit 45 vjeçar të Enver Hoxhës”. Kështu e etiketonte ish kryeministri Berisha në korrik të 2012 draftin e opozitës për ndryshime në Kushtetutë sa i përket emërimeve me shumicë të cilësuar në postet më të larta të shtetit si kreun e Gjykatës Kushtetuese, Prokurorin e Përgjithshëm, Presidentin etj. Atëkohë Berisha ishte kryeministër i PD. Sot në opozitë PD kërkon të njëjat gjëra në paketën e propozimeve për reformën në drejtësi. A do të citojë Rama, të njëjtën shprehje që përdori Berisha për të rrëzuar atëhere amendamentet e PS? Mbetet për t’u parë. Javanews sjell të plotë dy projektet dhe deklaratat e ish kryeministrit Berisha që nëmte nismat e PS në 2012, por që tani po të nëjtat nisma i ka sjellë vetë PD për miratim në Kuvend.

 

Propozimet e PS në korrik 2012 (kur ishte në opozitë)

 

  1. Prokurori i përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e 3/5-ve të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi. Ai përzgjidhet nga radhët e juristëve me kualifikim e integritet të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion.
  2. Të nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës, të zgjidhen me pëlqimin e 3/5-ve te gjithë anëtarëve të Kuvendi.
  3. Tre anëtarë të KLD-s duhet të zgjidhen nga 3/5-at të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

 

 

Propozimet e PD në shtator 2015 (aktualisht në opozitë)

  1. Presidenti i Republikës të zgjedhë një numër kandidatësh, duke respektuar kuotat gjinore. Kuvendi të përzgjedhë nëpërmjet shumicës së cilësuar prej 2/3 ose formulave që garantojnë pjesëmarrje substaciale të opozitës, me mekanizëm zhbllokues.

 

  1. Procedura e zgjedhjes së anëtarëve të GjK: në instancë të parë: organ jopolitik si KLD ose vetë GjK, i cili vlerëson përmbushjen dhe vlerësimin e njëkohshëm dhe krahasimor të kushteve dhe kritereve ligjore; në instancë të dytë: organ gjysmëpolitik si Presidenca të propozojë, për secilin post në GjK, një numër të caktuar kandidatësh (në respekt edhe të barazisë gjinore), bazuar në vlerësimin përkatës të kandidaturave të përzgjedhura, nga grupi i kandidaturave që kanë kaluar fazën e parë; në instancë të tretë, miratim në çdo rast me shumicë prej 2/3 prej Kuvendit ose në alternativë, me pjesëmarrje substanciale të opozitës, i pasuar nga një mekanizëm zhbllokues në rast ngërçi.

 

  1. Anëtarët jo gjyqtarë të zgjidhen nga Kuvendi me 2/3 e votave (ose me pjesëmarrje substanciale të opozitës dhe mekanizëm zhbllokues).

 

Argumentat e Berishës kur ishte kryeministër në 2012, për të  rrëzuar propozimet e PS

 

“Rama kërkon që të gjithë krerët e institucioneve, i Gjykatës Kushtetuese, i Gjykatës së Lartë, i të gjithë gjyqtarëve të këtyre gjykatave, i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm Presidenti i Republikës të emërohen me mekanizmin e Avokatit të Popullit, çka do të thotë ose zgjedhje e tyre në zyrat e Fidelit, ose mbetje e institucioneve pa kokë. Kjo është Kushtetuta e sundimit të pakicës. Por kjo nuk do t’i vendoset kurrë, këtij vendi! Për 45 vite me radhë, ky vend është sunduar nga një pakicë. Por kanë ikur njëherë e përgjithmonë kohërat, kur një pakicë mund të sundojë këtë vend. Ju garantoj se, në rast se ne do të bënim këtë hap, kërkesa tjetër e zotit Rama do të ishte kryeministri të zgjidhet me 84 vota. Kjo sepse standardi i tij është sundimi i pakicës. Në rast se Presidenti e kryetari i Gjykatës Kushtetuese bllokohet nga pakica, kryetari i Gjykatës së Lartë emërohet nga pakica, Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga pakica, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit emërohet nga pakica, atëherë përse të mos emërohet edhe qeveria nga pakica!! Ky është varianti i sundimit dhe i diktatit të pakicës mbi shumicën. Zoti Rama mban peng imunitetin për shkak të një kupolë të ngushtë, tre-katër vetë, në Partinë Socialiste, të cilët, duke e ditur qartë se me këtë kurs ajo parti i largohet horizontit të pushtetit me shpejtësi të madhe, duan ta diktojnë marrjen e pushtetit nga pakica, nëpërmjet Kushtetutës së pakicës bllokuese. Kjo praktikë është absolutisht e papranueshme”!

 

 

 

 

 

Next Post

'Vejusha e Zezë' nga Meksika, ka vrarë 180 burra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In