Kur pritet të jetë i prekshëm ndryshimi i PD/ Tabaku e sinqertë: S’bëhet sot për nesër!

2Screenshot 13

Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka bërë me dije se nëse opozita vjen në qeveri atëhere rezultatet do të ndihen që në vitin e parë.

Ajo thotë se PD ka hequr dorën ga premtimet bombastike e përrallat e projektet 3D, por premton normalitet.

Sipas Tabakut, shqiptarët nuk gënjehen dot më dhe ndryshimi nuk vjen dot sot për nesër, por brenda vitit të parë siguron se një pjesë e angazhimeve do të mbahen dhe do të japin rezultat.

PYETJA: Kur pritet të jetë i prekshëm ndryshimi?
JORIDA TABAKU: Që të ngresh një model ekonomik ,të shkatërrosh këtë aktualin e antivlerave, dhe të ndërtosh të riun nuk është sot për nesër. Kemi plan pune për 100 ditët e para. Do të përcaktojë vizionin strategjik. Do të zbatohet në 4 dhe 8 vitet. Brenda vitit të parë jepen rezultatet. Kemi bërë diçka ndryshe nga të gjitha partitë që kanë qenë opozitë, kemi bërë një program qeverisës. Nuk i gënjejmë dot shqiptarët, boll janë gënjyer në 8 vite. Vendosja e një marrëdhënie të drejtë, 100 mijë vende pune ka në 4 vite kapacitet Shqipëria. Duhet raport i drejtë.
Kemi evituar premtimet bombastike, përrallat dhe projektet 3D. Kemi dhënë angazhimet, pas 4 vitesh i kemi thënë po nuk i mbajtëm mos na votoni më.
Këto që e kanë çuar ekonominë shqiptare në katastrofën më të madhe në 30 vite, 100 mijë shqiptarë kanë ikur nga puna, 60 biznese të mbyllura në ditë. Arkitektët e shkatërrimit të ekonomisë janë të fundit që duhet ët gjykojnë. Angazhimet tona po kopjohen. Politika për biznesin e vogël, heqja e TVSH e morën e kopjuan pak javë më parë. Shqiptarët e dinë që nuk e bëjnë këtë, sepse për 8 vite kështu e kanë trajtuar biznesin. Pas zgjedhjeve nis fiskalizimi i bizneseve që ka gjobë 1 mijë euro.
Është e vërtetë që mund të ketë skepticizëm. Çdo gjë është llogaritur. Kemi buxhet alternativ, si do të ndryshohet. Varet nga dinamika që do të gjejmë pas shtatorit në qeverisje. Nuk ka pasur forcë tjetër politike që ka llogaritur sa kushton heqja e taksave. Efektet do të shihen pas vitit të parë.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com