• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur presidenca kthehet në institucionin e “qokave”, medalje çdo ditë, mesazhe urimi…

by A R
06/01/2017 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Nishani nisi vitin 2017 me një vendim shumë të debatueshëm, dekorimin e gazetës Rilindja Demokratike, një organ i PD me titullin më të lartë të “Kalorësit të Urdhërit të Skëndërbeut”.

Sipas përcaktimeve ligjore, ky titull “u jepet shtetasve shqiptarë dhe të huaj për kontribute të qenësishme ose akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin e përparimin e Republikës së Shqipërisë. Propozuesi mund të jetë Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit”.

Vendimi i ardhur me rastin e 26-vjetorit të themelimit të RD, për “aktet e saj heroike” është i paprecedent, jo vetëm pasi këto akte është e pamundur të provohen, por edhe sepse Presidenti shpërblen një gazetë që ka në statutin e saj dhe në objektivat e saj, natyrshëm qënien e njëanshme në dobi të forcës politike që ajo përfaqëson.

Megjithatë, ky vendim i debatueshëm është në vazhdën e një tradite të “inflacionit” të medaljeve dhe titujve të krijuar nga Presidenti i Republikës, i cili gjatë vitit 2016 ka akorduar në total 221 medalje, për një mesatare prej një medalje në ditë pune.

Një bilanc mbi shfaqjet publike të Presidentit Nishani vërteton se kreu i Republikës, politikë “ndjek të njëjtën qokash”. 53 veprimtari publike të Presidentit (sipas faqes së vetë Presidencës), janë të ndara në 11 mesazhe ngushëllimi për personalitete që ndërruan jetë gjatë vitit, 8 urime për festa kombëtare të huaja dhe zgjedhje liderësh të huaj, 7 urime për festa fetare, 8 intervista, 2 konferenca për shtyp dhe vetëm 3 shkëmbime diplomatike./ Lexo.al/a.m.

Next Post
Ja formulari i dekriminalizimit për dy deputetët e rinj të parlamentit shqiptar

Ja formulari i dekriminalizimit për dy deputetët e rinj të parlamentit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com