• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kur poston foto Topalli

by Aalison Pearse Stevens
08/08/2016 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

topalli-berisha-azemi1Jozefina Topalli e di që kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka një boshllëk që e komplekson. Një nga ato boshllëqe që ka çdo politikan i ardhur rishtazi në një parti, një dekadë e gjysëm pas themelimit të saj, duke gjetur aty kolegë shumë më të vjetër se ai në moshë dhe në përvojë politike.

Ish-kryetarja e Kuvendit ka postuar sot një foto të viti 1998, ku duket ajo vetë, bashkë me Berishën e Hajdarin. Ndoshta diçitura e fotos “Kur bëhej opozitë edhe pse kërciste plumbi”, është edhe më therëse sesa vetë fotoja. Për Lulzim Bashën natyrisht, personin të cilit duket se i drejtohet edhe fotoja, edhe komenti poshtë saj.

Kjo shigjetë e Jozefina Topallit ndaj kreut të opozitës nuk vjen në boshllëk. Nuk është prej shumë kohësh as edhe një tekë e Jozefinës, një mospëlqim i saj personal apo një ndjesi rivaliteti ndaj Lulzim Bashës. Ka kohë që përshtypja shpërfillëse dhe negative e Topallit ndaj Bashës, është edhe përshtypja që ka sot një pjesë e madhe e deputetëve dhe zyrtarëve të vjetër të PD, të cilët nuk po arrijnë dot të mësohen me apatinë dhe dobësinë e opozitës së Lulzim Bashës.

Prej muajsh kryetari i PD Basha e ka lidhur litarin e opozitës së tij pas varkës së Ilir Metës, duke i varur të gjitha shpresat tek ulje-ngritjet hileqare të marrëdhënieve mes PS e LSI. Thirrja e fundit e tij për qeveri teknike, është në fakt një derivat i propozimit të Metës për “qeverinë e ekspertëve”, paçka se ky i fundit e braktisi këtë pistë 24 orë pasi e hodhi në publik.

E njëjta apati vihet re prej tre vjetësh tashmë, edhe në imazhin dhe peshën që opozita ka sot në shoqërinë shqiptare, në skenën politike dhe vendimmarrjet e rëndësishme. Në mënyrë të përsëritur, Basha (me influencën e Berishës), e mbajti larg PD nga tryezat për reformat territoriale dhe atë në drejtësi. Me ngulmim opozita ka qëndruar në llogore, në vend që të futet në ujë dhe të notojë drejt objektivit të rikthimit në pushtet. Edhe vetë varësia patologjike dhe e pashërueshme e Lulzim Bashës nga ish-kryetari, ka qenë dhe mbetet një trajtë e palëvizshme e dobësisë së tij si lider politik.

Natyrshëm që në këto kushte Topalli dhe të tjerë si ajo, e gjejnë mjaft komode të bëjnë ironi dhe humor të hidhur me kreun e partisë. Sepse në kohëra boshllëku, çdokush e ndjen instiktivisht nevojën të shohë prapa, në kërkim të diçkaje që i mungon e që nuk mund ta gjejë më pranë vetes. Ashtu siç bën politikania e vjetër demokrate, që preferon t’i heqë pluhurin fotove të vjetra të një epoke të egër politike, më mirë sesa të pajtohet me atë që sot e konsideron si një kohë të humbur të opozitës shqiptare.

Next Post

Mos i hidhni farat që bëjnë "çajin magjik"

Comments 2

  1. sifi says:
    10 years ago

    Topalli tek Kjo goto don te tregoje histprine personale te saj prane PD bile me Azemin don te thote sa te ngjashem kane qene dhe ne intekekt duke stlin antidemokratik medioker te drejtimit te kuvendit qe kurre nuk pranoi kurre konsensusin megjithese 8 VJET drejtuan vendin me forcen 70+1 te deputeteve

    Reply
  2. Milena says:
    10 years ago

    Skender,gjithnje mbetesh shume mbrapa kohes.Kjo tregon se politiken nuk e kupton.Por si puna e budallait,qe gjithmone,vehtja I duket si me I mencuri.edhe ti njelloj shkruan,duke trguar gjithmone defektin tend.Te shkruash per X person,minimalja qe kerkohet,eshte ta njohesh ate person,pastaj ta kesh ndjekur ne gjithe vedprimtarine e tij (por gjithnje nese e kupton)dhe ne fund mund te japesh mendimin tend.Thashe mendimin,dhe nuk thashe te japesh vleresimin.Se qe ta kuptosh ti Skender,ne mes nje mendimi dhe nje vleresimi,eshte nje det I tere.Kete det,ti nuk e shikon,ose nuk e dallon dot.

    Reply

Leave a Reply to Milena Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In