• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur politikanët e lartë shqiptarë sulmuan SHBA pasi u ndodhën në vështirësi personale

by A R
21/11/2019 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Dita e sotme ka pasur një acarim të dukshëm të qëndrimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta ndaj Shteteve të Bashkuara në veçanti dhe ndaj një grupi të përfaqësive të Perëndimit në Tiranë.

Ky qëndrim është përforcuar si nga deklarata e zëdhënësit të kreut të shtetit, por edhe nga vetë kreu i shtetit, si dhe nga mbështetës në rrjetet sociale.

Acarimi ka ardhur dukshëm pas një telefonate të të dërguarit special të Ballkanit të SHBA-së, Mathew Palmer me Presidentin Meta, ku pas saj ka ardhur jo thjesht një qëndrim i kundërt i Metës me SHBA por një përshkallëzim i fjalorit ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat duket se nuk e përkrahin qasjen e Metës në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, e në përgjithësi me reformën në drejtësi.

Realisht kemi të bëjmë me një qëndrim jo të lehtë, apo të vogël, a thjesht me një këndvështrim, por me një marrje pozicioni të qartë e të prerë të një institucioni shqiptar ndaj aleatit më të rëndësishëm të Shqipërisë siç është SHBA.

Zoti Meta, madje ka zgjeruar qëndrimin e tij duke thënë se “nuk jemi me rule of embbasy por rule of low”, çka troç e qartë thotë se Presidenca nuk e shikon oportune, madje nuk pranon qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar të atashuar në Shqipëri.

Nëse pjesë të politikës shqiptare, siç është vetë zoti Meta, apo Sali Berisha, Bujar Nishani, a kush do qoftë edhe pjesë e opinionit publik që këto ditë ka bombarduar  sulme e batere sharjesh ndaj ndërkombëtarëve, duan ta bëjnë pjesë të qëndrimit politik të tyre, ata do të duhet ta artikulojnë dhe ta shtrojnë si të tillë para shqiptarëve.

Deri më sot, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe e konsideron aleancën me SHBA jo vetëm strategjike, por ka pranuar në Kushtetutën e Republikës bashkëqeverisjen me aleatët SHBA e BE.

Këtë jo vetëm në kuadër të inkuadrimit në aleanca si NATO e Bashkimin Europian por edhe në kuadër të reformës në drejtësi, ku është pranuar që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të jetë prezent në ringritjen e drejtësisë në vend.

Ajo që bie në sy sot në këtë debat duhet thënë bajat kundër SHBA dhe BE-së, nuk është se publikut i rreh për keq qëndrimi i zotit Meta, zotit Berisha apo edhe i enturazhit të tyre, që dukshëm kuptohet se bëhet për t’i shërbyer interesit të momentit, por qëndrimi i atyre që quhen pjesë e opinionit, pra ekspertë, diplomat e ish-diplomatë që nuk tentojnë të marrin pjesë në këtë debat politik, qoftë duke kërkuar që të moderohet fjalori politik antiperëndimor në vend.

Ka pasur dy herë në të kaluarën kur politikanë shqiptarë kanë sulmuar SHBA-në dhe më pas kanë qenë ata që kanë bërë mea coulpa në qëndrimin e tyre, por që gjithsesi kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Fatos Nano, në vitin 1993 pak ditë para se të arrestohej akuzoi diplomatë ambasadës amerikane në Tiranë se kanë ndikuar në prangosjen e tij, gjë që më pas kur dokumentet u hapën doli që nuk ishte e vërtetë.

Ndërkohë, edhe Sali Berisha, kur ishte President i Republikës në vitiet 1995, 1996 dhe 1997 u përplas me SHBA për qëndrimet e tij mbi zgjedhjet e 26 majit por edhe me sjelljen ndaj krerëve të institucioneve të pavarura siç ishte kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi, që u mor në mbrojtje nga Uashingtoni.

Këto akte politike kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet me SHBA-në që është bërë e qartë në qëndrimet e zyrtarëve apo edhe aktorëve të rëndësishëm të skenës politike dhe diplomatike.

Gjithashtu i rëndë ka qenë qëndrimi i shtatorit 2013, ku për herë të parë u zhvillua edhe një manifestim përpara ambasadës amerikane në Tiranë, me pretekstin se SHBA po ndikonte që në Shqipëri të futeshin armë kimike të Sirisë, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë, pasi kishim të bënim me një arsenal municionesh luftarake, që më pas u shkatërruan në Itali dhe ku vendi fqinj përfitoi edhe të ardhurat monetare  të majme për shërbimin.

Megjithatë, sot në kuadër të zhvillimeve aktuale kemi të bëjmë me një qëndrim radikal anti-amerikan, i cili ka ardhur duke u majisur që kur dy aktorët e rëndësishëm politikë shqiptare Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk kanë qenë dakord me operacionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA e BE për gjyqtarët e prokurorët në vend, ku vetting është baza e tij.

Në 2016-n, u hap e ashtuquajtura tezë e “sovranitetit” që po risillet edhe sot si supë e ngrohur, por ndërkohë që për 4 vite ambasadorët perëndimorë u sulmuan e shanë aq egërsisht nga enturazhet e këtyre aktorëve politikë, sa u ra në nivele të ulëta të etikës njerëzore.

Bie në sy që në këtë atmosferë nuk ka pasur një qëndrim nga persona që kanë qenë aktorë të rëndësishëm politike si ish-presidentë, ish-kryeministra, ish-ministra apo ambasadorë që kanë qenë pjesë e zbatimit të platformës strategjike të Shqipërisë për marrëdhëniet me aleatët.

Një OJF që mbledh diplomatë përkrahës të opozitës që sulmuan ashpër ambasadorin Botschard për të ashtuquajturin incident me protestuesit e Unazës së Re, nuk kanë thënë asnjë fjalë pikërisht për luftën e egër që ka hapur kreu i shtetit me aleatët kryesorë të Shqipërisë. Qoftë edhe nëse janë dakord, por të ushqejnë opinionin me argumente mbi situatën.

Ndërkaq, edhe institucionet e vendit si Parlamenti apo qeveria, do të duhet të mbajnë qëndrim për pozicionin e mbajtur nga një tjetër institucion i rëndësishëm.

Qoftë edhe duke thirrur referendum nga shqiptarët, siç kërkon Ilir Meta, me pyetjen: a janë dakord shqiptarët me qëndrimin e SHBA për reformën në drejtësi apo jo?!

Një shtet serioz i vendos pikat mbi i dhe përcakton e mbron qartë qëndrimin e tij, sidomos për pozicionet strategjike. (TemA)

Next Post
Karriera e gjyqtarit Muçi në rrezik, ja kujt biznesmeni i detyrohet 21 mijë euro

Përse gjykatës si Muçi i nevojiten Metës kundër SHBA-ve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In