• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kur politika as të shtrëngon dhe as të lëshon

by Lorenc Vangjeli
26/07/2018 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në mos qoftë vetëm paranojë, është edhe frikë. Në mos qoftë vetëm frikë, është edhe moskuptim. Në mos qoftë vetëm moskuptim, është edhe sëmundja e vjetër dhe primitive e politikës shqiptare, është ligësia e shprehur në një fjali të vetme; suksesi im vjen vetëm nga dështimi i kundërshtarit politik. Edhe kur ky dështim është dega ku janë ulur të gjithë, sharra dhe jo debati, përjashtimi dhe jo kompromisi jane mjetet dhe veglat politike që përdoren rëndom në Tiranë.

Jo për simetri mes palësh, por për të dëshmuar zgjedhjen e sharrës për degën e përbashkët, vlen të kujtohet një kusht absurd socialist I viteve më parë. Pak para zgjedhjeve të 2013 – ës, opozita e djeshme e kushtëzoi votimin e “tre ligjeve të integrimit” me postin e kryetarit të qarkut të Fierit. Mjafton edhe një largësi shumë më e vogël nga kjo ngjarje e pesë viteve të shkuara, për të parë qartë dhe për të kuptuar sesa e thellë ishte ajo pikë uji ku klasa politike shqiptare u përtyp u përpëlit dhe u mbyt për muaj me rradhë. Ishte thjesht dhe vetëm një kusht dhe kushtëzim mes palësh për të mos kryer një akt që qëndronte në fakt mbi palët dhe u shpërbente të gjitha palëve. Atëherë nuk kuptohej as pse socialistët e kërkonin me aq ngulm si betejë finale atë vend pune në Fier – edhe pse u takonte – dhe as pse e shtrëngonin aq fort sa të mos e lëshonin demokratët, që kishin grabitur një plaçkë që nuk u hynte fare në punë. Një shpjegim logjik do të vinte me gjasë nga paranoja, mosbesimi, moskuptimi dhe frika që shoqëron marrëdhëniet shumë shpesh e si rregull armiqësore mes palëve. E po kështu me ngutin për të refuzuar rast pas rasti çdo bashkëpunim që ngjan se i shërben palës tjetër.

Çfarë po ndodh me ligjin për shkollën për magjistraturën, më saktë një amendim ligjor i diktuar për shkak të rrethanave shumë specifike të krijuara me reformën në drejtësi, ngjan si dy pika uji me pikën e zakonshme të ujit ku nxitojnë të mbyten të gjithë. Korifenjtë e absurdit, edhe njëherë, si përherë, e shndërruar absurdin në korifeun e vetëm të vendit.

Si zakonisht janë dy palë me qëndrime në skaj të njëra – tjetrës. Pozita që kërkon miratimin e ligjit për shkak të nevojës dhe urgjencës që ekziston për të.

Opozita që pretendon se në këtë mënyrë do të kontrollohet politikisht brezi i ri i gjyqtarëve dhe prokurorëve magjistratë.

Janë dy qëndrime që përjashtojnë njëri – tjetrin, por me gjasa e vërteta është diku në mes të tyre. Ekziston edhe nevoja për miratimin e ligjit, por nuk është pa bazë edhe frika baroke për kapjen e sistemit nga një palë në një të nesërme jo fort të largët.

Çfarë duhet bërë, si duhet zgjidhur ngërçi dhe si duhet vepruar, është një ushtrim politike. Që nis me dy hapa elementarë, me leximin e asaj që kërkon ligji me vetëm tre nene, kuptimi i thelbit të tij si dhe me debatin pa paragjykim që sjell kompromis.

Në rastin e parë, nevoja e ligjit është e dukshme. Mungesa e institucioneve të parashkuar për t’u ngritur nga reforma në drejtësi, KLP e KLGJ dhe nevoja për të verifikuar figurën e kandidatëve për magjistratë dhe pasurinë e tyre, e bën të pamundur konkursin për pranimin e tyre në shkollë. Dhe po kështu, mungesa e këtyre institucioneve, e bën po të pamundur emërimin në detyrë të brezit që mbaron studimet në këtë vit akademik.

Në rastin e dytë, krijimi apo shpikja e një mekanizmi që do të zbuste, frenonte apo eliminonte ndikimin partiak në këto procese, qoftë në mënyrën e organizmit të provimit, qoftë dhe në emërimin e tyre nga KLD–ja e sotme, do të ishte një bazë diskutimi dhe kompromisi. Ndryshe situata mes palësh që bashkëjetojnë gjithmonë me sherr me njëra – tjetrën dhe që me sherr ushqejnë mbijetesës reciproke, do t’i ngjajë atij çiftit dramatik që konsumon ditë pas dite sherrin e të dashuruarve pa ndarje. Kur të dy palët ankohen; “ai” që thotë se “ajo” e privon nga vetvetja dhe “ajo” që qahet poshtë e përpjetë në lagje se “ai” as e shtrëngon dhe as e lëshon. /JavaNews.al

Next Post
Revolucioni i Samsung, vjen ekrani i celularit që nuk thyhet kurrë

Revolucioni i Samsung, vjen ekrani i celularit që nuk thyhet kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Reformat, keqkuptimi dhe mediokriteti

August 10, 2026
Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

August 10, 2026
Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

August 10, 2026
Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

August 10, 2026
Priten zhvillime të reja në Lindjen e Mesme! Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike

“Sa të jem kryeministër nuk ka Palestinë”, Netanjahu ngre zërin kundër Trump: Refuzojmë planin për Gazën

August 10, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, gjendet motori i autorëve! Ende asnjë gjurmë prej tyre

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, gjendet motori i autorëve! Ende asnjë gjurmë prej tyre

August 10, 2026
Në objektin ku mirëmbahen sistemet Patriot/ Dy dronë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, alarmohet ushtria

Në objektin ku mirëmbahen sistemet Patriot/ Dy dronë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, alarmohet ushtria

August 10, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Letër e hapur Ambasadës së Ukrainës në Tiranë

August 10, 2026
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

‘Tepria’ e Vuçiq për Lepencin duhet ta trandë BE

August 10, 2026
Si të mbroheni nga i nxehti i verës…

Qershori dhe korriku, muajt më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Evropë

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com