• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Kur pikturova Enver Hoxhën me flokë të gjata, më thirrën në Komitetin Qendror”/ Dëshmia e rrallë e “mbretit” të akuarelit

by S T
30/03/2025 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deti nuk është vetëm ekuilibrimi i raporteve të brendshme, që thotë shkrimtarja japoneze Banana Yoshimoto. Mund të të tjetërsojë të gjithë jetën. Rakip Shabanin e bëri piktor deti. Kanë kaluar kaq dekada, megjithatë Shabani tregon po njësoj, me po ata sy të njomë të fëmijës, që dikur u shpëtonte dënimeve duke u zhytur në ujë, marrëdhënien e parë me detin. Ngjajnë gjithnjë si rrëfime krenare dhe janë, në fakt, të privilegjuar të gjithë artistët që mundën të zhvillojnë veten prej marrëdhënies me natyrën, sidomos nëse dritarja e fëmijërisë sheh nga deti.

Mbase një film do ta përcillte më mirë përhumbjen e një djaloshi që për t’u ikur qortimeve të babait, kridhej në ujë, por jo si ikje drejt aventurave me moshatarët. Shabani fëmijë, ia tregonte veten vetëm ujit, vetëm ai e shpëtonte, dhe deti e ndihmoi, duke i dhënë ç’i duhej për t’u bërë artisti që është sot. Orët vetmitare, Rakip Shabani i kalonte te tuneli në Vlorë, me ca lapsa e letra me vete. Shtëpia e tij ishte aty pranë, kështu që zgjidhjen ia kishte dhuruar fati.

Akuarelet e para i kujton që në klasë të pestë, pa menduar ndonjëherë që, një ditë, piktura nuk do të ishte vetëm shpëtimi i orëve të menduara të një adoleshenti, por i gjithë jetës së tij. Përpara një mesazhi që doja t’i shkruaja ca kohë më parë një njeriu të rëndësishëm të kulinarisë europiane, nuk dija ç’të shkruaja.

U konsultova dhe njeriu që e njihte më tha: “Shkruaji fare thjesht, atë që mendon, sepse edhe ai është i thjeshtë, siç janë të gjithë njerëzit e mëdhenj”! M’u kujtua prej bisedës me Shabanin, sepse ndoshta kur je bërë njeriu që je sot, prej ndikimeve kaq të mëdha, siç është natyra, ngelesh gjithnjë i përulur, si përpara gjërave që je falënderues përjetë. Sepse urtësia, një lloj tërheqjeje e mençur dhe thjeshtësia, ngelen elementet që i mungojnë sot artit dhe artistëve.

Episodi që më tregoi se si në një muze në Vjenë, i kishte kërkuar së bijës t’i bënte një fotografi përpara një telajoje të historisë botërore të pikturës, vetëm për të parë dhe kuptuar se sa “i vogël” ishte, duhet t’i tregojë kohës, se sa shumë flluska po shpërndan. E njëjta përmasë me mendimin shprehet edhe në thjeshtësinë e akuarelit të tij.

Fati i piktorit nuk mbaroi me dhuratën që i bëri natyra!

“Kur unë nuk isha ende në gjendje për ta vlerësuar a për ta njohur, në Vlorë erdhi piktori i madh Abadurrahim Buza, për të kërkuar studentë të talentuar për në Liceun Artistik. As unë e as familja ime nuk e kishim menduar ndonjëherë, këtë drejtim që mund të merrte jeta ime! Unë pikturoja për të ëndërruar, për t’u larguar, pa qenë i vetëdijshëm se çfarë bëja dhe se si isha duke e bërë. Në një nga orët e gjata te tuneli, profesori më afrohet dhe më pyet, se çfarë isha duke bërë dhe se përse nuk kisha shkuar në konkurs”?

Kjo ishte ngjarja vendimtare e jetës së Shabanit. Buza iu drejtua Komitetit Ekzekutiv, pa i dhënë shumë alternativa: “Nëse nuk më dërgoni Shabanin, mos më dërgoni student tjetër”. Përfaqësuesit e Komitetit e gjetën shpejt gjuhën me babain e Shabanit dhe menjëherë pas kësaj, nisi marrëdhënia e tij profesionale me artin.

“Së pari më regjistruan në Skulpturë, ku studiova për 5 vjet, megjithëse nuk hoqa dorë asnjëherë nga akuareli, për shkak se më dukej edhe më praktik. Ishte përsëri profesor Buza, ai që më nxiti të vijoja më tej studimet për pikturë, por kjo nuk ndodhi menjëherë. Së pari u emërova mësues, megjithëse isha më i vogël se nxënësit e mi dhe nuk dija si të sillesha”.

Natyra ndihmoi sërish. Rakip Shabani u emërua mësues në fshatin Novoselë të Vlorës. Mjelëset e lopëve që hasi atje, e nxitën t’i kushtohej pikturës me aq përkushtim sa të bënte punë mjaftueshëm për një ekspozitë.

“Ekspozita ime e parë ka qenë në një stallë lopësh”. Prej andej, nga “era” e jetës së vërtetë, nisi karriera e Shabanit. Megjithëse prezantimi i parë i punëve në Shtëpinë e Kulturës, nuk rezultoi i suksesshëm, një mësim arriti ta marrë. Kur babai e pyeti se; çfarë fitoi nga e gjithë kjo përpjekje, përgjigjen e kishte gati: “Fitova të shara dhe prej tyre mësova”.

Mësoi aq sa kur Vilson Kilica shkoi në studion e tij, nuk ngurroi fare t’i merrte 35 punë, të cilat përfunduan në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe prej andej, në një ekspozitë në Teatrin Kombëtar.

Shkrimi i Xhevahir Spahiut në “Zërin e Popullit”, ishte zëri që duhej për ta çuar piktorin në rrethin që duhej. Pas kësaj distance nga koha e liceut, erdhi Akademia e Arteve. Rakip Shabani, nuk i shpëtoi asnjëherë detit, prej tij ishte bërë dhe vetëdija ia shprehte në të gjitha punët.

Edhe atëherë kur një portret në Akademi kishte një pëlhurë kafe për sfond, Rakipi student e pikturoi të kaltër. Sali Shijakut nuk i shpëtoi tjetërsimi i kompozimit. “Nga Vlora je ti”, e pyeti.

Prej këtej nisi rrugëtimi i gjatë i piktorit Rakip Shabanaj në të gjitha format, sepse ai nuk po rritej në pikturë vetëm prej studimeve apo përvojës. Punoi dhe punon siç e nisi: prej natyrës. “E kam shëtitur tri herë Shqipërinë në këmbë! Kam marrë motive gjithfarësh prej saj. Gjithmonë kam menduar që artistin e bën natyra. Mirëpo, gjatë njohjes sime me natyrën njoha edhe poezinë popullore, njoha legjendat, arkeologjinë, të gjitha këto e pasuruan pikturën”, një tjetër kënaqësi nga takimi me Shabanin, janë pikërisht vargjet që i rrëshqasin nga vitet pa asnjë pengesë nga kujtesa.

NUDOT DHE BYROJA

Me asnjë piktor që ka studiuar e është rritur profesionalisht në regjimin e shkuar, nuk mund t’i shpëtosh temës së nudove, siç nuk u shpëton dot ngjarjeve të fshehta, sepse nudot ishin të tilla.

“Në Akademi kemi punuar me nudon, edhe me modele, por sigurisht ato ngeleshin të pa ekspozuara, ishte si një punë e fshehtë që megjithatë në shkollë nuk trajtohej si e ndaluar. Besoj që fondi i Akademisë, duhet t’i ketë ende”. Nga ana tjetër, ato që ekspozoheshin, por punoheshin nën mbikëqyrjen e partisë, ishin portretet e Byrosë Politike.

“Pas përfundimit të Akademisë së Arteve, punova me portretet e anëtarëve të Byrosë. Portretin e Enverit, e kisha bërë me flokë më të gjatë nga ç’i kishte. Kështu më erdhi dhe të tillë e bëra. Kuptohet që më thirrën menjëherë nga Komiteti i Partisë, për të më evidentuar si piktorin që e kishte bërë udhëheqësin të paqethur. U përpoqa të jepja argumentet e mia artistike, por të mbyllej goja. Megjithatë, nuk pata penalizime në punën time”.

Sepse fokusi i punës së Shabanit, nuk ishte asnjëherë politika. Depërtimi në dejet e historisë së vendit, duke i prekur vetë me dorë, dëgjuar me veshë e duke shkelur në të gjitha anët, nga jugu në veri, e pasuroi në të gjitha pikëpamjet dhe i dhuroi pikturës së tij madhështinë e shpirtit të njeriut.

Sot mundet që bota të ketë harruar atë që thoshte Van Gogh, se: “nuk ka asgjë më artistike se të duash njeriun, se dashurisë mund t’i ndryshojë pamja, por jo esenca”, por ka ende piktorë si Rakip Shabani, që të gjitha këtyre ndjesive u kanë dhënë formë me penela dhe ngjyra. Po, të kaltra!

“GALLERY 43”

“Gallery 43” është galeria personale e piktorit Rakip Shabani. Në të janë të ekspozuara rreth 100 vepra të autorit, që i takojnë një periudhe kohore nga viti 1969 deri në 2020.

Përveç veprave të ekspozuara në këtë galeri, pikturat e Rakip Shabanit janë të ekspozuara edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe në Vlorë. Gjithashtu, veprat e tij janë ekspozuar në disa vende si Angli, Amerikë, Argjentinë, Japoni, Greqi, Gjermani, Rumani, Bullgari, Itali, Francë, Brazil etj. “Gallery 43”, ka marrë këtë emër, pasi edhe vetë piktori ka lindur në vitin 1943.

Në këtë mënyrë emërtimi i saj është i personalizuar dhe i lidhur drejtpërdrejt me krijimtarinë e tij. Shabani është nderuar disa herë më çmime kombëtare, një prej të cilave ka qenë për “Nënën Labe”.

Janë vlerësuar dhe evidentuar gjithnjë si pasuri peizazhet në sfondet e kompozimeve të ciklit mbi Ali Pashë Tepelenën, “Kush e solli Doruntinën”, “Zanat duke u larë”, ku autori jep jo vetëm me mjeshtëri fuqinë dhe madhështinë e Ali Pashait, por përcjell edhe të gjithë fuqinë e toneve lirike.

Duke shfrytëzuar legjendën “Kush e solli Doruntinën”. ku njerëzit ikin e ikin e fluturojnë në qiell, i merr jeta ose vdekja, autori ka ndërtuar me shije të hollë kompozimin “Konstantini e Doruntina”. Përveç detit, Vlorës dhe motiveve të rrethinave të saj, në krijimtarinë e piktorit nuk mungojnë pikturat e kryeqytetit. Në to vihen re detajet e shumta të Urës së Tabakave dhe lagjes së Tabakëve.

Piktura këto të shprehura në bardhezi, por duhet theksuar që në asnjë prej pikturave të autorit nuk ka hije, pasi autori ka një lidhje organike me dritën dhe e shpreh në çdo pikturë.

“Ka vetëm ngjyrë dhe dritë në pikturat e mia, hija është hequr krejtësisht”. Përveç pjesës historike, autori ka prezantuar dhe jetën urbane me ciklin e endacakëve të rrugëve. Në çdo portret të tyre shprehet dhe historia e “barbonëve” të Tiranës, siç i quan autori. Memorie.al

Next Post
Tiranë/ Kishte kthyer lokalin në bazë droge dhe armësh, shpallet në kërkim pronari, arrestohet bashkëpunëtori i tij

Tiranë/ Kishte kthyer lokalin në bazë droge dhe armësh, shpallet në kërkim pronari, arrestohet bashkëpunëtori i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?

March 6, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

March 6, 2026
TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In