• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kur Papa Francesku kritikon ashpër Europën… “Emigrantët nuk janë kriminelë”

by Java News
06/05/2016 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku ka shprehur dëshpërimin e tij të thellë për Europën, që sipas tij po rritet gjithnjë e më shumë mes të qenit “e lodhur” dhe “e ngulitur” në qëndrimet e saj, ndaj dhe u ka bërë thirrje drejtuesve më të lartë qeveritarë në kontinentin e vjetër që të mos i shohin emigrantët si kriminelë.

Komentet, Ati i Shenjtë i ka bërë në prani të udhëheqësve më të lartë të BE-së, përfshi këtu Kancelaren gjermane, Angela Merkel; kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi; si dhe presidentët e Parlamentit Europian, Komisionit dhe Këshillit.

“Çfarë po ndodh me ty, moj Europë e humanizmit, kampione e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë? Çfarë ka ndodhur me ty Europë, shtëpi e poetëve të shquar, filozofëve, artistëve, muzikantëve, burrave e grave të letrave?”, deklaroi Papa Françesku. “Çfarë ndodhi me ty Europë, nënë e popujve dhe kombeve të shumtë, nënë e burrave e grave të mëdha, që kanë sakrifikuar jetët e tyre për dinjitetin e vëllezërve dhe motrave të tyre?”, vijoi më tej Ati i Shenjtë.

Papa Françesku ka folur gjatë një ceremonie në “Sala Regie” të Vatikanit, teksa do t’i dorëzohej pikërisht atij çmimi i përvitshëm “Charlemagne”, dhënë nga qyteti gjerman i Aachenit ndaj atyre që kanë kontribuar më së shumti për idealet e Europës së pasluftës, shkruan TCH. Komentet e tij vunë në dukje gjendjen e sëmurë në zemër të Bashkimit Europian, që ka luftuar me një krizë borxhesh të gjatë dhe përçarëse, teksa po lufton tashmë me përthitjen e një fluksi tepër të madh emigrantësh e refugjatësh, shumica e të cilëve i largohen luftës civile në Siri.

Papa Françesku e ka quajtur më pas Europën si “të lodhur, por ende të pasur me energji dhe mundësi”, teksa shtoi se kontinenti i vjetër “po ngulmon së tepërmi në qëndrimet e vjetra, në vend që të tregohet i hapur ndaj nisjes së proceseve të reja sociale, të afta për të angazhuar të gjithë individët apo grupet, në kërkim të një zgjidhjeje të re dhe produktive të problemeve aktuale”.

Argjentinasi, i pari Papë joeuropian në 1300 vite në krye të Kishës Katolike, tha se dëshira për unitetin europian “duket se po venitet” dhe se “ata që konsiderojnë ngritjen e barrierave” janë duke tradhtuar ëndrrën e themeluesve të Europës moderne”.

“Unë vazhdoj të ëndërroj për një Europë që kujdeset për fëmijët, që ofron ndihmë vëllazërore ndaj të varfërve dhe të sapoardhurve që kërkojnë veçse të pranohen, për shkak se kanë humbur gjithçka dhe u nevojitet një strehë. Ëndërroj për një Europë ku, të qenit një emigrant nuk do të përbënte një krim”, tha ai.

Duke iu referuar Papës, presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz tha se kriza e emigrantëve përfaqëson “një sfidë përcaktuese për Europën”. Ndërkohë, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker theksoi se Papa, i cili ka bërë apelime të shumta për trajtimin më të mirë të refugjatëve, u rikthye nga ishulli grek i Lesbosit muajin e kaluar me 12 refugjatë sirianë.

“Ku ai merr 12 refugjatë – në përpjestim me popullsinë e Vatikanit, kjo është një ndihmë shumë herë më e madhe sesa e çdo vendi tjetër anëtar të BE-së – ndaj dhe na mbush zemrat me më shumë kurajo”, deklaroi Juncker. javanews/ a.k

Next Post

10 ekstravagancat shqiptare të pranverës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com