• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur paga bëhet drejtësi dhe drejtësia shndërrohet në pazar

by Endri Kajsiu
14/06/2025 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

1. Drejtësi për pagat apo paga për drejtësinë?

Në Shqipëri, drejtësia është për vite me radhë në qendër të reformave të mëdha. U investua shumë me ligje, me buxhete, me mbështetje ndërkombëtare për ta bërë sistemin gjyqësor më të ndershëm dhe të pavarur.

Por sot, Unioni i Gjyqtarëve i është drejtuar vetë Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë që ka ngjallur shqetësim të madh publik: kërkojnë rritje të mëtejshme të pagave me truke ligjore.

Në një vend ku qytetarët presin me vite për të marrë drejtësi, ku 140 mijë çështje janë stok dhe ku besimi te gjyqësori është minimal, gjyqtarët tashmë ndër më të paguarit në shtet kërkojnë më shumë pagë. Por jo më shumë përgjegjësi. Vetëm më shumë para.

2. Rritja e pagave, nga e nevojshme në e tepruar

Nga viti 2016, paga bruto e një gjyqtari me refomën në drejtësi është rritur me 177% nga 104.856 lekë në mbi 290.000 lekë në muaj.

Qeveria dhe partnerët ndërkombëtarë e mbështetën këtë rritje si një mënyrë për të forcuar pavarësinë dhe për të larguar korrupsionin nga gjyqësori. Por a ndryshoi realiteti?
Dosjet mbeten ende të pashqyrtuara për vite të tëra.
Transparenca është e ulët.
Besimi qytetar nuk po rritet dot me përjashtim të SPAK-ut, që është një përjashtim, jo rregull.

3. Çfarë ndodhi me vendimin e fundit të GJK-së?

Deri në vitin 2022 me ligjin për statusin e magjistratit, gjyqtari kishte si pagë referuese pagën e drejtorit të përgjithshëm në Kryeministri. Por në vitin 2022, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenin 12, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar me nenin 2, pika 1, të ligjit nr. 50/2021, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke urdhëruar një rritje shtesë në pagën referuese të gjyqtarëve 14.000 lekë më shumë. Efekti financiar i këtij vendimi në buxhetin e shtetit qe 30 milionë euro. Një kosto e rëndë që u përballua përmes shkurtimeve buxhetore në sektorë kyç të zhvillimit.

Në vitin 2023, Kuvendi i Shqipërisë, duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, riformuloi nenin e shfuqizuar të ligjit të statusit të magjistratit, duke ndryshuar pagën referuese të magjistratëve nga drejtori i përgjithshëm në Kryeministri dhe duke e lidhur me atë të Presidentit të Republikës, si zyrtarin më të lartë të shtetit. Paga referuese u rrit lehtësisht – me 300 lekë, duke ruajtur ekuilibrin mes pavarësisë së gjyqësorit dhe interesit publik.

4. Çfarë kërkojnë sot gjyqtarët?

Unioni i Gjyqtarëve kërkon rikthimin e skemës së vjetër: të lidhin pagën e tyre me atë të drejtorit të përgjithshëm në Kryeministri. Kjo do të thotë që sa herë rritet paga e këtij pozicioni ( drejtor i përgjithshëm në Kryeministri), të rritet automatikisht edhe paga e gjyqtarëve.

Kjo kërkesë është pa bazë kushtetuese. Neni 138 i Kushtetutës thotë qartë: pagat e gjyqtarëve nuk mund të ulen, por nuk garanton rritje automatike për çdo rritje të një zyrtari tjetër.

5. Rritje privilegjesh pa përgjegjësi = deformim

Kërkesa për rritje të mëtejshme nuk është më për drejtësi. Është për privilegj. Dhe privilegji pa përgjegjësi është rrezik për republikën.

Një drejtësi që kërkon vetëm për veten, pa reflektuar mbi realitetin e mijëra qytetarëve që presin vendime, është një drejtësi që ka humbur misionin.

6. Askush s’duhet të jetë gjyqtar në çështjen e vet

Ky është një parim themelor i së drejtës. Gjyqtarët nuk mund të kërkojnë paga më të larta duke iu drejtuar vetë Gjykatës Kushtetuese, ku vendimi ndikon drejtpërdrejt edhe për anëtarët e saj. Gjyqtari nuk mund të jetë teknik i pagës së tij por shërbëtor i drejtësisë për qytetarin, ky është misioni fisnik i tij.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të pranojë një kërkesë të tillë që prek materialisht edhe anëtarët e saj, atëherë do të cenojë integritetin e saj kushtetues.

7. Në vend të drejtësisë, një kastë e paprekshme?

Po lejuam që çdo pushtet të caktojë vetë pagat e veta, atëherë shkatërrohen të gjitha balancat:

Buxheti i shtetit bëhet kasafortë pa çelës
Pushtetet kthehen në kasta të privilegjuara
Takspaguesi bëhet viktimë e një shteti që punon për vete, jo për qytetarët

8. Drejtësia është mision, jo pazar

Gjyqtarët nuk janë specialistë financash që optimizojnë pagat e tyre. Ata janë garantët e lirisë, të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës.

Çdo kërkesë që anashkalon këtë mision, është moralisht e dënueshme dhe ligjërisht e pajustifikueshme.

9. Thirrje për Gjykatën Kushtetuese

Sot, GJK ka një përgjegjësi historike: të mbrojë moralin e drejtësisë, jo ta nëpërkëmbë atë.

Nëse ajo bie pre e kërkesës absurde për rritje të mëtejshme pagash, atëherë shkel vetë betimin mbi Kushtetutën, dhe i jep goditjen fatale besimit publik.

10. Në fund të fundit… kush është sovrani?

Në një republikë ku sovrani është qytetari, drejtësia duhet të mbrojë qytetarin, jo xhepin e vet.

Drejtësia nuk është një treg për privilegje. Ajo është një shërbim publik me një mision të lartë.

Nëse harrohet kjo, atëherë nuk kemi drejtësi. Kemi vetëm një republikë pa themele.

Next Post
“Beteja vijon në Kolegj dhe SPAK”, Xhemal Gjunkshi kërkon hapjen e të gjitha kutive në Dibër

“Beteja vijon në Kolegj dhe SPAK”, Xhemal Gjunkshi kërkon hapjen e të gjitha kutive në Dibër

Comments 1

  1. Leka says:
    9 months ago

    Sovrani ka te drejten e Referendumit popullor per kete ceshtje me interes te madh publik

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In