• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kur pa portretin e Enverit, pyeti kush është ky burrë”… rrëfimi i Nexhmije Hoxhës për Nënë Terezën

by Java News
04/09/2016 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gruaja e ish-­udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Nexhmije Hoxha,  do të ishte një nga shqiptarët e pakët që do të takonin Nënë Terezën në vizitën e saj të parë në Shqipërinë komuniste.

Në 2010-n, Nexhmije Hoxha do të tregonte edhe takimin me shqiptaren Nënë  Tereza, fama e së cilës njihej në të gjithë botën.

 “Ishte Nënë Tereza ajo që i kërkoi presidentit Ramiz Alia që të vinte në Shqipëri, me qëllim që të hapte një shtëpi të motrave të saj, Fondit të Bamirësisë që kishte ngritur. Ajo u pranua të vinte në Shqipëri dhe neve dhamë urdhër, si shtet dhe si parti, sepse unë isha kryetare e Frontit, që të rregullohej një çikë varri i nënës dhe motrës së saj, në varrezat e Sharrës. Unë e njihja shumë mirë motrën e saj, Age Bojaxhiun.

Ajo ishte me mua në Institutin Femnor, ishte dy vite më e madhe se unë, por kishim shoqëri sepse ishte një vajzë krejt ndryshe nga Nënë Tereza që njoha më vonë. Agia ishte një vajzë topolake, e shëndetshme, faqekuqe, e mbushur dhe shumë gazmore dhe e mbaj mend shumë mirë. Pastaj u ndamë, na ndau lufta dhe nuk bëja ndonjë lidhje, dhe historia e Nënë Terezës nuk dihej në Shqipëri. Pra Nënë Tereza erdhi dhe takimin e parë e bëri me Ramiz Alinë, ku ajo i kërkoi që të hapte shtëpinë e misionareve të saj. Por Ramizi i tha se shtëpitë e fëmijëve i kemi, në Tiranë, Shkodër, kemi edhe shtëpi riedukimi të moshave të ndryshme.

Nuk mbaj mend nëse vizitoi ndonjë shtëpi të tillë. Njëkohësisht ajo kërkoi që të takohej edhe me mua, edhe si gruaja e Enver Hoxhës, por edhe si kryetare e Frontit. Më thanë: “Po prite, dhe atë që s’mund t’ia japim ne asaj, për t’ia përmbushur atë dëshirë, do t’ia shpërblejmë me pritjen e ngrohtë, afërsinë si shqiptare që është”.

 Unë e prita në shtëpi, në një pritje gati edhe zyrtare, bashkë me vajzën, Pranverën. Në shenjë afërsie unë shtrova një drekë për të në shtëpinë tonë, te vila 31. Në drekë ajo ishte e shoqëruar vetëm nga një motër, një nga Kosova. Aty, përveç të tjerëve, ishte edhe Jorgo Melica, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me jashtë, që e shoqëronte bamirësen. Gjatë vizitës në Tiranë ajo vajti edhe te varrezat “Dëshmorët e Kombit” dhe atje vuri një buqetë me lule te varri i Enver Hoxhës, fakt që është fshehur prej shumë vitesh. Në fakt kur erdhi në shtëpi, në sallonin e pritjes, mbi oxhak ishte një portret i madh i Enverit dhe ajo pyeti: “kush është ky burrë?“.

I thashë se është im shoq dhe ndërhyri Jorgo Melica, duke i thënë se: “Është ai që i vure buqetën e luleve te varrezat””, është shprehur znj. Hoxha.

  Gruaja e ish-­udhëheqësit komunist ka treguar edhe bisedat që ka zhvilluar gjatë takimit me të.

 “Biseduam për çështjen e gruas, gjendjen si ka qenë dhe çfarë ndryshimesh. Folëm edhe për motrën e saj. Në drekë kisha ftuar edhe artisten Marie Paluca Kraja. Unë i kisha mbajtur përherë afër artistet si Marie Krajën që ishte diplomuar në Vjenë, Tefta Tashkon në Paris, apo Jorgjie Trujën në Itali. Nënë Tereza nuk fliste shumë për punën që bënte. Nuk e tregonte. Por tregonte se çfarë bënte. Fjala vjen, thoshte se: “Unë pavarësisht se secili bën punën e vet dhe nxjerr fitimet e veta, unë nga ata dua dhe marr atë që më duhet mua që të ndihmoj të varfrit.

Prandaj kur jam në aeroplan dhe na bien ushqimin, unë u them stuardesave që të mbledhin të gjitha mbeturinat e ushqimit dhe të mi japin mua”. Dhe këtë thoshte se e bënte në çdo vend, ku të mundte, sepse kishte njerëz që nuk kishin për të ngrënë as ato mbeturina. Nga ajo që pashë, dhe nga leximi i librit që më dha biografja e saj australiane, mua më dukej se sa të vështirë e kishte patur Nënë Tereza në luftën e saj ndaj lebrozës. Kam parë edhe një film për këtë. Dhe tjetra ishte mbledhja e kufomave në trotuaret e Kalkutës. Unë në mbarim të këtij libri kam thënë: “Nuk e kam për turp të them që megjithëse jam komuniste dhe mendoj se jam e tillë dhe e vendosur, unë nuk e bëj dot atë që bënte Nënë Tereza. Pra kam nderimin më të madh, pra si njeri meritonte respekte dhe është shumë më humaniste se ne dhe nderohet si e tillë”, është shprehur Nexhmije Hoxha./dita/a.k

Next Post
Luana Vjollca dhe Xhesika Ndoj… motra?! (FOTO)

Luana Vjollca dhe Xhesika Ndoj... motra?! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In