• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur opozita shqiptare flet në emër të popullit!

by Alfred Peza
19/02/2019 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një qasje më shumë se populiste në radhët e liderëve të opozitës shqiptare këto ditë, të cilët kanë filluar që të flasin, në emër të popullit shqiptar. Kjo taktikë e re ka nisur të zbatohet pak ditë përpara protestës së 16 shkurtit. Për të arritur kulmin, të shtunën kur pjesëmarrësit në shesh i barazuan dhe njësuan me gjithë popullin shqiptar. Ndaj, tani e tutje udhëheqësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, po flasin vetëm në emër të popullit. Duke u përbetuar se nuk po bëjnë gjë tjetër, por veç po zbatojnë dëshirat dhe vullnetin e tij.

“Sot ka ndodhur një akt i paprecedentë në historinë 28 vjeçare të pluralizmit. E gjithë opozita ka marrë një vendim për t’iu bindur urdhërit të qytetarëve shqiptarë, që u derdhën me trajtën dhe formën e sovranit në protestën mbarëkombëtare të 16 shkurtit. Të tjerat janë budallallëqe për të devijuar të vërtetën”,- deklaroi kryetari i opozitës shqiptare Lulzim Basha për gazetarët, pas përfundimit të takimit me aleatët të hënën.

Me këtë gjuhë ka folur gjatë kësaj periudhe edhe Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e për rrjedhojë edhe përfaqësuesit e tjerë të forcave të tyre politike, gjatë deklarimeve publike, debateve apo intervistave mediatike. Një diskur i ri politik ky, që po ecën në sinkron me vendimin “in extremis” të ndërmarë nga opozita e bashkuar shqiptare, për të “djegur” mandatet e deputetëve të saj. Një hap ky në emër të popullit, që rrezikon seriozisht ta shndërrojë Shqipërinë në demokracinë e parë në historinë e njerëzimit, me një opozitë të vetpërjashtuar nga sistemi pluralist i vendit.

Çfarë kuptimi ka që të flasësh në emër të popullit dhe a është e mundur që një, dy apo shumë parti politike brenda një grupimi të caktuar, të vetkonsiderohen njerëz që i marin tashmë urdhërat nga populli dhe jo nga arësyeja, normat dhe rregullat e shkruara e të pashkruara me anë të të cilave rregullohet e funksionon jeta e të gjitha shoqërive demokratike të botës së qytetëruar?

Nëse i referohemi fjalorit të gjuhës shqipe “populli është tërësia e njerëzve që jetojnë si një bashkësi shoqërore e politike në një vend a në një shtet.” Pra, janë të gjithë pjestarët e kësaj bashkësie shoqërore e politike që quhet Republikës së Shqipërisë, ndaj është absurde që dikush të ketë kaq guxim, sa të flasë në emrin e tyre.

Me të drejtë Profesor Artan Fuga, pyet: “Si arritën krerët e opozitës ta lexojnë mesazhin e popullit protestues, oh sa legjitim, që ky mesazh ishte: “digjni mandatet!” Mund të jetë veprim i drejtë ose i gabuar, nuk më takon ta shpreh duke bërë parashikime në erë, por më mbetet misterioz fakti se me çfarë e lexuan mesazhin e elektoratit të tyre? Si e lexuan?”

Populli nuk është gjë tjetër, veçse shumatorja e pjesëveve përbërëse të një shoqërie. Ka ndër radhët e popullit që janë mbështetës të qeverisë. Ka të tjerë që janë mbështetës të opozitës. Ka të tjerë akoma që janë abstenues. Që janë të lëkundur politikisht e të pavendosur elektoralisht. Ka edhe pa parti shumë, sikundë ka shumë të tjerë që nuk e kanë mbushur ende moshën për të votuar. Të gjitha këto pjesë përbërëse të shoqërisë shqiptare, përbëjnë atë që quhet populli i Shqipërisë.

Pas këtij shpjegimi të thjeshtë për ta kuptuar të gjithë, pa dashur të futemi në filozofi, politologji apo në histori, në emër të të gjithë popullit, kanë folur deri më sot partitë bolshevike. Edhe nëse brezi i ri nuk ka nga ta dijë, mjafton që të pyesin prindërit dhe të afërmit e tyre më të rritur, se çfarë u kujton atyre shprehja: Çthotë partia bën populli, çdo populli bën partia!

Pas kësaj, do të kuptojnë më mirë se çfarë do të thotë që një opozitë e djathtë në një vend pluralist, të vazhdojë të thotë edhe tani pas tri dekladash demokraci: Çdo populli, po bën Partia… Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim… Ndaj, lëreni popullin rehat e mos flisni në emër të tij. Populli shqiptar flet vetë. Me votë. Një herë në katër vjet. Ndaj, opozita të bëjë si të bëjë, le të durojë edhe pak deri më 2021 kur të jenë zgjedhjet parlamentare të radhës, se mbase kushedi populli do ti dëgjojë këtë radhë!

Next Post
Shtohen rebelët që kërkojnë ‘kokën’ e Bashës, dy lista bëjnë apel për dorëheqje

Basha mbledh Kryesinë, ja si do të 'digjen' mandatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr flakë sipërfaqja me ullishte në Fier, banorët ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

July 5, 2026
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur, mes tyre katër fëmijë

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur, mes tyre katër fëmijë

July 5, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

U konfliktuan një natë më parë/ Një person plagoset me sëpatë në Korçë, arrestohet autori

July 5, 2026
Një tjetër shqiptar në paraburgimet e Serbisë, familjarët bëjnë publik rastin

Një tjetër shqiptar në paraburgimet e Serbisë, familjarët bëjnë publik rastin

July 5, 2026
Seanca e 21 të arrestuarve në Gjykatën e Tiranës, prokuroria kërkon arrest me burg për 3 protestues

Seanca e 21 të arrestuarve në Gjykatën e Tiranës, prokuroria kërkon arrest me burg për 3 protestues

July 5, 2026
“Mos e lini të shndërrohet në një shfaqje të Trumpit”, paralajmërimi i Melonit para Samitit të NATO-s

“Mos e lini të shndërrohet në një shfaqje të Trumpit”, paralajmërimi i Melonit para Samitit të NATO-s

July 5, 2026
Dhuna në Komisariatin nr. 3, Lamallari për protestuesit: Udhëhiqen nga urrejtja e dhuna

Dhuna në Komisariatin nr. 3, Lamallari për protestuesit: Udhëhiqen nga urrejtja e dhuna

July 5, 2026
Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur, bilanci tragjik i tërmetit shkatërrues në Venezuelë

Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur, bilanci tragjik i tërmetit shkatërrues në Venezuelë

July 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 korrik 2026

July 5, 2026
Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?!

Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?!

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In