• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur opozita është e gatshme të justifikojë deri edhe vrasësit

by
21/04/2021 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Më pak se 48 orë më parë, në Kavajë, një militant i PD-së me precedente penalë dhe një drejtues lokal i të njëjtës forcë politike, u përplasën pas një grindje për një parkim. Agresioni u krye brenda selisë lokale të PD-së dhe kjo i mjaftoi krerëve të opozitës (Lulzim Bashës dhe presidentit Ilir Meta) për të deklaruar menjëherë se ishte një atentat politik. Pak rëndësi kishte se vetë i plagosuri, pra përfaqësuesi zyrtar i PD që kishte interes të paraqitej si viktimë i një përplasje zgjedhore, tregoi në polici se sulmi nuk kishte asnje prapaskena politike, por tjesht një grindje për një parkim.

Sot në Elbasan në një përplasje qartësisht politike, u vra një militant i Partisë Socialiste. Nuk u qëllua nga një anëtar i të njëjtës parti, por nga truproja e rivalit të tij kryesor, sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, kandidat në Elbasan. Në vend që të distancohej nga krimi, siç Partia Socialiste bëri me forcë pas plagosjes në Kavajë, Partia Demokratike nisi të justifikojë vrasjen. Gazmend Bardhi, duke tejkaluar deri edhe cinizmin e Sali Berishës, nisi ta justifikojë krimi, duke thënë se “viktima ishte pjesë e stafit zgjedhor të Taulant Ballës dhe se në makinën e tij kishte para dhe karta identiteti”, duke aluduar për një plan për shitblerje votash, të cilin truproja e tij e bllokoj. Si të thuash se, kur një kundërshtar kapet duke blerë e shitur vota (supozojmë se kjo po ndodhte vërtetë), njerëzit e PD-së kanë të drejtë ta vrasin. Pra aplikimi perfekt i linjës së diktuar nga Ilir Meta, që premtoi se do të priste duart apo do të vriste ata që do të kapeshin duke blerë vota. Natyrisht, me kushtin që të mos ishin eksponentë të LSI siç ndodhi në Pukë dhe në Vlorë.  Lulzim Basha, që pak minuta pas incidentit në Kavajë ka dalë në konferencë para mediave për të akuzuar qeverinë, pas vrasjes së Elbasanit ka heshtur..

Edhe Ilir Meta, i gatshëm të denonconte si krim elektoral jo vetëm plagosjen për parkingun në Kavajë, por edhe rastin e një pankarte të LSI-së të hequr në Fier, e argumentoi se vrasja e Elbasanit ka ndodhur brenda një situate të tensionuar nga bandat e Edi Ramës. Edhe për kreun e Shtetit duket se është e ligjshme të vrasësh, me kusht që viktimat të jenë kundërshtarët politikë. Edhe në këtë, identik me Sali Berishën që me 21 janar lavdëroi vrasjen e katër protestuesve nga ana e gardës së tij, sepse, sipas tij, kishin guxuar të gjuanin me gurë ndaj godinës së kryeministrisë.

Në të njëjtën linjë media opozitare, e rrjeshtuar me perpjekje kolektive për ta relativizuar vrasjen dhe për të sulmuar viktimën.

Ky është vizioni primitiv i politikës që sheh nga frengjitë e kullave nga ku këta ish-qeveritarë janë ngujuar. Këta janë njerëzit që pretendojnë të rimarrin në dorë drejtimin e vendit dhe që u kërkojnë shqiptarëve t’i votojnë për të qenë të lirë për të bërë hakmarrjet e tyre personale kundër atyre që i kanë mbajtur për tetë vite në opozitë. Këta politikanë janë të frikshëm, pasi, jo vetëm janë në gjendje të përhapin Covidin vetëm për të organizuar një “miting madhështor”, por për të ardhur në pushtet, janë të gatshëm deri të mbrojnë hapur vrasësit.

Next Post

Sikur ta kishte vrarë bodigardi i Taulantit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In