• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Kur Olldashi paralajmëronte Berishën: Basha do të hajë së pari kokën tënde…

by A R
04/07/2017 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 22 korrik të vitit 2013, në Partinë Demokratike u zhvillua gara për kryetarin e saj. Për herë të parë, Sali Berisha nuk kandidon, pas gati 16 vitesh pa ndërprerje në krye të saj. Fillimisht, ish-kryeministri premtoi një garë të ndershme dhe paanësi, por javën e fundit të asaj fushate, Berisha ishte në çdo takim të Lulzim Bashës, njerëzit e tij përçonin mesazhe, filloi të përdorte “dorën e tij të hekurt” në parti dhe në fund me një diferencë të thellë fiton Lulzim Basha. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve ndoshta në botë, fletët e votimit ishin me numër serie.

Një palë zgjedhje që nxorën fitues Lulzim Bashën, i cili sot pas katër vitesh ka rezultatin më të dobët të PD. Në shumë qarqe ka vota më pak se në vitin 1997.

Zgjedhja e Berishës ishte e gabuar, këtë besojmë se ai tani e ka lexuar dhe kuptuar nëpërmjet votave, rezultatit dhe gjendjes në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Lulzim Basha nuk u bë kurrë lider, doli një kryetar i dobët, i paaftë, përçarës, që me çdo hap të tij rrudh në mënyrë të pandalshme PD.

Në vitin 2013, pas humbjes i ndjeri Sokol Olldashi i çon një mesazh Sali Berishës, nëpërmjet dy miqve të tyre të përbashkët, një pjesë të së cilit e tha publikisht, pjesën tjetër e ndau vetëm me miqtë.

“Midis humbjes sime dhe përçarjes së PD, unë zgjedh humbjen time”.

Dhe pjesa e dytë e këtij mesazhi drejtuar Berishës ishte:

“Ai që zgjodhe do të të hajë kokën, ty të parin”!

Pjesën e parë shumë njerëz e dinë, e dyta le të mësohet tani dhe nga Lulzim Basha dhe nga çdo demokrat tjetër. Personat që ia kanë çuar këto mesazhe janë ende në PD, njëri deputet dhe tjetri njeri mjaft i rëndësishëm në drejtimin e saj.

Pas rezultatit të 25 qershorit, fjalët e Olldashit në katër vite më parë dhe mesazhi i çuar Berishës duken profetike.

Lulzim Basha nuk pranon humbjen, por ka zgjedhur përçarjen dhe në përfundim po shohim se pjesa e dytë e mesazhit adresuar Berishës është një e vërtetë e madhe. Këtë e ka pranuar mesa duket dhe Berisha, i cili fatkeqësisht ndodhet përballë faktit kur i zgjedhuri i tij katër vite më parë po përçan partinë dhe po e çon atë drejt një ndarjeje të pandalshme dhe më mirë se të gjithë këtë e kupton Berisha.

Dikush ndoshta kërkon që ai të reagojë, të mbajë një qëndrim, të ndalë çmendurinë e Lulzim Bashës dhe sejmenëve të tij, por kjo është diçka tjetër. Ne këtu po raportojmë për një mesazh me dy pjesë, i cili sot është më i vërtetë se kurrë, është i prekshëm nga çdo demokrat, nga çdo shqiptar dhe Lulzim Basha sot përfundimisht ka zgjedhur përçarjen dhe jo humbjen e tij dhe në përfundim po kërkon të hajë kokën e Sali Berishës, pasi i hoqi më parë mbështetësit dhe bashkëpunëtorët (Citynews) /b.d

Next Post
Situata politike, Mustafaj: Meta të marrë qëndrim të qartë!

Mustafaj komenton garën në PD: Berisha nuk është një njeri që abstenon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

August 3, 2026
U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

August 3, 2026
PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

August 3, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Djegia e teserave në Poliçan, Frrok Çupi: Akt i shëmtuar! Propozimi i PD për Reformën Territoriale është qesharak

August 3, 2026
Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

August 3, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Prova

August 3, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

August 3, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

August 3, 2026
Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

August 3, 2026
Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit

Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com