• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur nuk ekzistonte Kinostudio, u bë një kërkesë të bëheshin filma te banesa dhe klinika e Dr.Shefqet Ndroqit

by Java News
04/11/2018 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur nuk ekzistonte godina e Kinostudios, ajo që sot është Ministria e Kulturës, e që për ca vite ishte dhe pronë e Koço Kokëdhimës, ata që kishin nisur të merreshin më filmin në vitet e para pas Çlirimit, ishin në hall për një ambient pune.

Një shkresë e datës 10 qershor të vitit 1947, firmosur nga drejtuesi i të quajturës Ndërmarrje Kinematografike Shqiptare, Koço Marko, zbulon se cilat ishin godinat në tiranë të cilat të piketuar për t’u shndërruar në paraardhësen e Kinostudios së famshme. Bie në sy fakti se ato ishin prona private, ku njëra prej tyre i përkiste mjekut të njohur Shefqet Ndroqi.

 

Ja çfarë shkruan Koço Marku në shkresën e tij:

 

Republika Popullore e Shqipërisë

 

Ndërmarrja shtetnore Kinematografike shqiptare

 

Tiranë

 

Nr.prot. 456.

 

V.F.L.P.

 

Tiranë më 10/ VI/ 1947

 

Komitetit Artit dhe Kulturës

 

Këtu

 

Me shkresën tonë Nr.101, datë 25.II.47 I jemi drejtuar kryeministrisë që t’na vërë në dispozicionin tonë, një ndërtesë e cila si në madhësi ashtu edhe në çdo pikpamje tjetër, të jetë e mjaftueshme dhe e përshtatshme me karakterin e punës dhe materjalin që është mjaft delikat dhe që kërkon një kujdesje shumë të madhe.

 

 

 

Po meqenëse rreth kërkesës tonë si ma sipër nuk kemi marrë akoma ndonji përgjigje, lutemi të ndërmjetësoni që t’na epet qoftë edhe (pergjigje) negative.

 

Shtojmë nga ana tjetër se në qoftëse përgjigja e kryeministrisë sdo të jetë negative në këtë drejtim, atëherë I lutemi të ndërmjetësohet dhe të insistohet që të vihet në dispozicionin tonë nji nga këto tre ndërtesa, të cilat pasi u panë, janë gjetur të përshtatshme për punën tonë.

 

Këto janë:

 

Ndërtesa ku banon dhe ka klinikën dr. Shefqet Ndroqi. Është në rrugën e ish postës.

 

Ndërtesa e Riza Beshirit, ndodhet në rrugën e barrikadave dhe ma preçiz banon dentist Xhevdet Asllani.

 

Ndërtesa ku banon dhe ka klinikën Dr. Xhavit Gjata, ndodhet në fund të Rrugës së Barrikadave.

 

Nga këto tre ndërtesa , më e përshtatshmja dhe që na përmbush plotësisht nevojat tona , asht ajo që përmendet në pikën 2 të kësaj shkrese, prandaj do të ishte mirë që ndërhyrja juaj të insistojë ma tepër për këtë ndërtesë.

 

Lutemi të na njoftohet mbi përfundimin e çështjes si ma sipër.

 

Drejtori Koço Marko

 

Nga Komiteti i Arteve, kjo shkrese i ishte dërguar dy ditë më vonë Kryeministrisë, prej nga vjen përgjigja me 16 qershor, duke thënë se ajo duhej t’i drejtohej Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës së Tiranës.

 

Shkresat nuk tregojnë se ç’zgjidhje ju dha Ndërmarrjes Kinematografike Shqiptare e cila funksionoi edhe për 5 vjet pa një godinë të sajën të dedikuar. Siç dëshmon edhe kjo foto nga ndërtimi i godinës sovjetike të Kinostudios “Shqipëria e Re”, ndërtimi saj nisi vetëm në vitin 1952. /tesheshi.

Next Post
Gogoli i Vetting-ut

Andrra presidenciale mos me pasë Ministri të Brendshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In