• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur nuk arrin dot të jesh ofertë elektorale

by Plator Nesturi
16/03/2023 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

A mund të zhvlerësohet në një formë kaq vulgare një logo e madhe si ajo e PD-së? Një logo e flamur, që pavarësisht se kush e ka mbajtur dhe si e ka përdorur atë, përfaqëson një forcë të madhe politike dhe me kaq peshë në jetën politike të 30 viteve të fundit. Çdo subjekt politik, siç na mëson historia, ka lindjen, shkëlqimin dhe pikën fundore të vet, por kurrsesi nuk është parë e dëgjuar që flamuri e logo të bien aq poshtë e ska njeri ta ngrejë lart, kur korpusi që përbën shtyllën kurrizore të kësaj partie ende beson se mund ta shpëtojë atë nga marrëzia e lidershipit.

Një marrëzi që po e çon në vdekje klinike. Për herë të parë PD rrezikon të mos regjistrohet si subjekt në zgjedhje ndërkohë që demokratë ka. Ndonëse ka më shumë se një vit që të dyja palët e dala prej gjirit të PD-së grinden e anatemohen në emër të trashëgimisë së siglës dhe flamurit, tashmë e kanë lënë atë aq mënjanë sa nuk mund ti dalin dot zot asaj. Çfarë po ndodh në dyert e KQZ këto ditë kur fati i së ardhmes së PD i ka mbetur në derë Celibashit për ta futur si një student me listë shtesë në të drejtën për të konkuruar si sigël në zgjedhjet vendore të 14 majit, është tregues se sa rëndë është situata.

E kjo jo vetëm tek grupi Alibeaj që fatkeqësisht funksionon mbi bazë prokure të Bashës, por dhe Rithemelimit, ku qëndrimet refuzuese të Berishës ndaj një oferte bashkëpunimi e ngjizjeje, dëshmuan se interest e partisë dhe logos së saj vinin të fundit në listë përballë interesave të tjera më të ngushta e më ditësore. Mundësitë për një bashkëpunim parazgjedhor midis dy grupimeve që po operojnë si subjekte të mëvetësishme elektorale, tashmë janë zeruar dhe rrugët janë tashmë të ndara. Asgjë nuk e kthen më këtë rrugë pasi askush nuk u përpoq seriozisht që krisja të mos shkonte në thyerje. Gjithësesi, logo dhe flamuri kanë mbetur pa zot në dyert e KQZ. Me një mesazh të qartë si diçiturë: kur nuk i del dot për zot simboleve të partisë, si mund ti dalësh për zot anëtarësisë dhe të miklosh besimin e tyre?

Kjo situatë hap disa paradigma jo thjesht për fatin e dy pjesë të PD por dhe për zhvillimet e mëtejshme në kampin opozitar. Zhvillime që kanë të bëjnë si me skenarët e afërt për zgjedhjet vendore të majit, por dhe për ato çfarë ndodh pas tyre, që është dhe më e rëndësishme e që përcakton peshën e fatin e gjithkujt. Grupimi Alibeaj nuk arriti as të shijojë vendimin e gjyqit që I rikthen të drejtën e vulës, kur tashmë vihet në diskutim regjistrimi I PD si subject elektoral. Një dokument i tanishëm me firmën e të dorëhequrit Basha, çka I kërkohet për të bërë regjistrimin, do e zhvleftësonte më shumë në rrafshin politik. Dhe ndërkohë Alibeaj dhe të tijtë po humbin një kohë të çmueshme që do ti vlente për të joshur kandidatë e figura me peshë për ti hedhur në betejën e 14 majit. Sigla e PD është ende joshëse dhe nuk do ish çudi që me të, të ishin bashkuar dhe kandidatë të primareve për kryetarë bashkish.

Ajo çfarë po ndodh në KQZ, tashmë po e zvetënon dhe atë lustër shkëlqimi që kish logoja e PD-së, çka e fut grupimin Alibeaj në një krizë të re të besimit e të forcës që mund të përshfaqin që zgjedhjet vendore. Nga ana tjetër, Rithemelimi ka hasur në të tjera pengesa të paparashikueshme. Për të qenë pjesë e zgjedhjeve i duhet si ombrellë një sigël e partive aleate për konkuruar me listën e primareve. E mira do të ish një parti parlamentare dhe që mundësisht të ketë të parashikuar dhe të drejtën për të patur komisionerë në zgjedhje. Por dhe aleatët duken të lodhur nga çfarë po ndodh në pd.

Kanë sakrifikuar aq shumë në të shkuarën, si me lënien e mandative e me mospjesëmarrjen në zgjedhje si aksione politike të PD, dhe asgjë nuk kanë marrë mbrapsht në këmbim. Nëse aleanca me PL është parë më tepër si një marrëdhënie Berisha- Meta dhe e pashtrirë poshtë në elektorat dhe në forumet drejtuese, kjo e bënte të panatyrshme që sërish Berisha t ëish sërish nën siglën e PL për zgjedhje. E vecanta ish që nuk pranoi të luajë këtë rol as PR e Mediut, një aleat i hershëm I PD-së, porse ky vendim më së shumti duket i lidhur me faktin e Non Gratas së Berishës. Duka dhe ambientalistët deklaruan se do të garojnë të vetëm për të matur forvat e tyre në elektorat, ndërsa Shehu bën koalicion me Patozin, lëvizje kjo për ti dalë para një oferte nga një PD e përçarë. E vetmja parti parlamentare që mund të bëhet aleancë mbetet PBDNJ, porse kjo duket se i rri pak ngushtë Berishës. Ndaj për ti shpëtuar kësaj gjendjeje Rithemelimi po shkon te formula e një koalicioni me shumë parti të vogla e jashtë parlamentare ku aleati më i rëndësishëm duket z. Ndoka. Në të gjitha rastet, punët me urgjencë vlejnë vetëm për të kaluar rradhën, por vështirë se mumd të shndërrohen në ofertë elektorale.

Next Post
Tre shenjat e Horoskopit më pafat në muajin gusht

Horoskopi për sot, 16 Mars 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In