• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

10 vjet nga kthimi në atdhe të eshtrave të Eqrem bej Vlorës

by A R
30/03/2026 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Në vilën ku sot ndodhet ambasada e Vatikanit në Tiranë, në verën e vitit 1944, kur Shqipëria ishte nën pushtimin gjerman, banonte ministri i jashtëm Eqrem bej Vlora. Baxhanaku i tij, Eqrem Libohova, ia kishte dhënë vilën për të jetuar me bashkëshorten dhe dy vajzat për sa kohë ai do jetonte në Tiranë.

Në një ditë korriku aty ka ndodhur një ngjarje përtej imagjinatës, e denjë për skenar filmi të Hollyëood-it. Eqrem beu kishte ftuar për drekë një oficer gjerman që drejtonte trupat naziste në kryeqytet, ndërsa në bodrum qendronte i fshehur një oficer britanik i ndërlidhjes. Për rreth tre orë oficeri gjerman qendroi në katin e dytë të vilës duke konsumuar ushqimin e servirur nga familja Vlora, ndërsa oficeri britanik ndodhej në bodrum i fshehur dhe informonte qendrën për gjithçka që ndodhte në Tiranë. Për tre orë oficeri britanik ishte dëshmitar i një bisedë të lirë dhe të shpenguar, por që mbante njëkohësisht edhe sekrete të mëdha dhe të vlefshme për të.

Ironia dhe rastësia bëri që pas Luftës së Dytë Botërore oficeri gjerman dhe oficeri britanik të takoheshin. Të ftuar në një konferencë ndërkombëtare në Stokholm, pa e ditur për njëri-tjetrin, të dy e rrëfyen këtë ngjarje nga pozicioni ku qendronin ato orë në vilën e shqiptarit Vlora: Gjermani për mikëpritjen që kishte treguar politikani shqiptar dhe britaniku për mbështetjen që kishte treguar po politikani shqiptar edhe pse formalisht mbështeste gjermanët.

Qeshën më situatën por në edhe me faktin se si një politikan shqiptar kishte bashkëpunuar me të dy. Madje, britaniku tregoi se i shkoi në mendje që në një moment të hynte në dhomën ku po drekonin dhe ta vriste oficerin gjerman aty duke grënë. Por hoqi dorë nga ky plan vetëm kur mendoi pasojat që do të kishte Eqrem bej Vlora. Pra, shqiptari Vlora, nga njëra anë ftonte gjermanin në shtëpi dhe nga ama tjetër strehonte oficerin britanik. Fakti i panjohur vjen pas kaq dekadash nga vetë protagonisti gjerman i ka lënë në kujtimet të botuara.

Kjo skenë si shesh xhirimi i një filmi, më shumë se një episod tragjik dhe komik njëherësh, tregon se në çfarë situate kanë qenë establishmenti shqiptar dhe plejada e politikës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas saj Eqrem bej Vlora u cilësuar si kuisling, tradhëtar e gjithëfarësoj dhe emrin i tij ishte i 37-ti në listën e kriminelëve të luftës.

Modestisht, si njohës i figurën së Eqrem bej Vlorës, pa mohuar asnjëherë statusin high class të tij si intelektual, kam patur shumë dilema për pozitën e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore aq sa në e shkrimet e mia e vendosja mes heroit edhe tradhtarit, mes të mirit dhe të keqit, mes asaj që bëri dhe asaj që duhet të bënte. Por ky fakt domethënës tregon më shumë për ta hequr perfundimisht këtë dilemë.

E vërteta është se Eqrem bej Vlora nuk kishte asnjë forcë të kundërshtonte as pushtimin italian dhe as atë gjerman. Dhe duke qenë antikomunist nuk kishte zemër të bashkohej me rezistencën që në atë kohë, për hir të vërteës po bëhej kryesisht vetëm nga komunistët. Por me këtë histori na rezulton se rezistenca e tij paska qenë edhe më heroike se sa ajo e ilegalja e komunistëve. Të strehoje në një shtëpi në qendër të Tiranës një oficer britanik të ndërlidhjes do fë thoshte vdekje e sigurtë. Kjo mënyrë ishte më e rrezikshme edhe nëse Eqrem bej Vlora të kishte dalë në mal partizan.

Pra formalisht Eqremi ishte “deutsche kultur” dhe zyrtarisht mbante detyrën e ministrit të Jashtëm, por me zemër ishte “the british culture” pra në krah të aleatëve që fituan luftën dhe Shqipëria u rendit në krah të tyre. Në këtë mënyrë, kjo ngjarje ia heq Eqrem beut edhe atë njollë që ai e mbante pa të drejtë prej dekadash. E dhimbshme është se e drejta që i duhej dhënë menjëherë pas luftës iu dha në vitin 2014 nga shteti shqiptar kur kryeministri Edi Rama i solli eshtrat e tij në atdhe përmes një ceremonie shtetërore. Këtu duhet theksuar se një kontribut të jashtëzakonshëm ka Hëna Këlcyra, kjo grua që shkriu shumë vite të jetës së saj për të ridimensionuar figurën e Eqrem Beut. Falë këmbënguljes së saj kjo gjë u bë realitet.

Por a ka vlerë kur kjo e drejtë Eqrem bej Vlorës iu dha pas 70 vjetësh? A ka vlerë kur familja që la në Shqipëri kaloi një kalvar të dhimbshëm vuajtje deri në humbje jete? Historinë e vilës ku sot është Ambasada e Vatikanit nuk e dinte as familja. Nuk e mësoi sa ishte gjallë as Ali Bej Këlcyra miku i tij më i afër në ekzil. Nuk e mësoi as Hëna Këlcyra, e bija e beut që i shërbeu Eqrem beut si baba të dytë deri sa ai mbylli sytë. Për të mos e vijuar me historianët komunistë dhe antikomunistë bashkë që nuk ia kishin idenë kësaj historie, sepse edhe sot ata harxhojnë më shumë kohë me luftë ndaj njëri-tjetrit se sa në arkiva. Duhet të kalonte më shumë se gjysëm shekulli nga vdekja e Eqrem beut që të mësohej se gjatë luftës ai ishte i rezistencës duke qenë njëkohësisht edhe kuilsing. Natyrisht, një rezistencë, ashtu siç dinte të bënte ai: Duke e strehuar në bodrumin e shtëpisë oficerin britanik. Një histori që meqënëse nuk u shkruajt në histori, ia vlen të paktën të bëhet skenar filmi. Për ndihmë ju japim adresën: Rruga e Durrësit, godina 1, ambasada e Vatikanit, Tiranë, Shqipëri.

Next Post
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In