• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur ne ishim si sirianët dhe irakianët

by Java News
24/08/2015 23:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jeton Thaçi

Kur ndodhi ajo që bota e quante “Pranvera Arabe” në vitin 2011 gjendesha në Itali, duke kryer studimet në të drejtën kishtare. Sigurisht që në atë kohë, sikurse edhe sot, Italia dhe shtetet tjera ballafaqoheshin me turma emigrantësh që, së paku, si qëllim parësor kishin Italinë e pastaj të niseshin drejt Francës, Gjermanisë dhe në vendet skandinave. Këto tragjedi njerëzore shpeshherë u përngjajnë dallgëve të detit, të cilat valëviten nëpër det derisa nuk përplasen në ndonjë gur apo shkëmb, ku pastaj mëtojnë të kthehen mbrapa. Po ashtu, edhe këto përvoja të tmerrshme kanë fundin nëpër realitete siç janë fshatrat e qytetet, ku në fund të fundit me këta njerëz nuk merret pushteti, por njerëzit e thjeshtë, vullnetarët, institucione të bamirësisë, etj. Në atë kohë zhvilloja një aktivitet si meshtar ndihmës në një famulli në Mestre, afër Venedikut. Aty famullia kishte një shtëpi të lirë dhe në atë rast autoritetet komunale në bashkëpunim me Karitasin dhe famullinë lëshuan këtë shtëpi për refugjatët e Libisë dhe të vendeve fqinje. Por pasi nuk mjaftonte konsensusi i famullisë, i Karitasit dhe autoriteteve komunale, u kërkua edhe pëlqimi i banorëve.

Njëri prej tyre më kujtohet që më tha: “Unë kam vajzën 16-17 vjeçare. Si mund ta lë të lirë të shëtisë në këtë zonë pranë njerëzve që kanë ardhur nga lufta, nga ekstremizmi dhe përkundër të gjitha janë njerëz që nuk i njoh”. U bë në atë mënyrë që mua si një “i huaj” të më kërkonin që të shprehesha publikisht dhe të jepja mendimin tim lidhur mu në këtë bazë. Edhe pse ndoshta s’ishte bazë e madhe, e që për ne tani mund të konsiderohet si një shaka, sepse bëhej fjalë vetëm për 15-20 veta që duhej pranuar. Unë në atë rast shfrytëzova edhe altarin dhe mediet e shkruara për të dhënë mendimin tim. E dija se pozicionimi im do të kërkonte që të humbisja ndonjë mik që për këto gjëra mendonte ndryshe. U thashë që prej tre vëllezërve që kam, që të tre kanë provuar të dalin ilegalisht dhe që të tre kanë kërkuar azil në vendet e ndryshme të botës. E ashtu sikur vëllezërit e mi edhe shumë e shumë bashkëvendës. Kështu s’mund të mendoj ndryshe për këta njerëz, përveç se t’i mendoj së edhe këta janë vëllezërit e dikujt, por janë edhe vëllezërit tanë që duhet pranuar. Pa dyshim që ky qëndrim u mirëprit nga shumica.

Ishte shumë interesante, e kujtoj mirë, që kjo rezistencë ishte deri diku e arsyeshme dhe e kuptueshme, por më e fortë ishte dëshira dhe vullneti për t’i pranuar. Kjo u dëshmua shumë shpejt. Ata që bënë rezistencë, nuk munguan duke ofruar të gjithë gjërat e nevojshme që këta refugjatë kishin nevojë. Shumë shpejt ky komunitet u tregua shumë solidar dhe filluan të largojnë të gjitha paragjykimet dhe të lidheshin shpirtërisht më ta. Kjo është dashuria që ka fuqinë e fshehur në vetvete të largojë të gjitha paragjykimet dhe etiketimet dhe të shkojë më larg, të shkojë tek e vërteta mbi njeriun. Këto kujtime i mbaj në zemër edhe sot e kësaj dite. Por është edhe një gjë tjetër që më shtyri të hyj te këto mendime.

Në statusin FB të një miku, prift italian, pashë brengën e madhe që ai ka për gjithë atë që ndodh në kufirin Greqi-Maqedoni. Nga ai status pashë edhe brengën se sa njerëzit përballë këtyre situatave janë shumë indiferentë, të ftohtë dhe me pak interesim. Përkundër kësaj situate, ai kishte propozuar në bashkësinë e vet që të gjejnë mënyra të organizimit për të shkuar në vendin e ngjarjes me një grup të rinjsh, që t’u japin të hanë dhe të pinë këtyre njerëzve të ardhur nga Siria, Iraku dhe vendet e tjera. Ai dëshironte ta bënte këtë vetëm për një arsye, pasi që feja dhe besimi i tij nuk e lejonte të rrijë indiferent dhe i qetë përkundrejt vuajtjes së vëllait dhe motrës njeri. A nuk është ky guxim? A nuk është ky shembull? A nuk i vret veshët tanë për të mirë?

Tani po kthehem te ne. Te popujt e Ballkanit. Te ne shqiptarët. Po sa është larg Maqedonia nga vendi ynë? Është në fakt e ngjitur për vendin tonë. Është te dera e shtëpisë. E si po rrimë ne? Fëmija, pleqtë, të rinjtë adoleshentë, gratë, edhe të gjithë të tjerët po bërtasin në sytë tanë. Por kërkojnë te dera e shtëpisë. Po kërkojnë vetëm ujë, bukë dhe një strehë. Nuk duan të qëndrojnë në vendin tonë. Sepse e dinë se kjo s’është “parajsa” për të cilën janë nisur.

Secili shtet ballkanik, përfshirë këtu edhe Kosovën, me ngulm po synon të bëhet pjesë e Evropës së civilizuar. Po mundohemi të plotësojmë kushte dhe kritere, por duhet ta kuptojnë së përveç kushteve dhe kritereve që ua ka vënë Unioni Evropian këtyre shteteve për të plotësuar, atyre, dhe gjithashtu edhe neve na mungon shpirti, ndjenja, frymëzimi e mbi të gjitha humanizmi evropian. Evropës, nëse i mungojnë të gjitha virtytet, të jemi të sigurt, nuk i mungon humanizmi dhe altruizmi, me këto të dyja e ka shpirtin përplot. E shtetet e Ballkanit, po qe se i kanë edhe të gjitha të tjerat, u mungojnë këto të fundit. E gjithë kjo po dëshmohet në Maqedoni ku del në shesh paaftësia e këtyre shteteve për t’u dalë në ndihmë refugjatëve dhe për të vepruar sipas ligjeve ndërkombëtare dhe vendore. Shihet që në vendet e Ballkanit mungojnë kishat, Karitaset, priftërinjtë që në perëndim pa pareshtur u dolën në ndihmë dikur shqiptarëve dhe të gjithë atyre që kishin nevojë. Janë të paktë azilkërkues shqiptarë që s’morën ndihmë nga një prift, murgeshë apo ndonjë institucion kishtar. Të shohim se cili vend ballkanik do t’u dalë në ndihmë, e pra gjithsecili më shumë se tjetri krenohen me bujari dhe mikpritje.

Next Post

Morali dhe ligji i kriminalizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In