• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur ndëshkimi i korrupsionit konsiderohej lëshim për kundërshtarin

by Plator Nesturi
14/07/2021 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Një deklaratë e djeshme nga selia e PD ishte shumë acaruese për inteligjencën. Dhe kjo ndodh në daljet e pakta të kësaj opozite që ndonëse nuk njeh rezultatin e humbjes, ka nisur pushimet për të qenë e relaksuar kur në shtator të jetë në parlament. Ndërsa tema e ditës është lufta kundër korrupsionit dhe nisja e hetimeve për afera të ndryshme të abuzimit me pushtetin, dalja e znj Tabaku për lexuar deklaratën e selisë blu me formula të tipit “Rama pas 8 vitesh pranoi se ka zhytur vendin në korrupsion”, ishte dëshmi se sa arkaikë dhe në skema demode mbetet PD në politikë.

Si mund të mbetesh në të njëjtët skenarë që nuk kanë prodhuar asgjë në gjithë këto vite, ku thjesht denoncohet çdo gjë e kundërshtarit porse nuk ke vullnet të japësh mbështetje e jo më të ndahesh nga korrupsioni brenda teje. Jemi në një klimë të re ku lufta kundër korrupsionit, si një e keqe e bërë mullar nga një tranzicion 30 vjeçar, nuk mund të ketë sukses nëse një palë kërkon t’i nxjerrë sytë tjetrës duke përfituar nga situata, ndërsa përgjegjës janë të gjithë bashkë sa kanë qeverisur. Kjo mënyrë është paaftësi dhe ligështi arsyetimi, në një kohë që qytetarët, e që janë elektorat i të dy palëve, kërkojnë funksionalitet e mbështetje për luftën ndaj korrupsionit.

Ndaj dhe gjithkush që bën gjoja siç po bën opozita, do të ketë kosto të mëtejshme besueshmërie e do të jenë më në hall në zgjedhjet e ardhshme.  Ajo çfarë e ka dëmtuar më shumë vendin ndërsa abuzivizmi dhe korrupsioni nuk ndëshkohej, ka qenë fakti se vendosja në llogore e kaheve të politikës, ka bërë që ndëshkimi i tyre do të quhej si një lëshim për kundërshtarin, ndaj dhe abuzuesit kanë gëzuar mbrojtje politike.

Raste të tilla kemi me tepricë, që nga figura zyrtarësh pehlivanë e deri pesha të rënda ministrash e zëvendëskryeministrash, që bubullinin kur akuzoheshin. Dhe elementi i dytë ka qenë ndikimi i politikës në sistemin e drejtësisë. Jo pak hetime janë sabotuar pse prokurorë në dukje të thjesht hidhnin në erë hetime të caktuara sepse raportonin tek të fuqishmit e politikës. Në momentet që flasim nuk jemi në të njëjtën situatë. Së pari kemi disa institucione të reja drejtësise që mund ta bëjnë punën e tyre dhe me ligj anë të mbrojtura e të andikuara nga politika.

Kemi një maxhorancë që aktualisht nuk po merr në mbrojtje zyrtarët e kahut të vet nëse gjenden fajtorë dhe kjo dëshmon vullnet politik. Dhe kjo nuk është gjë e pakët për tu përshëndetur. Por kemi dhe një opozitë që ende nuk di ku është dhe e papërshtatur me erërat e klimës së re. Siç duket ka mbetur ende në periudhën e djegies së mandateve ndaj duhet të presim shtatorin nëse arrin të riformatohet. /Fjala.al/

Next Post
Krimi i shëmtuar policor dhe dhuna e shëmtuar opozitare

Pa këto dy ngjarje, me gjasë Edi Rama do kishte humbur

Comments 2

  1. ppa says:
    5 years ago

    Shume sakte dhe drejt!

    Reply
  2. ppa says:
    5 years ago

    Shume sakte dhe drejt! Se bashku me Minxhozin jane analiste korrekte dhe objektive, pwer kete aresye kjo faqe eshte nder me te preferuarat per mua.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In