• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur mjerimi bërtet…

by Enver Robelli
20/08/2017 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Kaos politik, shqiptarë të Kosovës që paguajnë miliona euro për t’u shëruar në Maqedoni, refugjatë të kthyer që duan të largohen sërish. Shënime për një verë kosovare dhe kulturën fatale të kësmetit.

Parlamenti i Kosovës i bllokuar. Ivica Daçiqi tregon detaje të propozimit të tij për ndarjen e Kosovës. Komandantët nuk lëshojnë pe.

Kaos në Kosovë. Nuk ka shumicë për qeveri të re në Kosovë. Kosova – jostabile, e korruptuar, e varfër.

Me këso titujsh mediat perëndimore e kanë përshkruar gjendjen në Kosovë gjatë kësaj vere.

Asgjë e re, do të thoshin cinikët. Në këtë situatë të përkohshmërisë kosovarët jetojnë prej shumë vitesh, si të thuash janë adaptuar në këtë provizorium të izoluar nga bota.

Përkundër izolimit për shkak të vizave, ekonomisë që s’prodhon pothuaj asgjë, një sistemi arsimor që prodhon kryesisht analfabetë funksionalë, një atmosfere të kllapisë kolektive, zërat e mjerimit dëgjohen, nuk mund të shtypen. Kush kalon së paku njëqind metra nëpër Sheshin Nëna Terezë ndeshet me së paku dy deri tri grupe gjimnazistësh apo studentësh që kanë dalë të mbledhin para për shërimin e ndonjë hallexhiu.

Më mirë mos u sëmur në Kosovë, thekson radioja publike gjermane në një kronikë nga Kosova të emituar këto ditë. Zyrtarët e sistemit shëndetësor thonë se nuk janë mjekët problem, por paratë. Një përgjigje tipike fodulle: në vend se të mendohet si të menaxhohet më mirë me paratë që derdhen në arkën e shëndetësisë, zyrtarët kërkojnë më shumë para. Kjo do të ishte një kërkesë legjitime nëse menaxherët e sistemit shëndetësor të Kosovës do të ishin shquar si njerëz të aftë për të organizuar kujdesin ndaj pacientëve. Siç dihet: nuk janë treguar të aftë. Dhe për këtë tregojnë aferat e shumta korruptive dhe profesionale të mjekëve kosovarë. Cinizmi i tyre i paparë ndaj pacientëve. Trajtimi i gabueshëm dhe me pasoja fatale. Dërgimi i pacientëve në klinika private me qëllim të përfitimit. Diagnozat e gabuara.

Është e vërtetë se nga buxheti i Kosovës duhet të ndahen më shumë para për sistemin shëndetësor, por mbi të gjitha duhet të gjenden menaxherë seriozë për ta shëruar sistemin e sëmurë shëndetësor të Kosovës. Radioja gjermane njofton se nga halli kosovarët trajtohen privatisht në klinika në botën e jashtme, kryesisht në Maqedoni. Sipas Bankës Botërore pacientët kosovarë çdo vit paguajnë deri në 100 milionë euro për mjekim në botën e jashtme.

Ndërsa pacientët kërkojnë shpëtim në botën e jashtme, gjatë kësaj vere qeveria gjermane ka vazhduar kthimin e refugjatëve kosovarë, të cilët ikën në Gjermani gjatë valës së madhe të refugjatëve në vitet 2014/2015. Kërkesat e tyre për azil janë refuzuar, sepse bëhet fjalë për emigrantë ekonomikë, për varfanjakët e Europës që kërkojnë një jetë me dinjitet, larg poshtërimit të përditshëm nga politikanë mujsharë.

Aktualisht Kosova dhe Shqipëria janë vendet ku Gjermania po kthen më së shumti refugjatë. Në gjysmën e parë të këtij viti pala gjermane ka kthyer 1600 shtetas të Kosovës dhe 2000 shtetas të Shqipërisë. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë bëjnë sikur përpiqen t’i integrojnë në jetë këta njerëz. Prezantojnë ca programe sa për sy e faqe, por realisht nuk kanë çfarë t’u ofrojnë të kthyerve, siç nuk kanë çfarë t’u ofrojnë atyre që jetojnë në Kosovë e Shqipëri.

Instituti (gjerman) i Leibnizit për Zhvillim Agrar në Ekonomitë në Transformim me seli në Halle këto ditë ka botuar një studim mbi të ardhmen e refugjatëve të kthyer nga Gjermania në Kosovë. Autorët arrijnë në përfundimin se shumë kosovarë të zonave rurale, të cilët e kanë braktisur vendin në vitet 2014/2015 dhe tani po kthehen pas presionit të autoriteteve gjermane, me dëshirë do t’ia kthenin shpinën vendit sërish dhe menjëherë. Instituti ka pyetur 180 kosovarë të kthyer nga Gjermania mbi perspektivën e tyre në Kosovë. Ata kanë përmendur shkaqet ekonomike si arsyen kryesore për ikje të sërishme nga Kosova. Njëri nga autorët e studimit, Thomas Herzfeld, ka treguar se shumë refugjatë para disa viteve si të thuash janë përshëndetur me atdheun e tyre. Nëntë prej dhjetë respondentëve thanë se e kanë braktisur vendin e tyre me qëllim që të mos kthehen kurrë më. Tani janë kthyer, por janë të thyer shpirtërisht dhe duan të largohen përsëri.

E tepërt të pyesim këtu se kush është fajtor për ikjen e kosovarëve nga vendi i tyre.

Në vitet ’70 njerëzit iknin për arsye ekonomike, por ëndërronin të ktheheshin në Kosovë, një ditë. Në vitet ’80 njerëzit iknin nga represioni i regjimit jugosllav dhe nga bota e jashtme angazhoheshin për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, sepse ëndërronin të ktheheshin. Në vitet ’90 njerëzit mërgonin për t’i shpëtuar terrorit të Beogradit dhe nga Perëndimi organizuan e financuan sistemin paralel parashtetëror, luftën, ndërtimin e mijëra shtëpive pas luftës. Jo pak prej tyre u kthyen vullnetarisht. Vetëm nga Zvicra pas vitit 1999 u kthyen rreth 50 mijë refugjatë në Kosovë. Në vitin 2017 ata që kanë ikur para dy-tri vitesh dhe janë kthyer në Kosovë thonë se duan të largohen sërish, sepse vendin e kanë braktisur për të mos u kthyer më. Një trend frikësues.

Ndërsa mjerimi bërtet, ustallarët politikë blejnë e shesin «numra», sajojnë intriga, kurdisin tenderë, marrin ryshfet, sulmohen gazetarë, gëlojnë shpifje – dhe kështu Kosova drejtpeshon mes humnerës dhe shpresës se «një ditë» do të bëhet mirë. Kjo pritje është tipike për popujt që besojnë në kësmet, në atë që «është e shkruar». Kultura e kësmetit është fatale. Që të bëhet mirë nuk duhet kësmet, por kurajë.

Next Post
Kompromis politik për tejkalimin e krizës

Kompromis politik për tejkalimin e krizës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

February 5, 2026
Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

February 5, 2026
Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

February 5, 2026
Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

February 5, 2026
Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

February 5, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

February 5, 2026
U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

February 5, 2026
Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

February 5, 2026
Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

February 5, 2026
Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In