• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kur merret në pyetje presidenti amerikan: Zoti Trump, a jeni njeriu i Putinit?!

by Java News
01/05/2018 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump e quajti “të turpshëm” faktin që një listë me pyetje që dëshiron t’i bëjë atij prokurori i posaçëm, i cili po heton rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, ka rrjedhur në media.

Gazeta New York Times publikoi mbrëmë vonë rreth 60 pyetje që iu dorëzuan avokatëve të zotit Trump, ku kërkohet të dihet rreth motiveve të presidentit për shkarkimin e drejtorit të FBI-së James Comey majin e kaluar dhe për kontaktet midis zyrtarëve të fushatës Trump dhe rusëve.

“Është e turpshme që pyetjet në lidhje me këtë gjueti shtrigash rrjedhin në media”, shkruante Presidenti Trump sot në mëngjes në Twitter. Nuk ka bashkëpunim të fshehtë me rusët, ky është një krim i sajuar dhe i paqenë. Është një hetim që fillon me rrjedhjen e paligjshme të një informacioni të klasifikuar,” shkruan Presidenti Trump.

Presidenti Trump në mënyrë të përsëritur e ka quajtur hetimin e prokurorit të posaçëm Robert Mueller një “gjueti shtrigash” dhe këmbëngul se nuk ka patur asnjë bashkëpunim të fshehtë midis fushatës së tij dhe Rusisë. Ai gjithashtu ka akuzuar drejtorin e shkarkuar të FBI-së James Comey për rrjedhje të informacionit të klasifikuar. Zoti Mueller u caktua nga zëvendës prokurori i Përgjithshëm për të mbikëqyrur hetimin pas shkarkimit të zotit Comey nga Presidenti në maj 2017.

Edhe pse ekipi i zotit Mueller u ka deklaruar avokatëve të zotit Trump se Presidenti nuk shihet si objek i hetimit, hetuesit janë të interesuar të dinë nëse veprimet e presidentit përbëjnë pengim të drejtësisë, prandaj synojnë ta intervistojnë atë për disa episode gjatë presidencës së tij.

Shumë nga pyetjet e zbuluara nga gazeta Nju Jork Tajms mbi çështjen e pengimit të drejtësisë, kanë të bëjnë me reagimin e Presidentit lidhur me faktin që Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions vendosi të heqë dorë nga mbikqyrja e hetimit për Rusinë, vendim i cili u kritikua me zemërim nga zoti Trump.

Pyetjet gjithashtu lidhen me ndërhyrjen ruse dhe nëse fushata e zotit Trump ka koordinuar disa veprime të saj me Kremlinin. Në njërën prej pyetjeve, sipas gazetës, zoti Mueller kërkon të dijë se çfarë informacioni kishte zoti Trump mbi përpjekjet e stafit, duke përfshirë ish kryetarin e fushatës Paul Manafort, për t’u lidhur me Moskën.

Prokurori i posaçëm Mueller ka ngritur disa akuza kundër zotit Manafort, por asnjëra nuk lidhet me shkelje që kanë të bëjnë me ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

Pyetjet kanë të bëjnë edhe me bizneset e zotit Trump si dhe me bisedat e tij me avokatin personal, Michael Cohen, për një marrëveshje të mundshme për çështje pronash në Moskë.

Një tjetër pyetje kërkon të dijë se çfarë diskutimesh mund të jenë bërë për “ndonjë takim të mundshëm me Presidentin rus Vladimir Putin”.

Pyetje të tjera, sipas gazetës lidhen me atë se farë dijenije mund të ketë patur presidenti rreth një përpjekjeje të mundshme të dhëndrit të tij, Jared Kushner, për të hapur një kanal të fshehtë komunikimi me Rusinë përpara inaugurimit të Presidentit Trump.

Pyetjet kanë të bëjnë edhe me ish-këshilltarin e zotit Trump, Michael Flynn, i cili ka pranuar fajin se ka gënjyer FBI-në rreth bisedave të tij me ambasadorin rus Sergej Kislyak mbi sanksionet kundër Rusisë gjatë tranzicionit të presidencës.(VOA)

a.ç

Next Post
Bar Rafaeli, zgjidhet si imazhi i Giro D’Italia

Bar Rafaeli, zgjidhet si imazhi i Giro D’Italia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

May 10, 2026
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

May 10, 2026
“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

May 10, 2026
Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

May 10, 2026
“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

May 10, 2026
Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

May 10, 2026
Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

May 10, 2026

Ambasadori Gonzato është caktuar “armik në dispozicion” të Berishës

May 10, 2026
Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

May 10, 2026
‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In